Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Britania paralajmëron Izraelin: Do të njohim Palestinën nëse nuk i jepni fund situatës së tmerrshme në Gaza

reda ktor by reda ktor
July 29, 2025
in Bota, Lajmet
0
Britania paralajmëron Izraelin: Do të njohim Palestinën nëse nuk i jepni fund situatës së tmerrshme në Gaza
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Britanik Keir Starmer tha se Mbretëria e Bashkuar do të njohë një shtet Palestinez në muajin Shtator, nëse Izraeli nuk ndërmerr masa konkrete për të përfunduar situatën e tmerrshme në Gaza.

Starmer ka deklaruar se Izraeli duhet të ndërmarrë hapa thelbësorë për t’i dhënë fund situatës së tmerrshme në Gaza, të arrijë një armëpushim, të bëjë të qartë se nuk do të ketë aneksim të Bregut Perëndimor dhe të angazhohet për një proces paqeje afatgjatë që ofron një zgjidhje me dy shtete.

 

“Gjithmonë kam thënë se do të njohim një shtet palestinez si një kontribut për një proces të drejtë paqeje në momentin me ndikim maksimal për zgjidhjen me dy shtete.” – deklaroi Keir Starmer në një konferencë për shtyp pas një mbledhjeje të kabinetit.

 

Starmer organizoi këtë mbledhje një ditë pasi deklaroi se publiku britanik ishte “i zemëruar” me imazhet e njerëzve që po vdisnin nga uria në Gaza, duke folur së bashku me presidentin amerikan, Donald Trump në Skoci.

 

Kryeministri Britanik po përballet me presion në rritje brenda Partisë së tij Laburiste për të mbajtur një qëndrim më të ashpër ndaj Izraelit, që u theksua edhe më shumë pas njoftimit të fundit të Presidentit Francez, Emmanuel Macron, i cili njoftoi se Franca do të njohë një shtet Palestinez në Shtator.

Tags: Britania e MadheGazaIzraelKeir StarmerPalestinë

Related Posts

Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit

Bota ka hyrë në javën e tretë të luftës në Lindjen e Mesme ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

by reda ktor
March 18, 2026
Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative
Aktualitet

Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë, çmimi i naftës ka vazhduar rritjen e cila është...

by reda ktor
March 17, 2026
Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë
Aktualitet

Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë

Artikull nga "Studentët Denoncojnë"   Çfarë përfaqëson Qyteti Studenti? Ndërtimi i Qytetit Studenti i ka fillesat që në fund...

by reda ktor
March 16, 2026
Kushtetuesja rrëzoi vendimin për mbylljen e TikTok, reagon familja Cani: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzoi vendimin për mbylljen e TikTok, reagon familja Cani: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja e të ndjerit Martin Cani, i cili u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë...

by reda ktor
March 11, 2026
Next Post
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al