Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Mashtrim me bursat e studimit në 22 universitete, policia kontroll në banesat e disa mësueseve

reda ktor by reda ktor
July 2, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Mashtrim me bursat e studimit në 22 universitete, policia kontroll në banesat e disa mësueseve
Share on FacebookShare on Twitter

Një kontroll i befasishëm i kryer në zyrën dhe banesën e mësueses së anglishtes të gjimnazit ‘Qemal Stafa’ në Tiranë, Valentina Lamaj, ka çuar në sekuestrimin e kompjuterit, laptopit, dhe aparateve telefonike të saj. Hetimi ka si synim të zbulojë një skemë mashtrimi të dhjetëra gjimnazistëve të Tiranës, përmes një projekti arsimor i njohur ndryshe si “Let’s Talk Together About US24”.

 

Pjesë e verifikimeve hetimore nga prokuroria e Tiranës, është dhe drejtoresha e gjimnazit ‘Qemal Stafa’, Klotilda Jaupi.

 

Aktualisht hetimi që po ndiqet nga një prokurore dhe dy oficerë Shqiptarë të atashuar në Ambasadën Amerikane, ka çuar në kontrollin e banesës së Klea Ramës, e cila rezulton si drejtuesja e projektit për Shqipërinë, dhe ajo deklarohet si përfaqësuese e Departamentit Amerikan të Shtetit.

 

Sipas burimeve pranë prokurorisë së Tiranës verifikimet janë shtrirë dhe tek Valentina Prespa me detyrë zv/drejtore e këtij projekti, Fatbardha Beqiri, këshilltaret Anisa Mehja, Fatjona Gashi dhe Ersilda Ramadani.

 

Janë dhjetëra nxënës të gjimazeve në Tiranë dhe jo vetëm që janë mashtruar përmes këtij projekti që maskohej nën siglën e ambasadës Amerikane.

 

Ndërkohë në 6 qershor 2024, përmes një deklarate Ambasada e SHBA-ve në Tiranë njoftoi se projekti i njohur si “Let’s Talk Together About US24”, po mashtronte duke pretenduar se financohej nga qeveria amerikane, pasi ai nuk kishte asnjë lidhje me Ambasadën e SHBA dhe Departamentin e Shtetit të SHBA.

Tags: Gjimnazi Qemal StafaKlotilda JaupiMashtrimi me bursatValentina Lamaj

Related Posts

VIDEO-LAJM: Deputeti i PD Arian Ndoja në tryezë me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe Troplinët
Aktualitet

VIDEO-LAJM: Deputeti i PD Arian Ndoja në tryezë me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe Troplinët

Ditën e sotme është publikuar një video ku shihet qartë Deputeti i Partisë Demokratike Arian Ndoja në tryezë me...

by reda ktor
September 23, 2025
Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private
Aktualitet

Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private

Këtë muaj kryeministri Edi Rama me një urdhër në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës për ndarjen e pushteteve, është...

by reda ktor
August 29, 2025
22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time
Aktualitet

22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Një ngjarje ka ndodhur në Elbasan ku policia ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, i kallëzuar nga mbesa e...

by reda ktor
August 23, 2025
Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji
Aktualitet

Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji. Mësohet se Zheji ishte duke drekuar me...

by reda ktor
August 23, 2025
Next Post
2 ditë përpara zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar, ku renditen forcat politike në sondazhe?

2 ditë përpara zgjedhjeve në Mbretërinë e Bashkuar, ku renditen forcat politike në sondazhe?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al