Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj në lidhje me mbylljen e platformës TikTok nga ana e kryeministrit Edi Rama në vitin 2025 vetëm dy muaj përpara zgjedhjeve të 11 Majit. Sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese mbyllja e TikTok ka cënuar lirinë e shtypit dhe të fjalës.
Gjykata Kushtetuese thekson se çdo kufizim i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe proporcional me qëllimin që synohet të arrihet. Sipas Kushtetueses, bllokimi i TikTok përbën ndërhyrje në të drejtën për lirinë e fjalës dhe shprehjes, një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta.








