Prokuroria e Posaçme ka kërkuar nga GJKKO pushimin e hetimit ndaj ish-kreut të Prokurime Publike, Jonaid Myzyri.
Jonaid Myzyri u mor i pandehur nga Prokuroria e Posaçme në qershor 2025 për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e kryer në bashkëpunim. Myzyri dhe 4 anëtarë të tjerë të komisionit, u hetuan lidhur me një procedurë tenderuese me vlerë rreth 2.2 milionë euro të kryer në vitin 2020 për mirëmbajtjen e segmentit rrugor Shpal-Ura e Repsit.
Në njoftimin e gjykatës bëhet me dije se janë marrë të pandehur edhe shtatë persona të tjerë për kryerjen e veprës penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Ndërsa 3 të tjerë janë marrë të pandehur për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.
Myzyri ishte pezulluar nga detyra me vendim të GJKKO-së.






