Teksa mbahen të fshehura shifrat për popullsinë të censusit nga ana e Institutit të Statistikave, ku sipas burimeve alternative nga Shqipëria kanë ikur mbi një milionë Shqiptarë, Rama dhe Veliaj ndajnë midis tyre llokmat me pronën publike të Tiranë. Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit me një tender të pazakontë me PPP ka dhënë për shfrytëzim pronat publike në Tiranë ku në këmbim do të merren zyra për agjencitë shtetërore në kullat e ndërtuara në prona publike.
Pjesë nga dokumentat dhe plani për ndërtimin e kullave në Tiranë do ti gjeni më poshtë.
Projekt te Komuna e Parisit
Sipas dokumentit një prej atyre që do të zhvillohet është prona e Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare me truall 9400 m2.
“Grupi 1, Loti 1 – Klasteri i Administratës Publike (DSHQ – prona e Drejtorisë̈ së Shërbimeve Qeveritare, në zonën e “Komunës së Parisit”) Siti i propozuar për ndërtimin e klasterit qeveritar ndodhet në zonën “Komuna e Parisit”, në një parcelë toke prej 9,400 m2.
I përdorur më parë si parkim për automjetet shtetërorë, vendi ndodhet brenda një lagje qendrore të Tiranës, me rritje të shpejtë.
Ajo përmban blloqe apartamentesh të ndërtuara nga vitet 1950 deri sot, shumicës prej të cilëve u mungon parkimi nëntokësor, duke e bërë praninë e automjeteve në hapësirat publike shumë të dukshme. Përveç ndërtesave rezidenciale, zona gjithashtu ka edhe objekte shërbimi. Siti është 1.8 kilometër larg nga qendra e Tiranës dhe në afërsi të bulevardit kryesor dhe Sheshit Skënderbej, ku ndodhen shumica e funksioneve administrative” thuhet në dokument.
Programi për këtë sit, i cili është zhvilluar bazuar në kërkesat specifike të secilit institucion dhe më pas është qartësuar përmes disa punëtorive dhe konsultimeve, arrin një sipërfaqe prej rreth 25 mijë metra katrorë (shifra e saktë gjendet në tabelën në Aneks). Ky program do të akomodojë 22 institucione, secili me hapësira të dedikuara dhe të përbashkëta. Disa prej këtyre institucioneve punojnë ngushtësisht me njëri-tjetrin ose janë pjesë e së njëjtës ministri, ndërsa të tjerët.
Përveç programit institucional të përshkruar në Aneks, i cili përfshin hapësira të dedikuara dhe të përbashkëta, AIC kërkon gjithashtu projektimin e 5 mijë metra katrorë shtesë në këtë lot. Kjo hapësirë shtesë do të destinohet për funksione të tilla si, zona bankare, hapësira tregtare dhe zyre, për qira.
Këto hapësira me qira do të menaxhohen nga AIC për të kompensuar kostot operative të klasterit administrativ. Ndaj, programi total i projektimit për Lotin 1 arrin gjithsej në rreth 30 mijë metra katrorë” thuhet në dokument.
Projekt pranë Bulevardit Zhan D’Ark
Prona e dytë është në lotin 2 dhe në afërsi të Bulevardit Zhan D’Ark ku është Zyra Vendore e Arsimit Parauniversita.
“Siti i propozuar ndodhet p ërgjat ë Bulevardit, në një truall me sipërfaqe 2840 m2. Siti ësht ë rreth 2 km larg nga qendra e Tiran ës dhe 20 km larg nga TIA, me lidhje t ë shpejta me Korridorin Blu, Korridorin VIII, dhe Portin e Durrësit. Siti rrethohet në 3 anë nga një lagje që gumëzhon nga aktivitetet, afër Pazarit të Ri. Është në kufi me Lumin e Lanës dhe pranë Urës së Tabakëve.
Në afërsi të tij ndodhen disa zhvillime t ë larta multi-funksionale, t ë cilat kan ë transformuar siluetën e Tiran ës, por edhe perceptimin, funksionimin dhe stilin e jetes ës së banorëve të saj, duke kontribuar në energjizim e aspekteve ekonomike, sociale dhe kulturore” thuhet në dokument
Loti 2 – Programi hapësinor Zona e përzgjedhur për rizhvillim do të shërbejë si siti për ndërtimin e një Zhvillimi Multifunksional. Specifikat hapësinore, funksionale dhe tipologjike të këtij zhvillimi do të përcaktohen dhe dakordësohen më tej nëpërmjet një procesi negocimi midis AIC dhe partnerit të përzgjedhur privat, i cili do të jetë përgjegjës për financimin e klasterit të institucioneve qeveritare, dhe do të jetë përfituesi kryesor i këtij zhvillimi multi-funksional.
Për qëllimet e kësaj thirrjeje, programi paraprak i zhvillimit multi-funksional (për tu përdorur si baza e gjenerimit të propozimit vizual) duhet të marri parasysh karakteristikat e mëposhtme: Programi Paraprak, parkim nëntokësor, banim, zyra, shërbime dhe tregti.
