Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Prokurorja Anita Jella përballë një prove publike: A do të zbardhë aferën e “Godinës 19” në Qytetin Studenti?

reda ktor by reda ktor
July 7, 2025
in Aktualitet, Lajmet
0
Prokurorja Anita Jella përballë një prove publike: A do të zbardhë aferën e “Godinës 19” në Qytetin Studenti?
Share on FacebookShare on Twitter

Një nga aferat korruptive më të mëdha që është në dosjet e SPAK është ajo e “Godinës 19” në Qytetin Studenti ku aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë depozituar një kallëzim penal në SPAK në muajin Mars të këtij viti edhe me prova shtesë që përfshijnë fuksionarë të lartë të Partisë Socialiste dhe të qeverisë së kryeministrit Edi Rama.

 

Si filloi afera korruptive e “Godinës 19” në Qytetin Studenti?

 

Në muajin Dhjetor të 2019 “si pasojë e tërmetit të 26 Nëntorit” Bashkia Tiranë kategorizoi një sërë godinash në Qytetin Studenti “si të pabanuara” dhe një nga këto është “Godina 19” ku në këtë godinë kanë qenë të akomoduar banorë të viteve të kaluara ku këta të fundit kundërshtuan shembjen e godinës dhe nxjerrjen me forcë jashtë godinës madje banorët kanë pretenduar se kanë bërë një akt ekspertimi të pavarur që e nxirrte godinën “të banueshme”.

Me propozim të Erion Veliajt, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi shembjen e “Godinës 19” në muajin Dhjetor të 2019 ku kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës asaj kohe ka qenë Toni Gogu që aktualisht në këtë legjistlaturë është deputet i Kuvendit.

 

Si u thellua skandali?

Në vitin 2021 një proçedurë me tenderim hapet nga Bashkia Tiranë ku Erion Veliaj ja ka deleguar negocimin dhe marrjen me proçedurat në këtë tender Arbjan Maznikut që asaj kohe ishte Nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe tanimë është Ministër për Pushtetin Vendor në qeverinë e Edi Ramës.

Tenderi u “fitua” nga kompania R&T me pronar dhe administrator Renis Tërshanën që është një nga aksionerët kryesorë të Bankës Credins.

Në proçedurë morrën pjesë kompani që kanë ofruar 0 lekë por ky është një investigim më vete që po bëhet nga aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu me një skandal tjetër që pritet të plasë shumë shpejt.

 

Godina fantazëm si Inceneratori fantazëm që nuk ekziston!

 

Sipas afateve në tenderin përkatës “Godina 19” duhet të përfundonte nga rindërtimi i plotë brenda një afati kalendarik 13 mujor brenda vitit 2022 dhe Bashkia Tiranë ka dhënë tender gjithashtu për mbikëqyrjen e punimeve që nuk kanë filluar kurrë që nga dita e nënshkrimit të kontratës që mban firmën e Arbjan Maznikut. Aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë bërë verifikimet në terren duke pasur parasysh kontratën e nënshkruar që parashikonte rindërtimin e “Godinës 19” në truallin ekzistues të godinës së shembur që në muajin Dhjetor të 2019 dhe trualli ekzistues është shëndruar në një parking privat makinash. Aktivistët Kujtimi dhe Bregu kanë gjithashtu dyshime për një tjetërsim trualli ku sipas dyshimeve këtu mund të jetë përfshirë edhe ish-Drejtoresha e RSU nr.1 Anila Shehu por këto dyshime do mund të vërtetohen nga hetimet.

 

 

Prokurorja e SPAK Anita Jella ka në dorë të vendosë standarte!

 

Sipas korrespondencës me numër protokolli 13297 të datës 17.04.2025 së SPAK me aktivistët Kujtimi dhe Bregu rezulton se SPAK e ka marrë për shqyrtim këtë kallëzim të aktivitëve të depozituar në muajin Mars të këtij viti dhe prokurore rezulton të jetë Anita Jella që në fakt ka në dorë fatin e kësaj çështeje ku aktivistët kanë depozituar edhe prova shtesë për Prokurorinë e Posatçme.

Kjo aferë ka të bëjë me skemën e përfshirjes së zyrtarëve të lartë dhe drejtuesve më të lartë politikë të Partisë Socialiste ku hetimet do të çonin në prova të reja dhe këto më pas do të mjaftonin për të marrë të gjithë funksionarët si të pandehur në lidhje me këtë aferë korruptive në Qytetin Studenti.

Tags: Andrea BreguAnila ShehuAnita JellaArbjan MaznikuAurel KujtimiBashkia TiranëErion VeliajGodina 19Qyteti StudentiSPAK

Related Posts

Rama shfrytëzon luftën në Lindjen e Mesme për të rritur çmimet ndaj shqiptarëve
Lajmet

Rama shfrytëzon luftën në Lindjen e Mesme për të rritur çmimet ndaj shqiptarëve

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka thërritur mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, një takim që ka zgjatur...

by reda ktor
March 3, 2026
Rama shkarkon nga detyra Ilir Prodën duke e zëvendësuar me Sokol Bizhgën, shkarkohet edhe drejtori i policisë së Tiranës Elton Alushi
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Ilir Prodën duke e zëvendësuar me Sokol Bizhgën, shkarkohet edhe drejtori i policisë së Tiranës Elton Alushi

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Ilir Prodën si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së...

by reda ktor
March 1, 2026
SPAK pyet ish-bashkëshortin e Belinda Ballukut, gazetarin Sokol Balla
Lajmet

SPAK pyet ish-bashkëshortin e Belinda Ballukut, gazetarin Sokol Balla

Gazetari dhe Drejtori i Përgjithshëm i “ABC News”, Sokol Balla, është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë...

by reda ktor
February 23, 2026
Mbledhja për Belinda Ballukun në Kuvend/ SPAK: ‘Disa të fortë’ kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të saj
Lajmet

Mbledhja për Belinda Ballukun në Kuvend/ SPAK: ‘Disa të fortë’ kanë kërcënuar dëshmitarët në emër të saj

Shqyrtimi i i kërkesës për arrestimin e Belinda Ballukut, u mbajt ditën e sotme në mbledhjen e Komisionit të...

by reda ktor
February 23, 2026
Next Post
Celibashi i KQZ-së, tre tendera pa garë klientit të “Rilindjes” Renis Tërshana

Celibashi i KQZ-së, tre tendera pa garë klientit të “Rilindjes” Renis Tërshana

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al