Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Endri Shabanin

reda ktor by reda ktor
September 29, 2026
in Lajmet, Politikë
0
Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD për Endri Shabanin
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, Endrit Shabani. Partia Demokratike e kishte kundërshtuar më herët këtë zgjedhje. Shabani u votua nga Kuvendi me 85 vota pro më 11 dhjetor. Gjykata shqyrtoi pretendimet dhe vendosi në favor të vazhdimit të procedurës.

 

Sipas Gjykatës, kushti i 28 firmave ishte plotësuar kur kandidatura u verifikua nga Komisioni i Ligjeve. Më pas, ajo kaloi për votim në seancë plenare. Tërheqja e mbështetjes pas kësaj faze nuk mund të pengonte procesin. Kështu, procedura çoi në zgjedhjen e Shabanit në krye të Avokatit të Popullit.

 

Partia Demokratike pretendonte se procedura e ndjekur ishte në kundërshtim me Kushtetutën. Ajo ngriti edhe dyshime për pajtueshmërinë e Shabanit me funksionin e Avokatit të Popullit. Përplasja nisi pasi Partia Demokratike tërhoqi firmat për kandidatët, përfshirë Shabanin. Megjithatë, kandidatura e tij u votua në seancë plenare nga mazhoranca.

 

Njoftimi i Gjykatës Kushtetuese:

 

Në datën 29.09.2026, Gjykata Kushtetuese (Gjykata) mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen me kërkues një grup prej 44 deputetësh të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi), në cilësinë e subjektit kushtetues jo më pak se një e pesta e deputetëve (kërkuesi) me objekt verifikimin e zgjedhshmërisë dhe papajtueshmërisë në ushtrimin e funksioneve të Avokatit të Popullit, përfshirë verifikimin e procedurës së zgjedhjes së tij në detyrë, duke e konstatuar në papajtueshmëri me Kushtetutën, si dhe shfuqizimin e vendimit nr. 111/2025, datë 11.12.2025 të Kuvendit “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”.

Gjykata, bazuar në objektin e kërkesës, si dhe natyrën e thelbin e pretendimeve të parashtruara nga kërkuesi, vuri fillimisht në diskutim çështjen e juridiksionit të saj për shqyrtimin e kësaj çështjeje.

Gjykata, bazuar në përmbajtjen e shkronjës “e” të pikës 1 të nenit 131 të Kushtetutës, vlerësoi, fillimisht, se Avokati i Popullit përfshihet në kategorinë e funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, sipas kësaj dispozite, për rrjedhojë edhe çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë e papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit të Avokatit të Popullit dhe verifikimin e zgjedhjes së tij përfshihen në juridiksionin kushtetues.

Po në këndvështrim të vlerësimit të juridiksionit të saj, Gjykata, pasi mori në shqyrtim pretendimet e ngritura nga kërkuesi, vlerësoi se për: i) nënshkrimet e 28 deputetëve mbështetës në një listë të vetme; ii) mënyrën e zbatimit të rregullit të brendshëm “një deputet mbështet vetëm një kandidat”; iii) interpretimin e nenit 72 të Rregullores të Kuvendit për tërheqjen nga rendi i ditës të projektvendimit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit; iv) ekzistencën e marrëveshjes politike mes shumicës dhe pakicës parlamentare sipas së cilës Avokati i Popullit duhet të vijë si kandidat i pakicës parlamentare, nuk ngrenë ndonjë çështje të nivelit kushtetues.

Për sa i përket pretendimeve të tjera të kërkuesit për zgjedhshmërinë e Avokatit të Popullit në kuptim të plotësimit të kritereve kushtetuese dhe për papajtueshmërinë në ushtrimin e funksionit, si dhe për verifikimin e zgjedhjes së tij, Gjykata vlerësoi se bëjnë pjesë në juridiksion kushtetues ndaj u ndal në vlerësimin e tyre në themel.

