Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Amerika vendos/ Qarku kryesor në Xhorxhia numëron votat e hershme, rezultatet priten nga momenti në moment

reda ktor by reda ktor
November 5, 2024
in Aktualitet, Bota, Lajmet
0
Amerika vendos/ Qarku kryesor në Xhorxhia numëron votat e hershme, rezultatet priten nga momenti në moment
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga qarqet etnikisht më të larmishme në pjesën jugperëndimore të Shteteve të Bashkuara do të jetë mes atyre që do të njoftojnë të parat rezultatet paraprake në zgjedhjet kombëtare mbrëmjen e së martës. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman, njofton nga qyteti Lawrenceville i Xhorxhias lidhur me numërimin e votave në qarkun Gwinnett pranë kryeqytetit Atlanta.

Në qarkun Gwinnett të Xhorxhias ka filluar procesi i numërimit të votave me postë dhe atyre të hershme. Rezultatet do të publikohen në momentin e mbylljes së qendrave të votimit në 7 të mbrëmjes.

Mbikëqyrësi i zgjedhjeve për qarkun, Zach Manifold, i tha Zërit të Amerikës se rreth 70% e totalit të votave të numëruara do të njoftohen në orët e para pas mbylljes së qendrave të votimit.

“Pas kësaj fillon pritja e gjatë. Të dhënat e para mbërrijnë rreth orës 20:30, në varësi të radhës së votuesve. Kemi 156 qendra votimi që duhet të njoftojnë rezultatet. Qendra e fundit i njofton rezultatet mes orës 23:30 dhe mesnatës.”

Qarku Gwinnett njihet për popullsinë e larmishme, pasi asnjë grup etnik nuk përbën më shumë se një të tretën e banorëve.

“Kemi një larmi të madhe të popullsisë hispanike, aziatike dhe zezake. Kjo larmi përfaqëson Amerikën, prandaj ka interes të lartë rezultati i zgjedhjeve në këtë qark sepse i ngjason Amerikës moderne.” – thotë Zach Manifold, mbikëqyrës i zgjedhjeve të qarkut Gwinnett.

Mbështetja e fortë për demokratin Joe Biden në këtë qark katër vjet më parë e ndihmoi atë të fitonte në Xhorxhia.

Që nga viti 1980 deri në vitin 2012, qarku Gwinnett ka votuar për republikanët por i dha një mbështetje pak më të madhe demokrates Hillary Clinton në vitin 2016. Kandidati Trump fitoi në shtetin Xhorxhia atë vit, çka ishte çelësi i fitores së zgjedhjeve presidenciale.

Tags: Zgjedhjet 2024 - Amerikë

Related Posts

Zjarr tek kompleksi “Kadiu” në Ali Dem, flakët përfshijnë një nga pallatet
Aktualitet

Zjarr tek kompleksi “Kadiu” në Ali Dem, flakët përfshijnë një nga pallatet

Një zjarr i madh ka rënë mbrëmjen e sotme në kompleksin "Kadiu" në zonën e Ali Demit në Tiranë,...

by reda ktor
May 25, 2026
Fëmijët në shënjestër të indoktrinimit në paradën e dyshimtë LGBTQ, Zv. Kryeministrja Koçiu thyen neutralitetin politik
Aktualitet

Fëmijët në shënjestër të indoktrinimit në paradën e dyshimtë LGBTQ, Zv. Kryeministrja Koçiu thyen neutralitetin politik

Ditën e sotme, Tirana ka qenë dëshmitare e një ngjarjeje të cilën organizatorët e paraqitën si “Marshimin e Krenarisë...

by reda ktor
May 25, 2026
Altin Goxhaj shpall kandidaturën dhe sulmon ashpër Dhomën e Avokatisë: Turp shumëvjeçar!
Aktualitet

Altin Goxhaj shpall kandidaturën dhe sulmon ashpër Dhomën e Avokatisë: Turp shumëvjeçar!

Avokati Altin Goxhaj ka shpallur zyrtarisht kandidaturën e tij për në strukturat e Dhomës së Avokatisë, duke e shoqëruar...

by reda ktor
May 21, 2026
SPAK thërret dy aktivistët për kallëzimin ndaj Veliajt dhe ish-drejtoreshës së QS për Godinën 19
Aktualitet

SPAK thërret dy aktivistët për kallëzimin ndaj Veliajt dhe ish-drejtoreshës së QS për Godinën 19

Më 5 mars 2025, aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu depozituan një kallëzim penal në SPAK kundër kryetarit të...

by reda ktor
May 21, 2026
Next Post
Donald Trump fiton në Indiana, Kentucky, West Virginia, Kamala Harris fiton në Vermont. Nis numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Donald Trump fiton në Indiana, Kentucky, West Virginia, Kamala Harris fiton në Vermont. Nis numërimi i votave për zgjedhjet presidenciale në Amerikë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al