Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka thërritur mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, një takim që ka zgjatur vetëm 30 minuta. Siç mësohet nga burimet mediatike Rama ka lajmëruar zgjedhje të reja në strukturat e Partisë Socialiste dhe ka lënë porositë strukturave të partisë.
Rama u ka kërkuar gjithashtu të vetëve të jenë vigjilentë në lidhje me zhvillimet që po ndodhin aktualisht edhe në raport me pasojat që do të prodhojë lufta në Lindjen e Mesme ku ka lënë të kuptohet se do të preket edhe Shqipëria.
Pasoja kryesore që pritet shumë shpejt është vendimi që ka të bëjë në lidhje me rritjen e çmimeve në produkteve ku ndër të parat do të jenë ato për produktet dhe nënproduktet hidrokarbure si nafta dhe gazi që mund të pasojë edhe me produktet ushqimore e më tej.





