Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

DOKUMENTAT: Kallëzimi i aktivistëve Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu në SPAK kundër Erion Veliajt për godinën 19

reda ktor by reda ktor
March 12, 2025
in Aktualitet, Lajmet
0
DOKUMENTAT: Kallëzimi i aktivistëve Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu në SPAK kundër Erion Veliajt për godinën 19
Share on FacebookShare on Twitter

Një javë më parë aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kallëzuan në SPAK Kryetarin e Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ish-drejtoreshën e RSU nr.1 Anila Shehu për një nga aferat më korruptive të zhvilluara në Qytetin Studenti me fondet e rindërtimit të tërmetit të 26 Nëntorit të 2019.

 

KALLËZIMI I PLOTË – KLIKO KËTU PËR TË SHKARKUAR

 

Fillesat e kësaj çështje janë që në vitin 2019 pas tërmetit të 26 Nëntorit të 2019 ku Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i dërgon Këshillit Bashkiak të Tiranës kërkesën për miratim për shembjen e godinës 19, shembja e godinës 19 është kryer përmes proçedurës me tenderim gjithashtu nga Bashkia Tiranë dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

 

Në vitin 2021 sipas të dhënave nga platforma Open Data Albania, Bashkia Tiranë kryen një proçedurë me objekt “Rindertimi i 3 (tre) godinave të Rezindencave Studentore Universitare (RSU) në Bashkinë Tiranë, si më poshtë: “NDËRTIM I GODINËS TIP NË RSU NR.1 (Nr.19)” në vlerën e 3.04 milionë eurove ku kompania fituese është R&T sh.p.k me zotërues Renis Tërshana. Ky i fundt është edhe aksioner i Bankës Credins me rreth 13% të aksioneve në Credins Bank sh.a.

 

Sipas korrespondencave që kanë pasur aktivistët me Ministrinë e Financave dhe Degën e Përgjithshme të Thesarit të Shtetit në vitin 2023 Bashkia Tiranë i ka kaluar rreth 44 milionë lekë të vjetra për proçedurën e tenderuar kompanisë R&T sh.p.k. Sipas afateve të përcaktuara në tender godina 19 duhej të përfundonte ndërtimin në vitin 2023 me 13 muaj afat të përcaktuar.

 

Nga verifikimet e kryera në terren nga ana e aktivistëve gjatë këtyre muajve të fundit rezulton se ende janë gërmadhat e godinës së vjetër të shembur që në vitin 2019 dhe ende nuk ka nisur ndërtimi i kësaj godine. Po nga të dhënat e Open Data Albania rezulton se bashkimi i operatorëve GBK shpk & Domus Group shpk & HTM shpk & Glavenica shpk kanë ofruar 0 lekë duke ngritur dyshime të arsyeshme duke pasur parasysh që ende nuk ka nisur ndërtimi i godinës që kjo proçedurë të jetë fiktive dhe korruptive duke u investuar para publike për një investim që nuk ekziston me preçedentin e Inceneratorit të Tiranës, fantazëm që nuk ekziston.

 

Aktivistët i kanë bërë thirrje Prokurorisë së Posatçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar SPAK të hetojë mbi këtë aferë korruptive ku është i përfshirë në mënyrë direkte Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj që tashmëë është me masën arrest me burg prej gati një muaj.

 

Tags: Andrea BreguAnila ShehuAurel KujtimiBanka CredinsErion VeliajOpen Data AlbaniaR&TRenis TërshanaSPAK

Related Posts

Afera korruptive “Diella”: Analiza e ekspertëve për “Diellën” dhe denoncimet e Gent Prognit
Aktualitet

Afera korruptive “Diella”: Analiza e ekspertëve për “Diellën” dhe denoncimet e Gent Prognit

Një ekspert i huaj në sigurinë kibernetike ka analizuar në platformën Substack platformën “Diella”, duke e cilësuar atë si...

by reda ktor
May 16, 2026
Thirrja “si në shtëpi” e Ramës për estonezët, në mes të shpopullimit të shqipërisë
Lajmet

Thirrja “si në shtëpi” e Ramës për estonezët, në mes të shpopullimit të shqipërisë

Duke përdorur humorin për lidhjen e përbashkët kundër Rusisë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të martën qytetarëve të...

by reda ktor
May 16, 2026
Studentët Shqiptarë shembin muret e diskriminimit në Maqedoni të Veriut: Në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet edhe dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov
Aktualitet

Studentët shqiptarë protestojnë përsëri në 18 maj në Shkup për përdorimin e shqipes në provime

Më 18 maj 2026, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të organizojnë një protestë tjetër në Shkup, duke...

by reda ktor
May 15, 2026
Thellohet skandali i ‘Durrës Marina’, deputeti i PD Igli Cara zbulon 74 cm zhytje dhe 3 miliardë euro në lojë
Lajmet

Thellohet skandali i ‘Durrës Marina’, deputeti i PD Igli Cara zbulon 74 cm zhytje dhe 3 miliardë euro në lojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka akuzuar qeverinë për një aferë korruptive në lidhje me projektin "Durrës Marina",...

by reda ktor
May 14, 2026
Next Post
Afera e radhës miliona euroshe e Veliajt/ Tenderi për godinën që nuk u ndërtua kurrë

Afera e radhës miliona euroshe e Veliajt/ Tenderi për godinën që nuk u ndërtua kurrë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al