Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Shpopullimi: Në 10 vite, 125 mijë nxënës më pak në shkollat 9-vjeçare

reda ktor by reda ktor
September 9, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Shpopullimi: Në 10 vite, 125 mijë nxënës më pak në shkollat 9-vjeçare
Share on FacebookShare on Twitter

Ritmet e shpopullimit në këto 10 vitet e fundit janë përshpejtuar ndjeshëm dhe kjo është reflektuar edhe në shkollat 9-vjeçare.

 

Në vitin shkollor 2024-2025, rreth 238 mijë fëmijë do ndjekin arsimin në sistemin publik 9-vjeçar sipas të dhënave nga Ministria e Arsimit. Sipas INSTAT, në këtë nivel arsimi ,në vitin shkollor 2023-2024 ishin të regjistruar 258 mijë nxënës në arsimin 9-vjeçar. Nisur nga këto të dhëna, numri i nxënësve në shkollat 9-vjeçare në këtë vit të ri shkollor është 7.8% më pak se viti i kaluar, ose 20 mijë nxënës më pak.

 

Nga viti 2014 deri në vitin 2024, numri i fëmijëve në ciklin 9-vjeçar ka pësuar rënie me 34.5%, ose 125 mijë më pak. Në vitet në vijim tkurrja e nxënësve në bankat e shkollave pritet të jetë edhe më e lartë si pasojë e shpopullimit dhe faktorëve si rënia e normave të lindshmërisë.

 

Si rrjedhojë e rënies së nxënësve, një numër i madh shkollash po mbyllen vit pas viti. Nga viti shkollor 2012-2013, në vitin shkollor 2021-2022 janë mbyllur 295 shkolla të arsimit 9-vjeçar në të gjithë vendin duke e çuar numrin total të tyre në 1051 nga 1346 që ishte në vitin 2013.

 

Mbyllja e shkollave ka ardhur në raport të drejtë me rënien e numrit të nxënësve, pasi nga 2011 më 2023, INSTAT referon se numri i nxënësve në arsimin 9-vjeçar ka shënuar tkurrje me rreth 30%. Zonat rurale kryesojnë me mbylljen e shkollave, pasi numri i fëmijëve është pakësuar ndjeshëm.

 

Që nga viti 2000 janë mbyllur 42% e shkollave 8-9-vjeçare në rang vendi. Arsimi bazë nga klasa e parë deri në të nëntën me kohë të plotë është i detyrueshëm për të gjithë fëmijët që janë nga mosha 6 vjeç deri në moshën 16 vjeç, me përjashtim të rasteve të parashikuara në ligj.

 

Numri i të rinjve në vend po ulet me shpejtësi. Kur u zhvillua censi 2011, në të gjithë vendin u numëruan 268,756 të rinj të grupmoshës 15-19 vjeç, por në censin 2023, numri i tyre u përgjysmua me vetëm 142,943 persona, me rënie 47%.

 

Kjo grupmoshë kishte rënien më të madhe në periudhën ndërmjet censeve si në numër dhe në përqindje. Popullsia e përgjithshme pësoi rënie me 14.8%, ndërsa në grup moshat e reja, ky raport ishte më shumë se dy herë më i lartë.

Tags: Axhenda e ShpopullimitShpopullimi

Related Posts

“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë
Aktualitet

“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë

Të premten, mijëra qytetarë u mblodhën sërish në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar vendimin e rëndë të Gjykatës...

by reda ktor
September 19, 2026
Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn
Lajmet

Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt për shfuqizimin e masës së sigurisë. Ai kërkonte...

by reda ktor
September 15, 2026
Rama u tha “qepeni gojën”, banorët e Poliçanit braktisin dëgjesën e kryeministrit në Poliçan
Aktualitet

Rama u tha “qepeni gojën”, banorët e Poliçanit braktisin dëgjesën e kryeministrit në Poliçan

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat për Reformën Territoriale u zhvillua në ambientet e brendshme të Hotel Colombo....

by reda ktor
September 13, 2026
Diaspora niset drejt Tiranës për protestën, bllokohet nga policia në Malin e Zi
Aktualitet

Diaspora niset drejt Tiranës për protestën, bllokohet nga policia në Malin e Zi

Protesta qytetare në Tiranë pritet që ditën e sotme të ketë përmasa më të mëdha se zakonisht. Protestuesit nga...

by reda ktor
September 12, 2026
Next Post
Kosova, 35 euro në muaj ushqimi dhe akomodimi për studentët në konvikte/ Në Shqipëri pushteti rracist ndaj studentëve

Kosova, 35 euro në muaj ushqimi dhe akomodimi për studentët në konvikte/ Në Shqipëri pushteti rracist ndaj studentëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al