Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

“PS-ja funksionon si një sistem diellor”/ Shpërblehet i riu që lartësoi Partinë Socialiste në Kuvendin Kombëtar, emërohet administrator i njësisë Shënkollë në Lezhë

reda ktor by reda ktor
February 4, 2025
in Lajmet, Politikë
0
“PS-ja funksionon si një sistem diellor”/ Shpërblehet i riu që lartësoi Partinë Socialiste në Kuvendin Kombëtar, emërohet administrator i njësisë Shënkollë në Lezhë
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Socialiste ka organizuar pak ditë më parë Kuvendin Kombëtar Rinor, ku fjalimet e të rinjve socialistë i rrëmbyen vëmendjen dhe fjalimit të vetë kreut të kësaj partie Edi Ramës.

 

Fjalimet e tyre flisnin për arritjet e partisë dhe udhëheqësit e saj, duke premtuar se do të punojnë pa u lodhur për të çuar përpara vizionin socialist në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2025. Disa prej tyre e lartësuan PS-në aq sa e krahasuan me sistemin diellor.

 

“Në trurin tim, PS-ja funksionon si një orbitë, si një sistem diellor, si dielli që ka gravitetin dhe sjell planetet. Dhe ne sillemi rreth diellit me gravitet.” – tha një prej të rinjve.

Autori i këtij mesazhi, i riu Andon Gjoni, është shpërblyer sigurisht për fjalët që kishte zgjedhur të thonte në Kuvendin e 1 shkurtit.

 

Ernest Rakaj, kryetari i Këshillit Bashkiak të Lezhës, përmes një postimi në rrjetet sociale ka njoftuar se Gjoni, vetëm dy ditë pas fjalimit “mbrëselënës” u emërua administrator i njësisë Shënkollë në Lezhë.

 

“Sot me Zv. Kryetaren Brikena Vuksani ne Njesine Shenkolle për ti dorëzuar stafetën ne krye ne punëve në zonë Andon Gjoni! I uroj shumë suksese Andonit në detyrën e re në shërbim të një zone të mrekullueshme dhe me njerëz të jashtëzakonshëm.” – thuhet në postimin e Rakaj.

 

Mesa duket vetëm kaq duhet për të marr një post në administratën shqiptare. Një lavdërim për Partinë Socialiste dhe asnjë meritë për vendin e punës që merr.

Tags: Andon GjoniErnest RakajPartia Socialiste

Related Posts

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Të rinj dhe studentë po përgatiten për një protestë kombëtare nesër, më 13 tetor, në orën 14:00. Tubimi do...

by reda ktor
October 12, 2026
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Zgjedhjet e 11 majit: Zgjatet me VKM afati i pasaportave dhe kartave të identitetit të skaduara

Zgjedhjet e 11 majit: Zgjatet me VKM afati i pasaportave dhe kartave të identitetit të skaduara

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al