Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

OLAF bllokon fondet e programit të tretë IPARD për Shqipërinë pas zbardhjes së skemës së korrupsionit

reda ktor by reda ktor
June 22, 2024
in Aktualitet, Lajmet, Politikë
0
OLAF bllokon fondet e programit të tretë IPARD për Shqipërinë pas zbardhjes së skemës së korrupsionit
Share on FacebookShare on Twitter

Zyra kundër mashtrimit Ekonomik në BE, OLAF ka zbardhur skemën korruptive të shpërndarjes së fondeve të BE-së për fermerët në Shqipëri pas hetimeve të disa muajve më parë që çuan në ndërprerjen e granteve.

 

Në raportin vjetor për vitin 2024, OLAF tregon se pas një sërë hapash komplekse hetimore përfshirë përdorimin e teknikave dhe kërkimeve shkencore dixhitale të dokumenteve të lidhura me marrësit e IPARD II, AZHBR dhe operatorë të tjerë ekonomikë, zbuloi disa parregullsi serioze gjatë fazës së dhënies së granteve dhe zbatimit të disa projekteve.

 

Sipas OLAF, fermerëve u merreshin në formën e ryshfetit pjesë të konsiderueshme të granteve përmes kompanive të konsulencës të përzgjedhura paraprakisht. Ndërkohë që në shumë raste përfituesit e fondeve përzgjidheshin me konkurse të manipuluara. Aplikantëve u kërkohej të paguanin një pjesë të konsiderueshme të grantit të tyre tek një kompani konsulencë lokale. Në raste të tjera kontratat janë dhënë pa konkurrencë ose përmes një konkursi të manipuluar me oferta falsë ndërkohë që në disa projekte u gjetën çmime të fryra dhe shkelje të rregullave kontraktuale.

 

Pas konstatimit të këtyre shkeljeve, OLAF i ka propozuar BE-së që të ndalojë programin mbështetës për bujqësinë shqiptare IPARD III me një vlerë 112 milion euro deri në momentin kur të merren masa që fondet e BE-së të mbrohen nga vjedhja dhe aktivitetet ilegale.

 

Skandali i Ministrisë së Bujqësisë të drejtuar asokohe nga Frida Krifca lidhur me keqpërdorimin e fondeve të IPARD nisi të zbulohej pasi disa fermerë që aplikuan për këtë mbështetje bënë denoncim ndaj zyrës shqiptare për mënyrë korruptive të ndarjes së eurove.

 

Tags: Frida KrifcaIPARDKorrupsionOLAF

Related Posts

Prokurorja Anita Jella përballë një prove publike: A do të zbardhë aferën e “Godinës 19” në Qytetin Studenti?
Aktualitet

Prokurorja Anita Jella përballë një prove publike: A do të zbardhë aferën e “Godinës 19” në Qytetin Studenti?

Një nga aferat korruptive më të mëdha që është në dosjet e SPAK është ajo e “Godinës 19” në...

by reda ktor
July 7, 2025
Matura 2025: Notat e provimit të Matematikës, sa ngelës dhe ekselentë numërohen në të gjithë vendin
Lajmet

Matura 2025: Notat e provimit të Matematikës, sa ngelës dhe ekselentë numërohen në të gjithë vendin

Janë publikuar këtë të enjte rezultatet e provimit të Matematikës për Maturën Shtetërore 2025. Sipas rezultateve, bëhet me dije...

by reda ktor
June 27, 2025
Rikthehet TikTok në Shqipëri: Edi Rama e mbylli sa për sy e faqe për zgjedhjet
Aktualitet

Rikthehet TikTok në Shqipëri: Edi Rama e mbylli sa për sy e faqe për zgjedhjet

Ngjarja e ndodhur në shkollën “Fan Noli” ku i ndjeri Martin Cani u vra nga bashkëmoshatarët e tij u...

by reda ktor
June 24, 2025
E rëndë në Qytetin Studenti: I riu vetëvritet duke u hedhur nga godina 11-12
Aktualitet

E rëndë në Qytetin Studenti: I riu vetëvritet duke u hedhur nga godina 11-12

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Qytetin Studenti në godinën 11-12. Një i ri rreth...

by reda ktor
June 8, 2025
Next Post
Del në skenë vjehrra e Erion Veliajt, qindra miliona lekë asete në organizimin e aktiviteteve të kulturës

Del në skenë vjehrra e Erion Veliajt, qindra miliona lekë asete në organizimin e aktiviteteve të kulturës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al