Gjergji Semini është një nga doktorët më të mirë në ballkan për fushën e urologjisë dhe andrologjisë. Me disa specializime kombëtare dhe ndërkombëtare në këto fusha dhe me disa publikime shkencore në këto fusha ai është një nga kirurgët më të mirë, një nga urologët dhe andrologët më të mirë në rajonin e ballkanit.
2011 deri më 2015 PhD në proçes doktorature i mbyllur me vlerësimin shkëlqyeshëm me temë në urologji dhe andrologji. Nga viti 2010 deri më sot është asistent mësimdhënie në Departamentin e Urologjisë në Universitetin e Mjekësisë në Janinë, Greqi me Studentët e vitit të katërt. Nga viti 2010 deri më sot kryhen mësimdhenie me studentët e mjekësisë që kryejnë praktikat e urologjisë në klinikën urologjike në Spitalin Universitar te Janinës në Greqi me studentët e vitit të pestë. Në vitin 2014 është trajnues studentësh përkatësisht në kurset mjekësore “ 2nd Surgical Suturing Workshop” organizuar nga HelMSIC në Universitetin Mjekësor në Janinë, Greqi. Në vitin 2015 është trajnues studentësh përkatësisht në kurset mjekësore “ 3nd Surgical Suturing Workshop” organizuar nga HelMSIC, Universiteti Mjekësor në Janinë, Greqi. Nga viti 2009 deri në vitin 2019 pedagog i ftuar në Universitetin “Eqrem Cabej” Gjirokastër në degën Infermieri e Përgjithshme. Nga viti 2011 deri në vitin 2012 është pedagog i ftuar në Universitetin e Tiranës në degën Infermieri e Përgjitheshme me sistemin part-time. Nga viti 2012 deri në 2013 është pedagog i ftuar në Universitetin e Vlorës “Ismail Qemali” në degën Infermieri e Përgjithshme në nivelin master. Në muajin Nëntor 2010 deri më sot punon në laboratorin e Urologjisë Molekulare dhe Gjenetikës së Riprodhimit Njerëzor në drejtimet kërkimore dhe Akademike të Universitetit të Janinës në degën mjekësi. Në vitin 2015 është vlerësuar shkëlqyeshëm në Doktoraturën (PhD). Nga viti 2010 deri në vitin 2014 është trajnuar në laboratorin e hematologjisë në njësinë biologjisë molekurare në teknikat e fushave të biokimisë, gjenetikës, biologjisë molekulare dhe matjen e rrjedhshmërisë qelizore.
Ka Studiuar fazat e ciklit të qelizave të kancerit të fshikëzës urinare dhe prostatës. Ka studiuar anefpleoeidias dhe DNAintex në kankeret urologjike. Ka studiuar matjen e rrjedhshmërisë qelizore, në kampione urine që merren me metodën e shpëlarjes së vezikes urinare, e cila është e ndjeshme me metodën e citologjisë. Është drejtues i seksionit shkencor urologjik në Kongresin Ndërkombëtar Multidisiplinar IMCA IV dhe anëtar i Bordit Shkencor të Kongresit të organizuar nga Spitali Amerikan.