Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Ilir Prodën si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit duke sjellë ndryshime në drejtimin e strukturave të Policisë së Shtetit. Në vend të Prodës është komanduar zëvendësi i tij Sokol Bizhga që do të mbajë përkohësisht rolin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.
Ilir Proda është propozuar në 30 Shtator të 2024 nga ministri i atëhershëm Ervin Hoxha duke pasuar Muhamet Rrumbullakun. Karriera e Prodës ka vijuar në disa komisariate, struktura hetimore dhe disa drejtori qarqesh dhe në Mars të 2023 është emëruar në krye të Policisë së Elbasanit.
Në vitin 2024 me urdhër të SPAK celulari i Ilir Prodës është sekuestruar në kuadër të hetimeve për dekonspirim të një operacioni. Dyshimet u ngritën pasi një operacion kundër bandave kriminale dhe anëtarëve të organizatës kriminale Çopja u dekonspirua ku nga 33 urdhërarreste vetëm 13 u ekzekutuan. Dyshime për Prodën janë edhe lidhja me një nga njerëzit me lidhjet e fuqishme me pushtetin Ergys Agasi që është nën hetim nga SPAK në lidhje me aferën korruptive të AKSHI-t.
Gjithashtu, po ditën e sotme është shkarkuar edhe Drejtori i Policisë së Tiranës Elton Alushi ku Ministrja e Brendshme Albana Koçiu ka firmosur shkarkimin e tij nga detyra. Dyshime janë edhe në lidhje me Elton Alushin ku ky i fundit është paraqitur në SPAK një vit më parë.
Po ashtu edhe Sokol Bizhga nuk mbetet pas, pasi akuzohet si militant i verbër i pushtetit dhe ka dyshime me lidhje në botën e krimit.





