Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Çekia ndalon me ligj komunizmin, e barazon atë me nazizmin. Ligji hyn në fuqi në 1 Janar 2026.

reda ktor by reda ktor
July 30, 2025
in Bota, Lajmet
0
Çekia ndalon me ligj komunizmin, e barazon atë me nazizmin. Ligji hyn në fuqi në 1 Janar 2026.
Share on FacebookShare on Twitter

Në pranverën e këtij viti është miratuar një ligj që ndalon propagandën, grupimet dhe lëvizjet politike nacionalsocialiste dhe komuniste në Çeki. Ligji është miratuar në Dhomën e Deputetëve dhe në Senat nga një grup deputetësh të koalicionit qeveritar pro-europian të Kryeministrit Çek Petr Fiala.

 

Pas miratimit në dhomën e deputetëve dhe në senat, në gjysmën e dytë të muajit Korrik Kryeministri Çek Petr Fiala nënshkroi një ndryshim në Kodin Penal që barazon qartë nacionalsocializmin dhe komunizmin me nazizmin në Republikën Çeke.

 

“Kushdo që themelon, mbështet ose përhap një lëvizje nacionalsocialiste, komuniste ose lëvizje tjetër që ka si objektiv të provuar shtypjen e të drejtave dhe lirive të njeriut ose që përhap armiqësi racore, etnike, kombëtare, fetare ose klasore ose armiqësi ndaj një grupi tjetër njerëzish, do të dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.” – shkruhet në tekstin e ri të Nenit 403 të Kodit Penal Çek.

 

Në vitin 1989 gjatë ‘Revolucionit të Kadifenjtë’ u kërkua që nacionalsocializmi dhe komunizmi të barazoheshin me nazizmin.

 

Ndryshimi në ligj u iniciua nga lëvizja qytetare ‘Nëntori nuk ka mbaruar ende’, udhëheqësi i saj është Martin Mejstrik, një drejtues studentësh nga epoka e ‘Revolucionit të Kadifenjtë’ dhe më vonë u bë senator.

 

“Qëllimi i projektligjit ishte të eliminonte dallimin dukshëm të padrejtë midis dy ideologjive totalitare kriminale të shekullit të 20-të. Të dyja, nacionalsocializmi dhe komunizmi, kanë një qëllim të provuar për të shtypur të drejtat dhe liritë themelore, dhe është logjike dhe e drejtë që ligji penal çek ta pasqyrojë qartë këtë. Kjo nuk ka të bëjë me ideologjinë, por me mbrojtjen e sundimit demokratik të ligjit.” – deklaroi Kamil Nedvedicky, Zëvendësdrejtor i parë i Institutit Çek për Studimin e Regjimeve Totalitare.

 

Tags: KomunizmiNacionalsocializmiNazizmiPetr FialaRepublika ÇekeRevolucioni i Kadifenjtë

Related Posts

Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit

Bota ka hyrë në javën e tretë të luftës në Lindjen e Mesme ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

by reda ktor
March 18, 2026
Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative
Aktualitet

Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë, çmimi i naftës ka vazhduar rritjen e cila është...

by reda ktor
March 17, 2026
Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë
Aktualitet

Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë

Artikull nga "Studentët Denoncojnë"   Çfarë përfaqëson Qyteti Studenti? Ndërtimi i Qytetit Studenti i ka fillesat që në fund...

by reda ktor
March 16, 2026
Kushtetuesja rrëzoi vendimin për mbylljen e TikTok, reagon familja Cani: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzoi vendimin për mbylljen e TikTok, reagon familja Cani: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja e të ndjerit Martin Cani, i cili u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë...

by reda ktor
March 11, 2026
Next Post
Rama pushton Bashkinë e Tiranës me njerëzit e Belinda Ballukut, emërohet edhe Blendi Sulaj i Lulzim Bashës si një nga drejtorët në bashki

Rama pushton Bashkinë e Tiranës me njerëzit e Belinda Ballukut, emërohet edhe Blendi Sulaj i Lulzim Bashës si një nga drejtorët në bashki

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al