Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Del në skenë vjehrra e Erion Veliajt, qindra miliona lekë asete në organizimin e aktiviteteve të kulturës

reda ktor by reda ktor
June 23, 2024
in Lajmet, Politikë
0
Del në skenë vjehrra e Erion Veliajt, qindra miliona lekë asete në organizimin e aktiviteteve të kulturës
Share on FacebookShare on Twitter

Pas dajës së Ajolës, del në skenë vjehrra pensioniste e Erion Veliajt, nëna e Ajola Xoxës, Valbona Xoxa. Familja e Erion Veliajt, pas ardhjes së këtij të fundit në krye të Bashkisë Tiranë dhe marrjes së mandatit të dytë nga Rilindja, shtojnë bizneset kryesisht në fushën e artit dhe kulturës.

 

Jo vetëm Ajola Xoxa dhe daja i saj merren me art dhe kulturë, të cilët lidheshin edhe te sh.a. “Botimet Enciklopedike”, në të njëjtën fushë shfaqet edhe nëna e Ajolës dhe vjehrra e Erion Veliajt.

 

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga QKB-ja, rezulton se vjehrra pensioniste e kryebashkiakut Erion Veliaj, zonja Valbona Xoxa, ka themeluar kompaninë “AVA STUDIO” në tetor të vitit 2021.

 

Sipas të dhënave zyrtare, adresa e kompanisë së themeluar nga vjehrra e Erion Veliajt është në Njësinë numër 5, rruga “Brigada e VIII”, në katin e dhjetë të një pallati.

 

Adresa e email-it e deklaruar në QKB është “[email protected]” e kompanisë së Ajola Xoxës.

 

Sipas të dhënave, kompania ka për objekt:

 

Shoqëria ka për objekt ushtrimin e veprimtarive të ndryshme në fushën e botimit, artit dhe kulturës, në fushën sociale dhe në atë edukuese dhe në fushën e turizmit.

 

Valbona Xoxa bëhet personi i tretë nga familjarët e bashkëshortes së Erion Veliajt që thuajse në të njëjtën kohë hapin kompani në fushën e artit dhe kulturës. Pas Ajolës, janë daja dhe nëna e saj që fillojnë të ushtrojnë aktivitete të ndryshe duke fituar dhjetëra mijëra euro në muaj.

 

Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, në vetëm 2 muaj aktivitet arrin të fitojë nga biznesi mbi 20.000 euro për vitin 2021.

 

Të dhënat në QKB

 

Shumë “e talentuar” për biznes dhe ndoshta e vonuar në hapjen e tij. Një pensioniste që shkëlqeu menjëherë si biznesmene duke lënë në hije ish-mësuesen në lice.

 

Por 20 mijë eurot ishin për dy muajt e 2021-shit, sepse subjekti “AVA STUDIO” për vitin 2022 arrin të ketë një fitim neto 110.000 euro.

 

Edhe Valbona Xoxa merr të njëjtin vendim që fitimin ta hedhë në investim njësoj si vëllai i saj.

 

Shkëlqimi vijon edhe më tej, klientë e fonde që derdhen lumë për zonjën Valbona Xoxa, e cila po ia kalonte edhe vajzës së saj Ajolës, që nuk duket të jetë kaq e suksesshme në fushën e artit e kulturës sa nëna dhe daja i saj, të cilët i kanë fitimet vjetore me bet 100 mijë euro me kompani të sapo themeluar. Super të talentuar, por të vonuar në çeljen e aktiviteteve.

 

Nuk dihet ende se kush janë klientët e vjehrrës se Erion Veliajt dhe çfarë lidhje me persona të tretë kanë me dhëndrin apo vajzën.

 

Vjehrra e pasur e Veliajt

 

Valbona Xoxa, vjehrra e Erion Veliajt, përveç rrogës mujore që merr si administratore e kompanisë “AVA STUDIO”, si biznesmene e suksesshme rezulton se merr minimalisht 10.000 euro fitim në muaj duke ofruar shërbimet në art e kulturë, si vajza e saj Ajola, që është kuratore arti, por nuk ka mundur të ketë suksesin financiar të nënës dhe dajës së saj.

Tags: Ajola XoxaBashkia TiranëErion VeliajValbona Xoxa

Related Posts

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën
Lajmet

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë “Studentët Denoncojnë”...

by reda ktor
May 11, 2025
Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë
Lajmet

Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë "Studentët...

by reda ktor
May 6, 2025
Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor
Lajmet

Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor

Votimi i emigrantëve shqiptarë në për botë për zgjedhjet e 11 Majit kanë nisur ndërsa duhet theksuar se nuk...

by reda ktor
April 18, 2025
Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë
Lajmet

Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë

Një incident rilindasish është regjistruar mbrëmjen e kaluar në kampin socialist në Kavajë, ku një përplasje verbale ka degjeneruar...

by reda ktor
April 18, 2025
Next Post
Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi

Ndahet nga jeta poeti i njohur Agim Doçi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al