Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Shpopullimi: Bie numri i nxënësve dhe studentëve për vitin akademik 2023-2024

reda ktor by reda ktor
May 4, 2024
in Lajmet
0
Shpopullimi: 21 mijë të rinj dolën nga tregu i punës, u zëvendësuan me 27 mijë pensionistë
Share on FacebookShare on Twitter

Politikat e qeverisë vitet e fundit kanë detyruar largimin e shumë familjeve nga vendi dhe për pasojë uljen e numrit të nxënësve dhe të studentëve për vitin e fundit akademik.

 

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT-it në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin zyrtar 533.711 mijë nxënës dhe studentë, me një ulje prej 3.7% krahasuar me vitin shkollor 2022-2023. Në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin para-universitar (deri të mesëm të lartë) 416.538 mijë nxënës dhe fëmijë, duke shënuar një ulje prej 3.8% krahasuar me vitin shkollor 2022-2023. Në arsimin parashkollor, gjatë këtij viti shkollor marrin pjesë gjithsej 66.711 mijë fëmijë, 4.4% më pak krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

 

Në arsimin 9-vjeçar, u regjistruan 258.072 nxënës, 54.7% në arsimin fillor dhe 45.3% në ciklin e lartë të arsimit bazë. Krahasuar me vitin shkollor 2022-2023, marrin pjesë në arsimin 9-vjeçar 3.4% më pak nxënës.

 

Në vitin shkollor 2023-2024, 88.7% e nxënësve të arsimit 9 vjeçar u regjistruan në institucionet e arsimit publik dhe 11.3% në institucionet e arsimit privat. Ndër nxënësit e regjistruar në arsimin 9 vjeçar, vajzat përbëjnë 47.9% të totalit.

 

Në vitin shkollor 2023-2024, u regjistruan në arsimin e mesëm të lartë 91.755 mijë nxënës, duke shënuar një ulje prej 4.3%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.

 

Në vitin 2023-2024, pjesën më të madhe të nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë e përbëjnë nxënësit e gjimnazit dhe të arsimit të mesëm social-kulturor prej 82.1%.

 

Ky proporcion ka mbetur pothuaj në të njëjtin nivel përgjatë tre viteve të fundit. Pjesa më e madhe e nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm të lartë ndjek arsimin në institucionet arsimore publike (85.0%).

 

Në vitin shkollor 2023-2024, numri i mësuesve në arsimin 9 vjeçar është 24.109 mijë, ndër të cilët 78.0% janë gra.

 

Në arsimin pas të mesmes jo të lartë, në vitin shkollor 2023-2024 u regjistruan 179 nxënës. Femrat përbëjnë 39.7% ndërsa meshkujt 60.3%. 71.5 % e tyre ndjekin kualifikimin “Ndërmjetësim ë Pasurive të Paluajtshme”, 17.9% “Teknologji Automatizimi” dhe 10.6% “Dizajn dhe Modë”.

 

Në vitin akademik 2023-24, vazhdojnë studimet në të gjithë programet e arsimit të lartë 116.994 mijë studentë, duke shënuar një ulje prej 3.6% krahasuar me 2022-2023.

 

Studentët që marrin pjesë në arsimin e lartë publik, përbëjnë 72.3% të numrit total të studentëve. Në të gjithë programet e arsimit të lartë, në vitin akademik 2023-2024, marrin pjesë 68.305 mijë studente femra ose 58.4% e numrit të përgjithshëm të studentëve në arsimin e lartë. Në programet bachelor për të njëjtën periudhë morën pjesë në arsimin e lartë 67.283 mijë studentë duke shënuar një ulje prej 5.5% krahasuar me 2022-2023.

 

Në vitin akademik 2023-2024, ashtu si edhe vitin e kaluar akademik, studentët preferojnë fushën e studimit “Biznes, Administrim dhe Ligj”, ku është përqendruar një e katërta e numrit gjithsej të studentëve.

Tags: Axhenda e ShpopullimitInstituti i StatistikaveShpopullimi

Related Posts

Zjarri përpin kompleksin Arlis, disa të lënduar, zjarrëfikset në luftë me flakët prej disa orësh
Aktualitet

Zjarri përpin kompleksin Arlis, disa të lënduar, zjarrëfikset në luftë me flakët prej disa orësh

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme kompleksin e pallateve të ndërtuar nga kompania në...

by reda ktor
April 15, 2026
Tavani i lagur i shpëtoi jetën fqinjës
Aktualitet

Tavani i lagur i shpëtoi jetën fqinjës

Një e moshuar që jetonte e vetme në Korçë ka shpëtuar mrekullisht falë ankesës së fqinjit të saj se...

by reda ktor
April 13, 2026
Këlliçi: Skënder Hitaj shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit
Lajmet

Këlliçi: Skënder Hitaj shërbëtor i qeverisë, jo i ligjit

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi në një postim në rrjetin social Facebook ka akuzuar Drejtorin e Përgjithshëm të...

by reda ktor
April 13, 2026
Presidenti i SHBA Donald Trump nominon Eric Wendt për Ambasador në Shqipëri
Bota

Presidenti i SHBA Donald Trump nominon Eric Wendt për Ambasador në Shqipëri

Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka dërguar Senatit të Shteteve të Bashkuara si propozim emrin e Eric Wendt,...

by reda ktor
April 13, 2026
Next Post
Studentët Denoncojnë: Tom Doshi fiton sondazhin për politikanin më të votuar për 2025, i dyti renditet Berisha

Studentët Denoncojnë: Tom Doshi fiton sondazhin për politikanin më të votuar për 2025, i dyti renditet Berisha

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al