Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Afera e radhës miliona euroshe e Veliajt/ Tenderi për godinën që nuk u ndërtua kurrë

reda ktor by reda ktor
March 13, 2025
in Aktualitet, Lajmet
0
Afera e radhës miliona euroshe e Veliajt/ Tenderi për godinën që nuk u ndërtua kurrë
Share on FacebookShare on Twitter

Një tjetër kallëzim penal për shpërdorim detyre, korrupsion dhe shkelje të barazisë në tendera është depozituar kundër kryebashkiakut Erion Veliaj në SPAK.

Po ashtu në këtë kallëzim, të depozituar nga aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu përfshihet edhe ish-drejtoresha e Rezidencës Studentore, Anila Shehu. Bëhet fjalë për një aferë me fondet e rindërtimit në “Qytet Studenti”.

Në vitin 2019, Veliaj i dërgoi Këshillit Bashkiak të Tiranës kërkesën për miratim për shembjen e godinës Nr.19. Në vitin 2021 sipas të dhënave nga platforma “Open Data Albania”, Bashkia Tiranë kryen një procedurë me prokurim direkt, me objekt rindërtimi i godinës Nr.19. Kompania fituese e tenderit me vlerë mbi 3 milionë euro u shpall R&T sh.p.k.

 

 

 

Kjo kompani, sipas procedurave, duhet të përfundonte ndërtimin e godinës së re brenda 13 muajve kalendarikë.

Por çfarë ka ndodhur?
Punimet që duhet të kishin përfunduar në vitin 2023, nuk nisën asnjëherë. Në territorin ku gjendej godina nr.19 sot ka vetëm inerte dhe shkurre.

CNA ka mundur të sigurojë pamje që tregojnë gjendjen në territorin ku dikur gjendjej godina nr. 19.

Punimet nuk u kryen, edhe pse në vitin 2023, Bashkia e Tiranës ka kryer një pagesë në vlerën e rreth 44 milionë lekëve të vjetra. Pagesa u krye për llogari të kompanisë, në kohën kur pretendohej të kishte përfunduar ndërtimi i godinës së re.

Bashkia Tiranë në procedurat e këtij tenderi përfaqësohej nga nënkryetari i Bashkisë në atë kohë, Arbjan Mazniku dhe ish-Drejtori i përfshirë në çështjen 5D në Bashkinë e Tiranës, Taulant Tusha.

Bashkia Tiranë nuk iu ka dhënë asnjë përgjigje aktivistëve, të cilët janë interesuar për informacion pranë këtij institucioni se pse punimet që duhet të përfundonin në vitin 2023, nuk nisën kurrë.

Nisur nga mënyra e kryerjes së tenderit, paratë që shkuan për llogari të kompanisë pa u kryer asnjë punim, të çojnë në dyshimin se bëhet fjalë për një aferë korruptive të ideuar dhe iniciuar nga Erion Veliaj.

Përsa i përket rolit të ish-drejtoreshës Anila Shehu në këtë aferë ka dyshime se është përfshirë në tjetërsim të truallit dhe të hapësirës ku pretendohej të ndërtohej godina 19 në “Qytetin Studenti”.

Rasti ngjason me megaaferën e inceneratorit të Tiranës, me autor kryesor Erion Veliajn, për të cilën janë dhënë qindra milioan euro nga taksat e qytetarëve për një djegës që nuk u ndërtua kurrë.

Në këto kushte aktivistët i janë drejtuar Prokurorisë së Posaçme për të çuar para drejtësisë përgjegjësit e aferës që lidhet me rindërtimin e godinës nr. 19 në “Qytet Studenti”./CNA

Tags: 5DAndrea BreguAnila ShehuArbjan MaznikuAurel KujtimiErion VeliajGodina 19Qyteti StudentiR&TRenis TërshanaSPAKTaulant Tusha

Related Posts

Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave
Denoncime

Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave

Një grup infermierësh që kanë përfunduar studimet e nivelit master shkencor në muajin Gusht në Fakultetin e Shkencave Mjekësore...

by reda ktor
March 19, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit

Bota ka hyrë në javën e tretë të luftës në Lindjen e Mesme ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

by reda ktor
March 18, 2026
Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative
Aktualitet

Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë, çmimi i naftës ka vazhduar rritjen e cila është...

by reda ktor
March 17, 2026
Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë
Aktualitet

Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë

Artikull nga "Studentët Denoncojnë"   Çfarë përfaqëson Qyteti Studenti? Ndërtimi i Qytetit Studenti i ka fillesat që në fund...

by reda ktor
March 16, 2026
Next Post
Sondazhi i portalit Studentët Denoncojnë në Instagram; Berisha fiton sondazhin e të rinjve përballë Ramës

Sondazhi i portalit Studentët Denoncojnë në Instagram; Berisha fiton sondazhin e të rinjve përballë Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al