Gjatë bashkëbisedimit me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e quajti Edi Ramën injoranti më i madh i ulur në karrigen e kryeministrit.
Pjesë nga bashkëbisedimi
Adelina Dragoshi: Dje me pensionistët Rama tha se, shqiptarët marrin 11 mijë euro për frymë. Nuk e di se si mund të jetë njeriu kaq mashtrues.
Sali Berisha: Adelina do më falësh, e kam thënë disa herë, por ai meriton çdo epitet. Por mund t’ju them një gjë, që në mënyrë absolute njeri më injorant përsa i përket qeverisjes nuk është ulur kurrë në atë karrige.
Nëse të kujtohet, ky kur shkonte në fushatë elektorale, shkruante në pëllëmbë të dorës termat GDP, GDP për frymë etj., etj., me radhë se nuk i dinte.





