Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Bie propaganda: Aktivisti demonton propagandën e Bashkisë Tiranë dhe Rezidencës Studentore

reda ktor by reda ktor
April 16, 2024
in Denoncime, Lajmet
0
Bie propaganda: Aktivisti demonton propagandën e Bashkisë Tiranë dhe Rezidencës Studentore
Share on FacebookShare on Twitter

Prej vitesh në qytetin studenti janë hedhur miliarda lekë nga institucioni i Rezidencës Studentore Universitare nr.1 që varet drejtëpërdrejtë nga Bashkia e Tiranës ku drejtoreshë është Anila Shehu. Fondet e hedhura prej vitesh në mbi 70% të rasteve janë hedhur për rikonstruksionin e godinave por vlera e hedhur për rikonstruksionin e godinave nuk e justifikon cilësinë tepër të dobët të punimeve në godina.

 

Aktivisti i kauzave studentore prej vitesh ka denoncuar vjedhjen e fondeve dhe shpërdorimin e detyrës nga titullarja e RSU nr.1 Anila Shehu ku sipas shkresave janë hedhur mbi 2.3 miliardë lekë për rikonstruksionin e plotë të godinave 11-12. Sipas gjetjes së fundit konkretisht sistemi i izolimit të godinave 11-12 është bërë me polisterol dhe kohët e fundit vërehet se se është duke rënë në pjesë të ndryshme të godinave sistemi i izolimit me polisterol. Gjithashtu vërehet re se në godinave 9-10 suvaja nga jashtë godinës është duke rënë në pjesë të ndryshme duke provuar se cilësia e punimeve nuk justifikon shumën e investuar në godinave 9-10.

Nga gjetjet e raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në Dhjetor të 2019 “Raporti i përputhshmërisë ekonomiko-financiare në Rezidencën Studentore Universitare nr.1” rezulton se punimet janë kryer pa mbikëqyrës të punimeve, bashkimi i operatorëve nuk ka pasur punëtorë të kualifikuar dhe janë paraqitur të dhëna të rreme me qëllim kualifikimi.

 

“Aktivisti Aurel Kujtimi demonton propagandën

Bie propaganda e Bashkisë Tiranë dhe Rezidencës Studentore me pseudo-rikonstruksionin e godinave në Qytetin Studenti.

Godinat gjoja të rikonstruktuara vetëm 3 vite më parë kanë filluar të bien, ishim në godinat 9-10 dhe 11-12 ku muret kanë filluar të bien dhe në godinën 11-12 muret janë bërë me bukë peshku ku duket qartë se është bërë një vjedhje galopante në rikonstruksionin e këtyre godinave.

Shumë shpejt do të bëjmë kallëzimin me fakte dhe prova për këtë skandal.” – ka denoncuar aktivisti Aurel Kujtimi në platformën Studentët Denoncojnë.

Kliko për të shikuar denoncimin

Aktivisti në 5 Prill ka depozituar pranë Bashkisë Tiranë dhe Rezidencës Studentore Universitare nr.1 kërkesën për vënien në dispozicion të dokumentacioneve për tenderat e zhvilluara për rikonstruksionin e godinave në Qytetin Studenti.

Related Posts

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës
Lajmet

Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës

SPAK dhe BKH zhvilluan sot një kontroll në banesën e Ron Yeffet, në periferi të Tiranës. Ky veprim hetimor...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Taulant Muka denoncon emërimin në heshtje të njerëzve pa punime shkencore në Akademinë e Shkencave

Taulant Muka denoncon emërimin në heshtje të njerëzve pa punime shkencore në Akademinë e Shkencave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al