Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Igli Tare nga fusha e futbollit, biznesmen ndërtimi e energjie me firmë të Belinda Ballukut

reda ktor by reda ktor
May 1, 2026
in Lajmet, Politikë
0
Igli Tare nga fusha e futbollit, biznesmen ndërtimi e energjie me firmë të Belinda Ballukut
Share on FacebookShare on Twitter

E pra miliarda euro dhe miliona metra katrorë të shqiptarëve të grabitura për rrugë që shemben dhe privatizim i sektorit më strategjik të vendit, atë energjitik. Në emisionet e kaluara kemi trajtuar hollësisht një auditim të ushtruar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në Bashkinë Fier. Audituesit e KLSH-së kishin analizuar kontratat e qirasë të lidhura nga Bashkia Fier me disa subjekte private dhe kishin rezultuar në shkelje flagrante të ligjit.

 

Plug analizoi këto kontrata dhe sigurisht toka e fermerëve të Fierit tashmë iu dha një grupi klientësh pranë qeverisë për ndërtimin e parqeve fotovoltaike. E nuk ishin personazhe anonim por të lidhur ngushtësisht me Belinda Ballukun si 4 AM e Ardit Metaliaj, 2T e vëllait të Gramoz Sakos, vajzës së Fatmir Xhafaj, etj.

 

Veç këtyre personazheve nga auditimi i KLSH-së me të njëjtat shkelje për marrjen e tokës së fermerëve të zonës rezultonte edhe një kompani jo shumë publike, Agro Roma 2019. Kjo kompani rezulton të jetë në pronësi të ish-futbollistit të kombëtares Igli Tare, i cili vetëm pak kohë më parë, u raportua nga mediat teksa shkonte në ambientet e kryeministrisë, duke aluduar se po takohej me kryeministrin Edi Rama.

 

Të gjithë e kemi duartrokitur në fushë kur luante me fanellën e kombëtares. Por sot ky emision nuk do të flasë për futbollistin, por për shtetasin Igli Tare, vëllain e Agron Tare, i cili ka mbajtur disa funksione të larta në administrate e Këshill të Ministrave. Kujtojmë se gjatë kohës qe Tare regjistronte kompaninë që mori pronë shtetërore në Fier, i vëllai mbante një detyrë shumë të rëndësishme, Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Portual Durrës.

 

Igli Tare para emërimit të Belinda Ballukut si Ministre e Energjisë dhe Infrastruturës në dhjetor 2018, nuk kryente ndonjë aktivitet të madh fitimprurës në Shqipëri, por gjithçka do të niste pasi Belinda Balluku do të ngjiste shkallët në majën e pushtetit. Sipas investigimit Igli Tare dhe Belinda Balluku kanë një marrëdhënie të afërt që nga viti 2014, e i takon SPAK të faktojë nëse edhe nisja e bizneseve nga Tare e rritja e tyre lidhet ekskluzivisht me Belinda Ballkun.

 

Por një gjë është e sigurt, suksesi i këtyre bizneseve, si në ndërtim apo energjetikë është pikërisht brenda fushës së veprimit të kompetencave të Ballukut. E ndërsa Tare vijonte të korrte sukses financiar në Shqipëri, Belinda Balluku nuk nguronte ta uronte për sukseset e tij në atë që di të bëjë më mirë, futbollin.

 

Por të rikthehemi në investigimin tonë. Në dhjetor të vitit 2018 themelohet kompania Agro Roma e cila regjistrohet në QKB në datën 25.01.2019, me administrator Aleksandra Tare, nëna e Igli Tare e datëlindjes 1951.

 

Bilanci i parë i depozituar në QKB është ai i vitit 2020. Sipas këtij bilanci kompania ushtron aktivitet në fushën e ndërtimit, ka një punonjës dhe nuk deklaron të ardhura por shprehet se ka detyrime ndaj ortakut mbi 300.000 euro me kursin e sotëm.

 

Pra kompania ka kryer shpenzime çka na bëri të dyshojmë se këto shpenzime mund të lidhen me aplikimin për leje ndërtimi.

 

Në janar 2021 administrator emërohet shtetasi Soni Agalliu, i cili është kushëri i shtetasit Igli Tare.

 

Në bilancin e vitit 2021, dyshimet tona faktohen. Agro Roma 2019, tashmë deklaron si inventar 99 milion lekë ose 990.000 euro me kursin e sotëm ndërtim, ndërsa për vitin 2020 kjo vlerë ishtë 790.000 euro.

 

Ndërkohë që kjo kompani kishte si punonjës vetëm Soni Agalliun dhe mamanë e Igli Tare, Aleksandra Tare.

 

Plug investigoi edhe më tej dhe rezultoi se Edi Rama dhe Belinda Balluku i kishin miratuar leje ndërtimi kësaj kompanie në një nga zonat e shtrenjta të Tiranës.

 

“Objekt me funksione komplekse, shërbim, hoteleri dhe rezidencial“, pranë Zogut te Zi, Tiranë. – Plug – Syri TV

Tags: Bashkia FierBelinda BallukuEdi RamaIgli TarePlug

Related Posts

Panelet fotovoltaike në Bulqizë: Banorët bllokojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak
Aktualitet

Panelet fotovoltaike në Bulqizë: Banorët bllokojnë mbledhjen e Këshillit Bashkiak

Në Bulqizë, mbledhja e Këshillit Bashkiak e planifikuar për të enjten, 30 prill 2026, ka dështuar totalisht për shkak...

by reda ktor
May 1, 2026
Mirela Kumbaro dëshmon për 4 orë në SPAK lidhur me stadiumin “Air Albania”
Lajmet

Mirela Kumbaro dëshmon për 4 orë në SPAK lidhur me stadiumin “Air Albania”

Pas rreth 4 orësh dëshmi në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ministrja e Arsimit dhe Sportit, Mirela Kumbaro, u shpreh...

by reda ktor
April 30, 2026
Korreshi: Rrugë të shkatërruara e kanale me ferra në Divjakë
Lajmet

Korreshi: Rrugë të shkatërruara e kanale me ferra në Divjakë

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka denoncuar gjendjen katastrofike të infrastrukturës rrugore në Divjakë. Në një video të...

by reda ktor
April 28, 2026
Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH
Lajmet

Miliona lekë të humbura, Dogana e Tiranës nuk zbaton rekomandimet e KLSH

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka evidentuar se një pjesë e konsiderueshme e rekomandimeve të lëna për Degën Doganore...

by reda ktor
April 28, 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al