Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Gentjan Progni IT-ja anti-sistem që sfidon realitetin në Shqipëri

reda ktor by reda ktor
March 30, 2024
in Marketing
0
Gentjan Progni IT-ja anti-sistem që sfidon realitetin në Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në Shqipëri janë të pakët njerëzit e lirë që me zërin e tyre denoncojnë skandalet dhe që thonë të vërtetat ashtu siç janë. Gentjan Progni është njëri prej tyre, prej vitesh tashmë Gentjani është me profesionin IT dhe është diplomuar për Inxhinieri Informatike në vitin 2019 dhe Inxhinieri Elektrike në vitin 2014. Gentjan Progni njihet gjërësisht për publikun jo vetëm si ekspert IT por edhe si denoncues i skandaleve qeveritare që ndodhin në Shqipëri për sa i përket teknologjisë.

 

Në vitin 2023 Gentjan Progni ka kallëzuar drejtoreshën e Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit Mirlinda Karçanaj dhe vetë institucionin në fjalë për rrjedhjen e të dhënave me databazën e patronazhistave ku qeveria ja faturoi këtë skandal të ashtuquajturve hakera iranianë.

 

Në muajin Shkurt të këtij viti Gentjan Progni ka bërë një kallëzim tjetër në SPAK ndaj AKSHI-t dhe drejtueses së institucionit Mirlinda Karçanaj pas zbulimit nga një drejtor rajonal i Microsoft, se nëpërmjet faqeve online të institucioneve shqiptare janë prodhuar kripto-valuta.

 

“Në Shqipëri nuk kemi akoma një ligj dhe nuk është e ligjshme. Në vende të tjera të botës është e ligjshme kripto-valuta dhe “mining”, kurse në Shqipëri akoma nuk është i ligjshëm prodhimi i kriptove dhe “mining” i kriptove. Çfarë ka ndodhur në këtë rast? Është përtej çdo imagjinate dhe skandali realisht sepse ne që në vitin 2013, komuniteti i IT në Shqipëri, ka pasur informacione që në institucionin e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit prodhohej kripto-valutë. Prodhohej kripto-valutë edhe me pajisje, pra me pajisje fizike të cilat janë vënë në punë në “data-center” të AKSHI-t dhe prodhohej kripto-valutë edhe në këtë që të huajt e kanë zbuluar.” – ka deklaruar Gentjan Progni në një intervistë në emisionin “Kafe Shqeto” në muajin shkurt.

 

Gjithashtu gjatë zgjedhjeve Gentjan Progni ka denoncuar manipulimin e votimit elektronik nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në zgjedhjet e zhvilluara përpara një viti ku sistemi i menaxhuar është sabotuar në shkelje të ligjit.

 

Gentjan Progni është gjithashtu administrator i platformës më të re “Transparenca” e cila është një platformë dixhitale që synon të rrisë transparencën dhe llogaridhënien në mediat e lajmeve duke monitoruar dhe raportuar për fshirjen e lajmeve nga mediat online.

 

Ky vend ka nevojë më shumë për njerëz si Gentjan Progni që me lirinë dhe guximin thonë të vërtetat siç janë edhe duke sfiduar realitetin pavarësisht presioneve dhe kërcënimeve.

Tags: Gent ProgniGentjan Progni

Related Posts

Doktor Gjergji Semini një nga më të mirët në ballkan për fushën e urologjisë dhe andrologjisë
Marketing

Doktor Gjergji Semini një nga më të mirët në ballkan për fushën e urologjisë dhe andrologjisë

Gjergji Semini është një nga doktorët më të mirë në ballkan për fushën e urologjisë dhe andrologjisë. Me disa...

by reda ktor
March 13, 2024
Next Post
Bie propaganda: Aktivisti demonton propagandën e Bashkisë Tiranë dhe Rezidencës Studentore

Bie propaganda: Aktivisti demonton propagandën e Bashkisë Tiranë dhe Rezidencës Studentore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al