Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

KPA shkarkon motrën e Ermonela Felajt në Prokurorinë e Tiranës që nga lidhjet e dyshimta deri tek mos-justifikimi i pasurisë

reda ktor by reda ktor
July 29, 2025
in Aktualitet, Lajmet, Politikë
0
KPA shkarkon motrën e Ermonela Felajt në Prokurorinë e Tiranës që nga lidhjet e dyshimta deri tek mos-justifikimi i pasurisë
Share on FacebookShare on Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit shpalli sot vendimin për shkarkimin nga detyra të Prokurores së Tiranës Eranda Laze që është motra e ish-deputetes së PS-së, Ermonela Felajt.

 

Sipas KPA-së është i drejtë pretendimi i institucioneve të Komisionerëve Publikë dhe drejtuesit të SPAK se prokurorja Laze dhe bashkëshorti i saj kanë pamundësi për të vërtetuar burimet financiare të ligjshme për pagesën e këstit të parë të një apartamenti në vlerën 40 mijë euro dhe për këstin e fundit.

 

Po ashtu, Kolegji ka gjetur të drejtë dhe shkakun e ankimit për pamundësinë e krijimit të gjendjes cash, për arsye të mos-vërtetimit të ligjshmërisë së të ardhurave të bashkëshortit nga avokatia. Sipas KPA, për këto të ardhura nuk u provua shlyerja e detyrimeve tatimore.

 

Për një ngastër toke dhuruar bashkëshortit, trupi gjykues i KPA vlerëson se subjekti nuk shpjegoi bindshëm marrëdhënien e bashkëshortit me dhuruesit.

 

Kolegji vlerëson se dhe për një ndërtim informal në proces legalizimi, vetëdeklaruar nga babai i bashkëshortit të subjektit, nuk u dhanë shpjegime për arsyet e investimit së bashku me një shtetase tjetër të një garazhi në një vend turistik, edhe pse ai jeton në Itali.

 

Megjithëse këto rrethana nuk janë gjetur penalizuese, janë konsideruar në vlerësimin tërësor.

 

Të pamjaftueshme për masë janë gjetur dhe udhëtimet me persona të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale, megjithëse u konstatua se tregojnë për pakujdesi.

 

Në përfundim, trupi gjykues i Kolegjit arrin në përfundimin se prokurorja Eranda Laze gjendet në kushtet e deklarimit të pamjaftueshëm për pasurinë dhe u vendos ndryshimi i vendimmarrjes së Komisionit e shkarkimi nga detyra i këtij subjekti rivlerësimi.

 

Laze u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK më 8 nëntor të vitit të kaluar. Gjatë hetimit administrativ në KPK, ajo e kundërshtoi bilancin negativ në masën 10 milionë lekë, si dhe gjetjet për udhëtime me persona të përfshirë në krimin e organizuar, duke kërkuar konfirmimin. Shumica e trupës së KPK i gjeti bindëse shpjegimet dhe provat e dorëzuara nga subjekti, duke e reduktuar pamundësinë në rreth 1.5 milionë lekë, që u konsiderua në përfundim jo penalizues.

 

Ndërsa pakica çmoi se Laze nuk arriti të provojë ligjshmërinë e burimeve për dy apartamente banimi në Tiranë, të blera për vlerën 81.284 euro dhe të një automjeti. Pakica arsyetoi se pretendimet e subjektit nuk mbështeteshin nga deklarimet periodike dhe as nga faktet e rezultuara nga hetimi administrativ.

 

Vendimi i shumicës së Komisionit u gjet i pabazuar dhe nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit që pasi evidentoi probleme për pasurinë dhe etikën, u kërkoi Komisionerëve Publikë përmes një rekomandimi, që të ushtronin ankim në Kolegj.

 

Eranda Laze është edhe kunata e Prokurorit Bledar Valikajt që sipas pretendimeve publike është pjesë e dosjes në SKY-ECC dhe EncroChat ku është thirrur edhe në SPAK për të dhënë sqarime vitin e kaluar dhe emërimi i tij ka ndodhur pa proçesin e Vetting-ut. Valikaj gjithashtu është prokurori që ka liruar mjekët e përfshirë në skandalin tek Spitali Onkologjik dhe mbajtjen peng të çështjeve të korrupsionit të Qytetin Studenti.

Tags: Bledar ValikajEranda LazeErmonela FelajKolegji i Posaçëm i Apelimit

Related Posts

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës
Lajmet

Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës

SPAK dhe BKH zhvilluan sot një kontroll në banesën e Ron Yeffet, në periferi të Tiranës. Ky veprim hetimor...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Britania paralajmëron Izraelin: Do të njohim Palestinën nëse nuk i jepni fund situatës së tmerrshme në Gaza

Britania paralajmëron Izraelin: Do të njohim Palestinën nëse nuk i jepni fund situatës së tmerrshme në Gaza

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al