Projekt tek ASHK pranë shkollës Harry Fultz
“Grupi 2, Loti 1 – Klasteri i Institucioneve të Pronës (ASHK – Prona e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, afër Shkollës “Harry T. Fultz”) Siti i propozuar për ndërtimin e Klasterit të Kadastrës Shtetërore, me një sipërfaqje trualli 5 mijë metra katrorë, ndodhet në zonën e Zogut të Zi (në afërsi të shkollës Harry T.Fultz) në një rrugë dytësore që lidhet me Rr. Asim Vokshi.
Aktualisht, një pjesë e stafit të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës është e vendosur në këtë zonë, në një ndërtesë 6-katëshe të rinovuar rishtazi. Kjo ndërtesë përfshin një arkiv në katin përdhe dhe hapësira zyrash në katet e sipërme.
Ndërtesa ekzistuese do të mbetet në sit. Programi i ri duhet të projektohet për të plotësuar strukturën ekzistuese, duke përfshirë ndërtimin shtesë në anët dhe potencialisht mbi të për të maksimizuar hapësirën e disponueshme. Siti i propozuar ka distance 1.8 kilometra nga qendra e Tiranës, afër me Sheshin Skënderbej dhe bulevardin kryesor, ku gjenden pjesa më e madhe e funksioneve administrative të Tiranës”.
Pronë tek Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës
Grupi 2, Loti 2 – Zona e Zhvillimit Multi-funksional Siti i propozuar për zhvillim ndodhet përgjatë rrugës “Muhamet Gjollesha”, pjesë e Unazës së Dytë të Tiranës, duke mbuluar një sipërfaqe prej 3,000 metra katrorë. Ai është i vendosur 2 km nga qendra e Tiranës, pranë arterieve kryesore që çojnë në qendrën e qytetit (Rruga e Kavajës, Rruga e Durrësit), dhe 20 kilometra nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës.
Kjo vendndodhje ofron akses të lehtë në rrugët kryesore të transportit si Korridori Blu (që lidh Malin e Zi, Shqipërinë dhe Greqinë), Korridori VIII (Rruga Egnatia), dhe Porti i Durrësit. Vendi është i pozicionuar strategjikisht midis dy nyjeve më të ngarkuara të trafikut të Tiranës, “Zogu i Zi” dhe “Sheshi Ataturk” (më parë 21 Dhjetori), duke e bërë aksesin në vend të vështirë gjatë orëve të pikut.
Aktualisht, siti është i zënë nga një ndërtesë institucionale që do të shembet për shkak të dëmeve të mëdha nga tërmeti i nëntorit 2019. ATP Në përmbushjen e detyrave, ATP synon të finalizojë procesin e njohjes së pronësisë dhe kthimin ose kompensimin sipas nevojës, duke zbatuar të gjithë vendimet e marra në lidhje me kompensimin gjatë 10 viteve të fundit. Përmbledhje e kërkesave hapësinore: ATP ka 153 punonjës.
Ndarja e hapësirës përfshin një zyrë të të Drejtorit të Përgjithshëm me sipërfaqe 75 metra katrorë, tre zyra për 2 persona me sipërfaqe prej 75 metra katrorë, 48 zyra për 4 persona me sipërfaqe prej 25metra katrorë secila, një sallë takimesh për 20 persona me sipërfaqe 50 metra katrorë, një sallë pritjeje 25 metra katrorë, një arkiv me sipërfaqe 380 metra katrorë dhe dy magazina me sipërfaqe 120 metra katrorë secila.
Sipërfaqja totale është 2290 metra katrorë. Kërkesa të veçanta: Një hapësirë pritjeje për shërbim për publikun Siti është i rrethuar në tre anë nga institucione akademike dhe zyra publike, duke përfshirë Universitetin e Sporteve, Fakultetin e Arkitekturës dhe Urbanistikës, Fakultetin e Inxhinierisë Civile, dhe zyrat e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.
Zona e përzgjedhur për rizhvillim do të shërbejë si siti për ndërtimin e një Zhvillimi Multi-funksional. Specifikat hapësinore, funksionale dhe tipologjike të këtij zhvillimi do të përcaktohen dhe dakordësohen më tej nëpërmjet një procesi negocimi midis AIC dhe partnerit të përzgjedhur privat, i cili do të jetë përgjegjës për financimin e klasterit të institucioneve qeveritare, dhe do të jetë përfituesi kryesor i këtij zhvillimi multi-funksional. Për qëllimet e kësaj thirrjeje, programi paraprak i zhvillimit multi-funksional (për tu përdorur si baza e gjenerimit të propozimit vizual) duhet të marri parasysh karakteristikat e mëposhtme:
Programi Paraprak: Përdorim i përzier, multi-funksional, konvikte, kërkesa projektimi, projektimi i fasadës dhe volumit të një zhvillimi multi-funksional me 25-40 kate, me njollë ndërtimi 800 deri në 1200 metra katrorë dhe me një sipërfaqe totale ndërtimi nga 30 mijë deri në 40 mijë metra katrorë, parkim të mjaftueshëm, ndjeshmëri karshi sitit dhe kontekstit përreth, ndjeshmëri të lartë karshi furnizimit me ndriçim natyral, duke minimizuar impaktin e hijes.