Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Unioni CDU/CSU fitoi zgjedhjet për Parlamentin Europian në Gjermani, AFD në vend të dytë

reda ktor by reda ktor
June 10, 2024
in Bota, Lajmet
0
Unioni CDU/CSU fitoi zgjedhjet për Parlamentin Europian në Gjermani, AFD në vend të dytë
Share on FacebookShare on Twitter

Fituesi i zgjedhjeve për Parlamentin Evropian në Gjermani është Unioni CDU/CSU. Partitë simotra së bashku kanë fituar sipas rezultateve të para jozyrtare rreth 29,5% të votave.

 

Kristiandemokratët e CDU kanë fituar rreth 23,4%, ndërsa Kristiansocialët e CSU rreth 6,2%. Ndërsa humbësit më të mëdhenj janë partitë e koalicionit në pushtet në Gjermani: socialdemokratët, ekonologjistët dhe liberalët. Partia socialdemokrate SPD ka fituar sipas prognozave të para vetëm 14,1%, ndërsa ekologjistët kanë rënë në 12,1%, e kjo parti është edhe humbësja më e madhe e zgjedhjeve me një minus prej më shumë se 8% krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Më në fund liberalët kanë fituar reth 4,9%, që është afërsisht sa edhe në zgjedhjet e kaluara.

 

Kandidatja e SPD për zgjedhjet evropiane Katarina Barley u shpreh shumë e zhgënjyer me rezultatet e votimit. Ndërsa partitë opozitare në Gjermani kërkuan përgjegjësi të partive në pushtet edhe sa i përket politikës brenda vendit. Kryetarja e SPD Sasia Esken tha se në ditët në vijim do të analizohen rezultatet dhe do të ndërmerren masa.

 

Ajo që vihet re sipas rezultateve të para është se AFD ka marrë rreth 16,3 përqind të votave duke shënuar historinë dhe duke marrë vendin e dytë.

 

Parlamenti Evropian do të ketë 720 mandate, prej tyre 96 nga Gjermania. Të drejtën e votës në Gjermani e kanë pasur 65 milion votues. Ndërsa në të gjithë Bashkimin Evropian janë ftuar për votime rreth 365 milionë votues. Për herë të parë kanë votuar edhe të rinjtë nga mosha 16 vjeçare.

Tags: AFDBotaCDUCSUGjermaniZgjedhjet për Parlamentin Europian

Related Posts

Rama i sul Anti-terrorin Dritan Goxhajt pas leximit të deklaratës për dorëheqje
Aktualitet

Rama i sul Anti-terrorin Dritan Goxhajt pas leximit të deklaratës për dorëheqje

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kërkesës publike për dorëheqjen e tij, duke i drejtuar institucionet e sigurisë ndaj...

by reda ktor
June 25, 2026
Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç
Aktualitet

Shqipëria zyrtarizon protokollin hormonal për de-genderizimin e fëmijëve, akses publik nga 14 vjeç

Ministria e Shëndetësisë ka miratuar për herë të parë një udhëzim që lejon terapinë hormonale për personat transgjinorë në...

by reda ktor
May 29, 2026
Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut
Aktualitet

Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut

Një tubim i fuqishëm solidariteti u zhvillua sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë u mblodhën...

by reda ktor
May 26, 2026
Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar
Lajmet

Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kryer një "akt të rëndë lëpirjeje...

by reda ktor
May 26, 2026
Next Post
Matura 2024: Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Matura 2024: Teza e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al