Dosja e çiftit Veliaj-Xoxa ka nxjerrë në pah një aspekt të rëndësishëm në lidhje me fondet e Ambasadës Amerikane, shpërdorimit të fondeve të taksapaguesve Amerikanë dhe përdorimit të tyre në shërbim të politikanëve të korruptuar në Shqipëri të lidhur historikisht me Fondacionin Soros.
Balkan Youth Link Albania një shoqatë krijesë e Fondacionit Soros në vitin 2001 është një nga skemat e Fondacionit Soros në Shqipëri ku më vonë shërbeu si një nga mjetet i pasurimit të Erion Veliajt dhe më vonë të bashkëjetueses së tij Ajola Xoxa. BYL-A del edhe në dosjen e SPAK të publikuar ditën e djeshme.
“Në faqen 688 të komunikimeve, është dërguar një Raport Federal Financiar në gjuhën angleze, sipas të cilit periudha e aktivitetit për të cilin është akorduar dhe granti nga Ambasada është 04.01.2022 deri më 31.07.2022. Pra, gjatë gjithë kësaj periudhe, kundrejt grantit të dhënë nga Ambasada prej 18.000 USD supozohet të ishin kryer aktivitete, nga të cilat në fakt është zhvilluar veç një prej tyre, ai i 24 qershorit 2022. Në lidhje me këtë, Adela Kondakçiu në faqen 691 shprehet se datën e raportit e ka bërë nga 1 prilli deri më 31 korrik, duke lënë të kuptohet se aktivitetet e kryera i përkasin kësaj periudhe kohore. Përsëri del në pah fakti që Ina Goxhaj nuk ka asnjë disponim mbi vulën e “BYL-A”, sipas komunikimit të faqes 692. Ajo shprehet që vulën e ka Keti (Ketrina Braho).” – thuhet në dosjen voluminoze të SPAK.
Nga bashkëbisedimi mes financiers së Ajola Xoxes, Adela Kondakçiu dhe ish-administates së BYLA-s, OJF e Ajola Xoxes, zbulohet se realizoheshin projektet fiktive nga ata e më pas miratoheshin nga Ambasada Amerikan e disbursoheshin para, ndërsa kontratat mbi këto projekte ishte përgjegjësi e personave që as vetë drejtueset e OJF-së nuk kishin dijeni.
Adela Kondakçiu, shpjegon se janë bërë mbledhje për këtë gjë, por ajo nuk di gjë fare sepse nuk ka qenë. Dhe për aq e ka informuar Xhoi. Ina i përgjigjet: Kuptoj kuptoj. As e vë në dyshim. Pra, Ina Goxhaj nuk ka asnjë rol në vendimmarrje. As në mbledhjet që zhvillohen dhe që kanë për objekt aktivitetin e “BYL-A” ajo nuk thirret. Vendimet për këtë organizatë i marrin të tjerët, përsa kohë që edhe Xhoi Skenderasi, punonjëse e Ajola Xoxës, ka më tepër dijeni rreth çështjeve që diskutohen në mbledhje.
Ndërsa nënkupton se vendimarrjet për këto projekte ishin të drejtëpërdrejta nga Ajola Xoxe, SPAK thekson se vetëm një një projekt për 4 aktivitete për llogari të Ambasadës Amerikane është marrë një grant prej 18 mijë eurosh, por aktivitetet nuk rezultojnë të jenë kryer.
Sipas dosjes së SPAK për projektin SPARE, Ajola Xoxa ka marrë mbi 22 mijë euro, dhe ky projekt nuk rezulton I vetmi, pasi OJF-të e Xoxa-s vazhdimisht janë angazhuar dhe kanë kryer projekte e transferta të dyshimta me selitë diplomatike në Tiranë.
Ajo që është e rëndësishme është fakti që zyrtarë në Ambasadën Amerikane janë të lidhur apo minimalisht ndikohen nga Fondacioni Soros për të dhënë fondet e taksapaguesve Amerikanë shoqatave të Soros ku edhe drejtohen nga politikanë apo familjarë të tyre të korruptuar të lidhur historikisht dhe investim të Fondacionit Soros.