Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Protesta e opozitës, policia njofton planin e masave! Rrugët që do të bllokohen

reda ktor by reda ktor
May 8, 2026
in Lajmet, Politikë
0
Protesta e opozitës, policia njofton planin e masave! Rrugët që do të bllokohen
Share on FacebookShare on Twitter

Policia ka dalë me një plan masash lidhur me protestën e opozitës që është njoftuar të zhvillohet të premten e 8 majit në në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë. Policia bën me dije se lidhur me tubimin që nis në orën 19:00 janë marrë një sërë masash duke kufizuar qarkullimin në disa rrugë.

 

Sipas njoftimit, nga ora 23:45 e kësaj të enjte deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”. Ndërkohë të premten nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

 

Ndërsa nuk dihet ende nëse policia do të përdorë përsëri një përplasje jo-proporcionale me protestuesit e opozitës. Kujtojmë këtu që në momentin e mbarimit të fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha, policia shpërndau me forcë protestuesit ku u përdor një dhunë jo-proporcionale nga ana e policisë ku aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja mbeti i dëmtuar së bashku me funksionarë të lartë të Partisë Demokratike si Klevis Balliu dhe Flamur Noka ku pati shoqërime dhe arrestime të menjëhershme të protestuesve nga ana e policisë.

 

“DVP Tiranë/ Përfaqësues të subjektit politik Partia Demokratike e Shqipërisë kanë njoftuar Policinë e Tiranës për zhvillimin e një tubimi, më datë 08.05.2026, në orën 19:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, para godinës së Kryeministrisë.

 

Në bazë të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka marrë masat me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit në vendin dhe afatin kohor të kërkuar.

 

Në zbatim të këtyre masave, ditën e sotme dhe të nesërme, do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

 

nga ora 23:45 e datës 07.05.2026 deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja dhe nuk do të lejohet parkimi i automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga vendi i quajtur “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”;

 

nga ora 15:00 e datës 08.05.2026 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

 

Policia e Tiranës apelon për organizatorët e tubimit për respektimin e afatit kohor dhe vendit ku do të zhvillohet tubimi, si dhe kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për kufizimin e lëvizjes me automjete.

 

Gjithashtu, apelon që të distancohen në rast se gjenden përballë veprimeve të kundërligjshme që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.” – njofton policia.

Tags: OpozitaPartia DemokratikePoliciaProtesta

Related Posts

“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë
Aktualitet

“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë

Të premten, mijëra qytetarë u mblodhën sërish në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar vendimin e rëndë të Gjykatës...

by reda ktor
September 19, 2026
Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn
Lajmet

Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt për shfuqizimin e masës së sigurisë. Ai kërkonte...

by reda ktor
September 15, 2026
Rama u tha “qepeni gojën”, banorët e Poliçanit braktisin dëgjesën e kryeministrit në Poliçan
Aktualitet

Rama u tha “qepeni gojën”, banorët e Poliçanit braktisin dëgjesën e kryeministrit në Poliçan

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat për Reformën Territoriale u zhvillua në ambientet e brendshme të Hotel Colombo....

by reda ktor
September 13, 2026
Diaspora niset drejt Tiranës për protestën, bllokohet nga policia në Malin e Zi
Aktualitet

Diaspora niset drejt Tiranës për protestën, bllokohet nga policia në Malin e Zi

Protesta qytetare në Tiranë pritet që ditën e sotme të ketë përmasa më të mëdha se zakonisht. Protestuesit nga...

by reda ktor
September 12, 2026
Next Post
Skandali: Policia shoqëron 3 turistë italianë gjatë protestës së opozitës

Skandali: Policia shoqëron 3 turistë italianë gjatë protestës së opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al