Detaje të reja nga bisedat e regjistruara të Ron Yeffet kanë dalë në dritë në emisionin ‘Çim Peka LIVE’ në SYRI TV. Në to ai flet për angazhimin e tij në Afrikë, ai përmend Arjetën si një nga personat që punojnë me të atje, këto biseda hedhin dritë mbi aktivitetin e tij jashtë vendit.
Në një nga bisedat, Yeffet i propozon bashkëbisedueses ta shoqërojë në Afrikë. Ai e fton të shohë nga afër punën që zhvillohet atje. Më pas, sipas tij, ajo mund të përfshihet në drejtimin e këtij aktiviteti, propozimi duket se synon zgjerimin e ekipit të tij në terren.
Yeffet thotë se sapo është kthyer nga Afrika. Sipas tij, Arjeta dhe persona të tjerë vazhdojnë të punojnë me të atje. Kjo deklaratë lë të kuptohet se aktiviteti nuk është ndërprerë. Ajo gjithashtu sugjeron një lidhje të vazhdueshme të tij me atë zonë.
Audiopërgjimi:
Ron Yeffet: Ne mundemi, mund t’i blejmë dhe ti shesim këto, por paralelisht me këto mendoj se do të ishte shumë e mençur që të hapnim një fabrikë atje.
Ron Yeffet: Dhe mund të kemi dikë që ti drejtojë këto biznese sepse …
Tatiana: Pra, meqenëse ata nuk kanë punuar kurrë në Afrikë, si mendoni të veproni në këto raste referuara në dimensionin e shitjes me pakicë në Sudan, për të parë se si funksionon, si është dhe pas kësaj, për shkak se paketimi është i vështirë të bëhet.
Ron Yeffet: Më duhet ndihma e tyre në drejtimin e këtyre bizneseve sepse, ti më kupton …
Tatiana: Po, sigurisht, por për këtë më duhet një leje (konfirmim), e di, mendoj se për të punuar duhet një leje, konfirmim.
Ron Yeffet: Pra, udhëto me mua atje, eja me mua. Unë sa u ktheva nga atje, Arjeta dhe njerëz të tjerë po punojnë me mua atje. Udhëto me mua për të parë, për të parë, ti duhet të më kuptosh që të jem … Do të jap të gjitha marrëdhëniet, lidhjet dhe gjithçka, dhe ti do ta ndjekësh nga ai moment. Nuk kam kohë ta ndjek dhe të bëj…





