Kanë kaluar më shumë se 24 orë që se Izraeli dhe Amerika bombarduan Iranin në kuadër të eleminimit të sistemit raketor balistik, materialeve të uraniumit të armëve bërthamore dhe ndryshimit të regjimit në Iran.
Që nga mëngjesi i 28 Shkurtit deri pas mesnate Irani është kundërpërgjigjur duke sulmuar qytete të Izraelit dhe bazat e SHBA në lindjen e mesme. Izraeli dhe SHBA kanë kryer bombardime në objekte të ndryshme ku mes tyre edhe ato të vendqëndrimeve të drejtuesve të Gardës Revolucionare dhe drejtuesve të lartë Iranianë, një ndër to edhe rezidenca e Ali Khamenei ku Lideri Suprem është vrarë së bashku me vajzën e tij, mbesën dhe dhëndrin.
Komanda Qëndrore e Ushtrisë Amerikane për Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Azinë Qëndrore ditën e sotme përmes një deklarate në rrjetin social ‘X’ ka konfirmuar vrasjen e tre ushtarëve Amerikanë dhe plagosjen e tetë të tjerëve si pjesë e operacionit “Furi Epike” (Epic Fury) pa dhënë detaje të mëtejshme mbi identitetin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur.