Në lidhje me pretendimin për mosplotësimin e kushtit të zgjedhshmërisë të parashikuar në pikën 2 të nenit 61 të Kushtetutës, sipas të cilit Avokati i Popullit duhet të ketë “njohuri dhe veprimtari të njohura në fushën e të drejtave të njeriut dhe të ligjit”, si dhe hetimin nga Komisioni i Ligjeve në këtë drejtim, Gjykata arriti në përfundimin se Kuvendi në zgjedhjet brenda procedurave parlamentare që përfshijnë vlerësime profesionale të kandidatëve për funksione kushtetuese gëzon diskrecion me kusht që të respektojë garancitë themelore procedurale dhe që procesi mos të ketë arbitraritet. Bazuar në këtë standard, në rastin konkret, në procedurën e ndjekur nga Kuvendi, Gjykata nuk konstatoi cenim të garancive themelore procedurale apo arbitraritet.

Për sa i përket pretendimit për veprimtarinë politike të ushtruar nga kandidati për Avokat të Popullit, Gjykata konstatoi se, në parim, veprimtaria politike, parashikohet nga Kushtetuta si shkak papajtueshmërie, që ndikon në ushtrimin e funksionit. Në rastin konkret, referuar momentit të betimit të Avokatit të Popullit në Kuvend, Gjykata vlerësoi se pretendimi i kërkuesit është i pabazuar.

Gjykata gjeti të pabazuar edhe pretendimin tjetër të kërkuesit për verifikimin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, për shkak të mungesës së mbështetjes së deputetëve në momentin e votimit të tij në seancë plenare.

Gjykata vëren, fillimisht, se kërkesa për mbështetjen (propozimin) e kandidatëve nga 28 deputetë nuk është një rregull i përcaktuar nga normat kushtetuese, por i parashikuar në Ligjin Organik të Avokatit të Popullit dhe në Rregulloren e Kuvendit. Qëllimi i rregullit procedural për mbështetjen e kandidatëve nga deputetët është të sigurojë efektivitetin e procedurës parlamentare, në funksion të rezultatit të saj dhe nuk është i lidhur me ushtrimin e funksionit ligjvënës nga Kuvendi. Në rastin në shqyrtim, ky kusht ishte plotësuar në momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare. Në këtë mënyrë, procesi kishte sjellë pasoja konkrete, ndaj tërheqja e mbështetjes pas kalimit të kësaj faze nuk mund të sjellë më pasoja në procedurën vijuese parlamentare.

Në përfundim Gjykata njëzëri vendosi rrëzimin e kërkesës. Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar dhe nga Rregullorja për Procedurat Gjyqësore të Gjykatës Kushtetuese.

Tags: Endri ShabaniGjykata KushtetuesePartia Demokratike

Related Posts

Berisha në Strasburg: Shqipëria përballet me kërcënim ekzistencial, duhet qëndrim ndërkombëtar ndaj narkoshtetit
Lajmet

Berisha në Strasburg: Shqipëria përballet me kërcënim ekzistencial, duhet qëndrim ndërkombëtar ndaj narkoshtetit

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Shqipëria po përballet me një kërcënim ekzistencial. Sipas tij, përballë këtij...

by reda ktor
September 29, 2026
“Duan të më mbajnë larg zgjedhjeve”, Salianji ankimoi dënimin në Gjykatë Kushtetuese, sot hapet rruga për në Strasburg
Lajmet

“Duan të më mbajnë larg zgjedhjeve”, Salianji ankimoi dënimin në Gjykatë Kushtetuese, sot hapet rruga për në Strasburg

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka ankimuar në Gjykatën Kushtetuese dënimin e tij. Ai thekson se kjo çështje...

by reda ktor
September 29, 2026
Anëtarësimi në BE: Komisioni Europian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm
Lajmet

Anëtarësimi në BE: Komisioni Europian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm

Komisioni Evropian po përgatit një strategji të re për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ai propozon kufizimin e disa të...

by reda ktor
September 29, 2026
“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë
Aktualitet

“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë

Të premten, mijëra qytetarë u mblodhën sërish në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar vendimin e rëndë të Gjykatës...

by reda ktor
September 19, 2026
Next Post
“Duan të më mbajnë larg zgjedhjeve”, Salianji ankimoi dënimin në Gjykatë Kushtetuese, sot hapet rruga për në Strasburg

“Duan të më mbajnë larg zgjedhjeve”, Salianji ankimoi dënimin në Gjykatë Kushtetuese, sot hapet rruga për në Strasburg

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al