Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Policia procedon Kryetarin e Aleancës Konservatore Për Shqipërinë Avokat Altin Goxhajn pas protestës anti-Soros tek Kryeministria

reda ktor by reda ktor
February 2, 2025
in Aktualitet, Lajmet, Politikë
0
Policia procedon Kryetarin e Aleancës Konservatore Për Shqipërinë Avokat Altin Goxhajn pas protestës anti-Soros tek Kryeministria
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i Aleancës Konservatore Për Shqipërinë Avokati Altin Goxhaj është proçeduar në gjendje të lirë, në lidhje me një protestë të mbajtur ditën e djeshme para Kryeministrisë.

 

Policia në njoftimin për mediat ka bërë me dije se protesta u mbajt ndërsa për të nuk ishte marrë leje.

 

“U procedua në gjendje të lirë shtetasi A. G., 55 vjeç, pasi ditën e djeshme, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara godinës së Kryeministrisë, në bashkëpunim me persona të tjerë, kanë zhvilluar një protestë, për të cilën nuk i ishte miratuar leja për zhvillimin e këtij tubimi.” – thuhet në njoftimin e shpërndarë për mediat.

 

Vetë Avokati Goxhaj ka bërë një reagim lidhur me këtë rast, ku shprehet se Policia e ka proceduar me një Nen që është shfuqizuar nga Kodi Penal nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese në 4 Maj të vitit 2021.

 

Goxhaj sqaron se Drejtoria e Policisë u njoftua për tubimin e mbajtur, por nga ana e tyre nuk është pranuar njoftimi i protestës.

 

Postimi i plotë i Kryetarit të Aleancës Konservatore Për Shqipërinë, Avokatit Altin Goxhaj

 

“1 VIT APO 2 VJET BURG PËR AV ALTIN GOXHAJ PËR PROTESTËN ANTISOROS? AVOKATI GOXHAJ PËRFUNDON NË POLICI ME NENIN QË KA RRËZUAR GJYKATA KUSHTETUESE!”

 

Njoftim nga Avokati Altin Goxhaj, Kryetar i Aleanca Konservatore Për Shqipërinë

 

“Kur Tiku i Soros dhe Qori i Soros duan protestë, sherrin e kanë me veten ndërsa Policia u bëhet urë! Kur kërkon Tini AntiSoros të bëjë protestë, sherrin e ka me policinë, prokurorinë, gjykatën, gjithë pushteti i Ramës!”

 

Policia më proçedoi penalisht për të 35-tën herë në këto 35 vjet por për herë të parë si Kryetar i Partisë Aleanca Konservatore Për Shqipërinë 100 ditë para Zgjedhjeve me një Nen që e ka fshirë nga Kodi Penal, Gjykata Kushtetuese në Maj 2021 dmth Neni i famshëm i rrëzuar i TUBIMIT TË PALIGJSHËM për Protestën e djeshme kundër Axhendës Soros të Shpopullimit dhe shpërbërjes së Shqipërisë që mund të konsiderohet edhe protesta sovraniste kundër shpikjes së Shtetit Bektashi, ardhjes së afrikanëve, çentralit atomik dhe shpikjes së minoriteteve dhe kombësive me zgjedhje! Ky është inçidenti i parë elektoral ku proçedohet Kryetari i një partie politike me një Nen që nuk ekziston (tubimet e paligjshme) 100 ditë para Zgjedhjeve sepse Zogjtë e Qyqes Soros kanë frikë veç Partinë AntiSoros! Ne do të njoftojmë të gjithë ndërkombëtarët jo për tu qarë por për tu fshikulluar surratit çfarë ata i kanë bërë Shqipërisë me Reformën Soros në Drejtësi për llogari të Familjes Soros!

 

Sqarim: Dje kemi njoftuar Drejtorinë e Policisë sipas ligjit për tubimet dhe ata na thanë se nuk pranohet njoftimi ynë dhe do proçedohemi penalisht! Siç e patë ne i pyetëm protestuesit nëse do rrimë apo do ikim, dhe ata vendosën ta injorojmë vendimin e palkigjshëm të policisë. Protesta u mbajt me korrektesë dhe nga ne dhe nga policia, pas 2 orësh, në 11:00 të natës u paraqita në Rajonin nr 1 të Policisë së Shtetit ku mu komunikua nisja e proçedimit penal për nenin që nuk ekziston 😃 Unë i deklarova Oficerit të Policisë Gjyqësore “Ne jemi gati të japim edhe jetën për të mbrojtur Sovranitetin Kombëtar dhe le më të refuzojmë një urdhër të paligjshëm grotesk të Qeverisë së Soros që kërkon të zhbëjë Shqipërinë”

 

P.s. Neni 262 i Kodit Penal me të cilin më proçeduan për zhvillim pa leje është rrëzuar nga Gjykata Kushtetuese në 4 Maj 2021

 

Neni 262 “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”

 

“Organizimi i grumbullimeve dhe i manifestimeve të personave në sheshe dhe vende të kalimit publik, pa marrë më parë lejen nga organi kompetent sipas dispozitave të veçanta apo kur nga organizatorët shkelen kushtet e parashtruara në kërkesën për dhënie të lejes, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Pjesëmarrja në një grumbullim apo manifestim të paligjshëm edhe pas paralajmërimit të bërë për shpërndarje, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në tre muaj.  Po kjo vepër, e kryer më shumë se një herë ose kur ka sjellë pasoja të rënda, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet. “

Tags: Aleanca Konservatore Për ShqipërinëAltin Goxhaj

Related Posts

VIDEO-LAJM: Deputeti i PD Arian Ndoja në tryezë me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe Troplinët
Aktualitet

VIDEO-LAJM: Deputeti i PD Arian Ndoja në tryezë me vëllain e kryeministrit Edi Rama, Olsi Rama dhe Troplinët

Ditën e sotme është publikuar një video ku shihet qartë Deputeti i Partisë Demokratike Arian Ndoja në tryezë me...

by reda ktor
September 23, 2025
Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private
Aktualitet

Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private

Këtë muaj kryeministri Edi Rama me një urdhër në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës për ndarjen e pushteteve, është...

by reda ktor
August 29, 2025
22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time
Aktualitet

22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Një ngjarje ka ndodhur në Elbasan ku policia ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, i kallëzuar nga mbesa e...

by reda ktor
August 23, 2025
Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji
Aktualitet

Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji. Mësohet se Zheji ishte duke drekuar me...

by reda ktor
August 23, 2025
Next Post
Sekretari Marco Rubio viziton Kosta Rikën dhe Guatemalën, në fokus imigrimi dhe siguria

Sekretari Marco Rubio viziton Kosta Rikën dhe Guatemalën, në fokus imigrimi dhe siguria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al