Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Plarent Ndreca koka e turkut e Rama vs Veliaj, roli i tij në vjedhjen e të ardhurave publike në Qytetin Studenti

reda ktor by reda ktor
October 24, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Plarent Ndreca koka e turkut e Rama vs Veliaj, roli i tij në vjedhjen e të ardhurave publike në Qytetin Studenti
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Prokuroria e Posatçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjykim çështjen e Plarent Ndrecës që akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera” në kohën që ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderat e zhvilluara për rindërtimin e katër komisariateve, atë të Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe numër 4 në Tiranë.

 

Kallëzimi kundër Plarent Ndrecës është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ku sipas KLSH gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera, gjithashtu ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.

 

Në fakt gjatë këtyre viteve Plarent Ndreca nuk ka qenë vetëm Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme por edhe kryetar i bordit të institucionit nën varësi të Erion Veliaj, Rezidenca Studentore Universitare nr.1 ku drejtoreshë është Anila Shehu e akuzuar për vjedhjen dhe shpërdorimin e fondeve publike. Bordi në të cilin Plarent Ndreca është kryetar në Qytetin Studenti sipas përcaktimeve ligjore ka detyrimin për monitorimin e shpenzimeve dhe ndërhyrjen në rast të keqpërdorimit të buxhetit të RSU nr.1.

 

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se bordi i Rezidencës Studentore Universitare nr.1 në duart e Plarent Ndrecës, ka hartuar bilancet me “12 milionë Euro humbje”, ndërsa KLSH dhe auditetet e Bashkisë dhe të Ministrisë së Financave, kanë zbuluar 33 milionë Euro vjedhje me tendera e amortizime materiale. Mes tyre, vjedhjen e 7.2 milionë Euro në vit nga akomodimi studentëve dhe kontratat e qirave me privatët.

 

Prej 11 vitesh, Plarent Ndreca vazhdon drejton bordin e “Qytetit Studenti” periudhë gjatë të cilës, bashkë me drejtoreshën Anila Shehu kanë krijuar një gropë të zezë vjedhjesh me tenderë, kontrata qeraje gjoja me humbje, ku në fakt dihet tashmë edhe sipas akuzave në Prokurorinë e Tiranës rezulton se ka një vjedhje të madhe të fondeve publike.

 

Plarent Ndreca është prej vitesh një nga personat më të afërm dhe avokat i Erion Veliajt ku ky i fundit e ka vënë në krye të qarkut Lezhë me Partinë G99 kur Veliaj e drejtonte këtë forcë politike si krijesë e Lëvizjes MJAFT.

 

Nëse do të kishte realisht një drejtësi të pavarur nga pushteti Plarent Ndreca do të hetohej edhe për vjedhjet e kryera në Qytetin Studenti ku deri më tani përllogariten të jenë në shifrën e dhjetëra miliona eurove.

Tags: Anila ShehuErion VeliajPlarent NdrecaRezidenca Studentore Universitare nr.1

Related Posts

Zjarr tek kompleksi “Kadiu” në Ali Dem, flakët përfshijnë një nga pallatet
Aktualitet

Zjarr tek kompleksi “Kadiu” në Ali Dem, flakët përfshijnë një nga pallatet

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në kompleksin "Kadiu" në zonën e Ali Demit në Tiranë,...

by reda ktor
May 25, 2026
Fëmijët në shënjestër të indoktrinimit në paradën e dyshimtë LGBTQ, Zv. Kryeministrja Koçiu thyen neutralitetin politik
Aktualitet

Fëmijët në shënjestër të indoktrinimit në paradën e dyshimtë LGBTQ, Zv. Kryeministrja Koçiu thyen neutralitetin politik

Ditën e sotme, Tirana ka qenë dëshmitare e një ngjarjeje të cilën organizatorët e paraqitën si “Marshimin e Krenarisë...

by reda ktor
May 23, 2026
Altin Goxhaj shpall kandidaturën dhe sulmon ashpër Dhomën e Avokatisë: Turp shumëvjeçar!
Aktualitet

Altin Goxhaj shpall kandidaturën dhe sulmon ashpër Dhomën e Avokatisë: Turp shumëvjeçar!

Avokati Altin Goxhaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për në strukturat e Dhomës së Avokatisë, duke e shoqëruar...

by reda ktor
May 21, 2026
SPAK thërret dy aktivistët për kallëzimin ndaj Veliajt dhe ish-drejtoreshës së QS për Godinën 19
Aktualitet

SPAK thërret dy aktivistët për kallëzimin ndaj Veliajt dhe ish-drejtoreshës së QS për Godinën 19

Më 5 mars 2025, aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu depozituan një kallëzim penal në SPAK kundër kryetarit të...

by reda ktor
May 21, 2026
Next Post
Kriteret e pranimit në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2025-2026

Kriteret e pranimit në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2025-2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al