Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

QSUT si Aushtvitzi, mjekët mashtronin pacientët për përfitime monetare, i drejtonin për kurim në klinika private

reda ktor by reda ktor
June 26, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
QSUT si Aushtvitzi, mjekët mashtronin pacientët për përfitime monetare, i drejtonin për kurim në klinika private
Share on FacebookShare on Twitter

Qendra Spitalore Universitare e Tiranës është kthyer si kampi i përqendrimit në Aushtvitz ku pacientët torturohen dhe vetëm shërbim nuk marrin. Mjekët shfrytëzojnë pozicionin e tyre për të pasur përfitime monetare me klinikat private dhe betimi i hipokratit është hedhur në koshin e plehrave. Teksa ‘drejtësia e re’ bën gjoja sikur funksionon duke mos vënë realisht përpara përgjegjësisë ligjore personat e përfshirë direkt në këto vepra kriminale.

 

Janë 7 masa sigurie ‘arrest shtëpie’ dhe ‘detyrim paraqitje’ që gjykata ka caktuar për disa nga mjekët e spitalit shtetëror ‘Nënë Tereza’, të cilët shfrytëzonin pacientët e sëmurë për arsye përfitimi monetar.

 

Mes mjekëve janë ‘Zëvendës drejtoresha e QSUT-së Brikena Qirjazi e ngarkuar me detyrë te shërbimi onkologjik’, e akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Edmond Gashi mjek i onkologjikut, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Emiljano Lala koordinator te ky spital, i akuzuar për ‘shpërdorim detyre’. Alketa Ymeri Pere mjeke e onkologjikut e akuzuar për shpërdorim detyre. Halil Gashi i akuzuar për ‘fshehje e të ardhurave’. Florian Marku administrator i ‘Flori Farma i akuzuar për ‘tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë’ dhe ‘ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë’. Doriola Kishta e akuzuar për ‘shpërdorim detyre’, por vendim i paekzekutuar pasi kjo shtetase nuk është në Shqipëri.

 

Të gjithë këta mjekë të punësuar në spitalin shtetëror, në bashkëpunim me njëri-tjetrin nuk u jepnin pacientëve shërbimin e duhur shëndetësor në spitalin Onkologjik, por i dërgonin ata në spitale private për të marrë shërbimin e kërkuar kundrejt pagesës.

 

Gjatë hetimeve të prokurorisë të bëra nëpërmjet përgjimeve telefonike, vëzhgimeve në terren apo edhe nëpërmjet blerjeve të stimuluara ka rezultuar se ilaçet e kimioterapisë që janë eksluzivitet i shtetit për t’u shitur, tregtoheshin në farmaci private pa pullë fiskale dhe me kod të prishur.

 

Aparatura e ‘Kobalto-Terapisë’ që përdoret për kurimin e sëmundjeve që lidhen me kancerin e lëkurës ishte instaluar në QSUT në kushte të papërshtatshme teknike, pasi mungonte bunkeri antiradioaktiv që përbënte një rrezik serioz për jetën e pacientëve ose mjekëve për shkak të rrezatimit të fortë të pajisjes.

 

Që prej vitit 2021 që kjo pajisje ndodhet në Shqipëri, jo vetëm që nuk është përdorur, por është instaluar në kushte kërcënues dhe të rrezikshme për jetën.

Tags: Brikena QirjaziEdmond GashiQSUT

Related Posts

Gent Progni, denoncuesi i parë i aferës AKSHI-t, thirret në SPAK
Aktualitet

Gent Progni, denoncuesi i parë i aferës AKSHI-t, thirret në SPAK

Eksperti i IT-së dhe programuesi Gent Progni, i cili ka denoncuar i pari dhe tashmë prej vitesh abuzimet me...

by reda ktor
May 18, 2026
6 vjet pa-drejtësi dhe mos-ndëshkim për Teatrin Kombëtar: Betoni mbi ligjin
Aktualitet

6 vjet pa-drejtësi dhe mos-ndëshkim për Teatrin Kombëtar: Betoni mbi ligjin

Më 17 maj 2020, në mes të pandemisë dhe pa asnjë urdhër gjykate, një operacion i koordinuar nga qeveria...

by reda ktor
May 17, 2026
Provokimi që fyen shqiptarët: Edi Rama barazon shqiptarët me terroristët talebanë
Lajmet

Provokimi që fyen shqiptarët: Edi Rama barazon shqiptarët me terroristët talebanë

Në konferencën “Lennart Meri” në Estoni më 15 maj, kryeministri Edi Rama e quajti popullin shqiptar “talebanët perëndimorë”, një...

by reda ktor
May 16, 2026
Afera korruptive “Diella”: Analiza e ekspertëve për “Diellën” dhe denoncimet e Gent Prognit
Aktualitet

Afera korruptive “Diella”: Analiza e ekspertëve për “Diellën” dhe denoncimet e Gent Prognit

Një ekspert i huaj në sigurinë kibernetike ka analizuar në platformën Substack platformën “Diella”, duke e cilësuar atë si...

by reda ktor
May 16, 2026
Next Post
Fitore për Sali Berishën: Nuk i hiqet mandati i deputetit

Fitore për Sali Berishën: Nuk i hiqet mandati i deputetit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al