Aktivisti i Kauzave Studentore Aurel Kujtimi në një dalje të tij nga Qyteti Studenti ka denoncuar një nga aferat kryesore korruptive të vjedhjes së fondeve publike me investimet fantazëm në Qytetin Studenti. Aktivisti Kujtimi ka shpjeguar se godina 19 nuk ekziston pavarësisht zhvillimit të proceduarave nga Bashkia Tiranë dhe Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.
Në 5 Dhjetor të 2019 Këshilli Bashkiak i Tiranës ka miratuar vendimin me nr. 134 për shembjen e godinës nr. 19 për shkak të pasojave nga tërmeti i 26 Nëntorit të 2019. Dokumenti që mban firmën e Kryetarit të asaj kohe të Këshillit Bashkiak Toni Gogu vërteton faktin e shembjes së godinës nr. 19 në bashkëpunim me institucionet e pushtetit qendror dhe atyre që janë nën varësi nga Bashkia Tiranë.
Në vitin 2021, dy vite më vonë hapet proçedura me tenderim nga Bashkia Tiranë e drejtuar nga Veliaj ku tenderi për rindërtimin e godinës nr. 19 është marrë nga kompania R & T e Renis Tërshana me vlerën e 3 milionë eurove ose 3.04 miliardë lekë dhe fond limit 3.08 miliardë lekë. Renis Tërshana nga ana tjetër është aksioner dhe administrator i një sërë kompanish dhe Bankës Credins, kjo e fundit në momentin e themelimit aksioneri Renis Tërshana kishte 8 përqind të aksioneve dhe aktualisht ka mbi 12 përqind të aksioneve.
Godina nr. 19 sipas lidhjes së kontratës duhej të kishte përfunduar në muajin Dhjetor të 2022 por pas këtyre veprimeve qëllimi është për të privatizuar pronën publike nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj që siç duket kërkon t’ja japë privatit për të vazhduar vjedhjen e pronës publike në Qytetin Studeti.
Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu në muajin Qershor të këtij viti kanë bërë kallëzimin e rradhës në SPAK kundër Erion Veliajt dhe Drejtoreshës Anila Shehut për godinën nr. 19 dhe 11-12, kallëzim që nuk u morr parasysh duke u kthyer në Prokurorinë e Rrethit Tiranë për mos-kompetencë ku çështja aktualisht është në dorën e prokurores Esmeralda Keshi.
Denoncimi i plotë nga Aktivisti Aurel Kujtimi;
“DJE NË QYTETIN STUDENTI PËR GODINËN 19 QË NUK EKZISTON, JANË HEDHUR LEKËT, ËSHTË BËRË TENDERI POR SI INCENERATORI I TIRANËS, GODINA NUK EKZSTON
Kjo pamja është bërë me dron dje për mos-ekzistencën e Godinës 19 në Qytetin Studenti ku proçedurat janë zhvilluar që në vitin 2020 pas tërmetit të Nëntorit të 2019. Godina është shembur me vendim të Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Kryetarit të Bashkisë Erion Veliaj.
Tenderi është dhënë që në vitin 2021 dhe godina duhej të përfundonte me kohë, mesa duket plani është tjetër nga Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, ndërkohë lekët janë hedhur për Godinën 19 dhe kjo godinë si inceneratori i Tiranës nuk ekziston.
Kjo godinë është pjesë e kallëzimit penal që kam bërë me Andrea Bregun në muajin Qershor të këtij viti ku SPAK i kaloi për mos-kompetencë çështjen Prokurorisë së Tiranës.
Unë do të vazhdoj të denoncoj aferat korruptive dhe vjedhjen e fondeve në Qytetin Studenti.”