Bota ka hyrë në javën e tretë të luftës në Lindjen e Mesme ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli vazhdojnë të bombardojnë Iranin, teksa në luftë ka hyrë edhe Rezistenca Islamike dhe gjithashtu me të edhe Hezbollahu nga Libani ku ka luftime të ashpra me ushtrinë izraelite janë duke u zhvilluar në territorin e Libanit.
Deri më sot dëmet njerëzore nga ana e Iranit kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës numërohen 13 ushtarë të vrarë dhe rreth 200 të plagosur të konfirmuara nga vetë Komanda Qëndrore e Ushtrisë Amerikane për Lindjen e Mesme, Afrikën Veriore dhe Azinë Qëndrore. Ndërsa kundrejt Izraelit nga ana e Hezbollahut numërohen 2 ushtarë të vrarë dhe 14 të plagosur deri më tani të konfirmuara nga vetë ushtria izraelite. Ndërsa pothuajse të gjitha bazat amerikane në rajon janë të sulmuar nga Irani dhe grupimet e Rezistencës Islamike duke shkaktuar dëme në sistemet mbrojtëse dhe ato të radarëve të zbulimit dhe të lajmërimit të hershëm të raketave dhe dronëve.
Në aspektin ekonomik bota prej ditësh ndodhet në një situatë delikate ku ka rritje të çmimeve të naftës dhe nënprodukteve hidrokarbure por edhe të plehrave kimikë ku në prespektivë, në rast të zgjatjes së luftës do të shkaktojë rritje edhe të çmimeve të produkteve ushqimore për shkak të lëndës së parë.
Administrata e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump në të njëjtën kohë është duke u përballur me një presion në rritje në bazën e Partisë Republikane ku tanimë për herë të parë që prej nisjes së luftës, një nga figurat kyçe në administratën e presidentit Trump, Joseph Kent ka paraqitur dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Qendrës Kombëtare kundër Terrorizmit.
Në letrën drejtuar presidentit Trump, Joseph Kent i është drejtuar presidentit Trump duke theksuar se SHBA nisën luftën me Iranin për shkak të presionit nga Izraeli dhe lobit të tij Amerikano-Izraelit. Joseph Kent i është drejtuar presidentit Trump me faktin se gjatë administratës së tij të parë presidenti Trump ndoqi një linjë të rregullte kundër luftërave dhe se Irani nuk paraqiste një rrezik të menjëhershëm për SHBA-të, duke i kërkuar të reflektojë mbi vendimin dhe për t’u tërhequr nga lufta me Iranin pasi sipas Kent, koha për veprime të guximshme është tani.
Letra e plotë
Pas shumë reflektimi, kam vendosur të jap dorëheqjen nga pozicioni im si Drejtor i Qendrës Kombëtare Kundër Terrorizmit, me efekt të menjëhershëm që sot.
Nuk mundem, në ndërgjegje të pastër, të mbështes luftën në vazhdim në Iran. Irani nuk paraqiste asnjë kërcënim të menjëhershëm për kombin tonë, dhe është e qartë se ne e nisëm këtë luftë për shkak të presionit nga Izraeli dhe lobit të tij të fuqishëm amerikan.
Unë mbështes vlerat dhe politikat e jashtme për të cilat ju keni bërë fushatë në vitet 2016, 2020 dhe 2024, të cilat i zbatuat në mandatin tuaj të parë. Deri në qershor të vitit 2025, ju e kuptonit se luftërat në Lindjen e Mesme ishin një kurth që i kushtoi Amerikës jetët e çmuara të patriotëve tanë dhe shteroi pasurinë dhe mirëqenien e kombit tonë.
Në administratën tuaj të parë, ju e kuptuat më mirë se çdo president modern se si të përdorni me vendosmëri fuqinë ushtarake pa u përfshirë në luftëra të pafundme. Këtë e dëshmuat duke vrarë Qasem Soleimanin dhe duke mposhtur ISIS-in.
Në fillim të kësaj administrate, zyrtarë të lartë izraelitë dhe anëtarë me ndikim të mediave amerikane zhvilluan një fushatë dezinformimi që minoi plotësisht platformën tuaj ‘America First’ dhe mbolli ndjenja pro-luftës për të nxitur një konflikt me Iranin. Kjo “dhomë jehone” u përdor për t’ju mashtruar që të besonit se Irani paraqiste një kërcënim të menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara dhe se duhet të godisnit menjëherë, pasi ekzistonte një rrugë e qartë drejt një fitoreje të shpejtë. Kjo ishte një gënjeshtër dhe e njëjta taktikë që izraelitët përdorën për të na tërhequr në luftën katastrofike në Irak, e cila i kushtoi vendit tonë jetën e mijëra burrave dhe grave tona më të mira. Nuk mund ta bëjmë më këtë gabim.
Si një veteran që jam dërguar në mision luftarak 11 herë dhe si bashkëshort i një familjeje “Gold Star” që humbi bashkëshorten time të dashur Shannon në një luftë të nxitur nga Izraeli, nuk mund të mbështes dërgimin e brezit të ardhshëm për të luftuar dhe vdekur në një luftë që nuk i sjell asnjë përfitim popullit amerikan dhe nuk justifikon koston e jetëve amerikane.
Lutem që të reflektoni mbi atë që po bëjmë në Iran dhe për kë po e bëjmë. Koha për veprim të guximshëm është tani. Ju mund të ndryshoni drejtimin dhe të përcaktoni një rrugë të re për kombin tonë, ose mund të lejoni që të rrëshqasim më tej drejt rënies dhe kaosit. Ju i keni letrat në dorë.
Ka qenë një nder të shërbej në administratën tuaj dhe t’i shërbej kombit tonë të madh.
(Me respekt)
Joseph Kent
Drejtor, Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit


After much reflection, I have decided to resign from my position as Director of the National Counterterrorism Center, effective today.
I cannot in good conscience support the ongoing war in Iran. Iran posed no imminent threat to our nation, and it is clear that we started this… pic.twitter.com/prtu86DpEr
— Joe Kent (@joekent16jan19) March 17, 2026





