Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Erion Veliaj kthen në bisnes betonizimin e Tiranës, ku shkojnë lekët e taksave të vjelura nga Bashkia e Tiranës?

reda ktor by reda ktor
July 25, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Erion Veliaj kthen në bisnes betonizimin e Tiranës, ku shkojnë lekët e taksave të vjelura nga Bashkia e Tiranës?
Share on FacebookShare on Twitter

Betonizimi në nivele alarmante për kryeqytetin është kthyer tashmë në bisnes për Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj. Bashkia e Tiranës raporton miliarda lekë të vjelura nga taksat e ndërtimit të kullave në kryeqytet por kjo nuk reflektohet në investimet që bashkia ka kryer vitet e fundit. Përditë e më tepër jeta e qytetarëve të kryeqytetit bëhet edhe më pak e jetueshme mes zhurmës, kaosit dhe papastërtisë në rrugë.

 

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave burimi më i rëndësishëm në strukturën e të ardhurave të veta vendore në nivel kombëtar në vitin 2023 ishte taksa e ndikimit në infrastrukturë nga ndërtimet e reja me 37% të totalit, e ndjekur nga taksat e pasurisë (18%), tarifa e pastrimit (13%) dhe të ardhurat jotatimore (9%), shkruan Monitor.

 

Bashkitë rritën më tej varësinë ndaj Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë e cila zuri 37% te të ardhurave të veta vendore nga 33% në vitin 2022.

 

Në vitin 2023 u grumbulluan 13.1 miliardë të ardhura nga taksa e ndikimit në infrastrukturë me një rritje vjetore 30%. Të ardhurat nga ky zë shënuan gjithashtu rekord historik në vitin 2023.

 

Pavarësisht se në total ky burim është më i rëndësishmi për pushtetin vendor, në nivel njësie rreth 72.9% të ardhurave totale nga taksa e ndikimit në infrastrukturë e mbledh vetëm Bashkia Tiranë.

 

Burimet kryesore të e të ardhurave janë rritur në vlerë absolute, ndonëse pesha relative e tyre në strukturën e të ardhurave ka ndryshuar lehtësisht.

 

Taksa e Ndikimit në Infrastrukturë përbën 48% të të ardhurave të veta në Tiranë, 65% në Kamëz, 52% në Kavajë, 49% në Himarë dhe 39% në Vorë dhe Sarandë, por Ministria e Financave vlerëson se ky burim të ardhurash nuk siguron qëndrueshmëri financiare në kohë, ndonëse zgjeron bazën e taksave të ndërtesës për të ardhmen.

 

Pavarësisht se Taksa e Ndikimit në infrastrukturë ka peshën më të madhe në të ardhurat e veta të pushtetit vendor, të ardhurat nga taksa e fjetjes në hotel kanë përjetuar rritjen më të lartë vjetore kundrejt vitit paraardhës, me 41% (408 milionë lekë në 2023 kundrejt 290 milionë në 2022), ndjekur nga taksa e ndikimit në infrastrukturë me 29% rritje (13 miliardë përkundrejt 10.1 miliardë në 2022) dhe “taksa të tjera”, 21% rritje.

 

Performanca në rritjen e të ardhurave nga taksat e pasurisë në vitin 2023 nuk ka shumë ndikim në të ardhurat vendore, duke qenë në të njëjtat nivele.

 

Ministria e Financave vlerëson se një ndër burimet më të rëndësishme si në këndvështrimin e peshës që ato zënë në totalin e të ardhurave të veta vendore, por gjithashtu edhe të qëndrueshmërisë e potencialit në rritje si burim financimi, janë të ardhurat nga taksat mbi pasurinë e paluajtshme.

 

Gjatë vitit 2023, pushteti vendor ka realizuar 6.18 miliardë lekë të ardhura nga tatimi mbi pasurinë, ku përfshihen taksa e ndërtesës (76%), taksa e tokës bujqësore (10%), taksa e truallit (4%) dhe taksa për transaksionet e pasurisë të paluajtshme (10%). 29 Taksat e ndërtesës zë 13% të të ardhurave të përgjithshme vendore, me një realizim prej 4.7 miliardë lekë në 2023, përkundrejt 4.5 miliardë në 2022.

 

Mesatarja kombëtare nuk është larg peshës së taksës së ndërtesës në shumicën e bashkive: në mbi gjysmën e bashkive, të ardhurat nga taksa e ndërtesës janë më pak se 12% e të ardhurave të veta. /Revista Monitor

Tags: Bashkia TiranëBetonizimiErion Veliaj

Related Posts

Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave
Denoncime

Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave

Një grup infermierësh që kanë përfunduar studimet e nivelit master shkencor në muajin Gusht në Fakultetin e Shkencave Mjekësore...

by reda ktor
March 19, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit

Bota ka hyrë në javën e tretë të luftës në Lindjen e Mesme ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

by reda ktor
March 18, 2026
Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative
Aktualitet

Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë, çmimi i naftës ka vazhduar rritjen e cila është...

by reda ktor
March 17, 2026
Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë
Aktualitet

Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë

Artikull nga "Studentët Denoncojnë"   Çfarë përfaqëson Qyteti Studenti? Ndërtimi i Qytetit Studenti i ka fillesat që në fund...

by reda ktor
March 16, 2026
Next Post
Matura 2024: Publikohen datat e provimeve të vjeshtës

Matura 2024: Publikohen datat e provimeve të vjeshtës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al