Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

E FUNDIT: GJKKO lë në arrest me burg Erion Veliajn, për Ajola Xoxën ndryshon masa

reda ktor by reda ktor
February 12, 2025
in Lajmet, Politikë
0
E FUNDIT: GJKKO lë në arrest me burg Erion Veliajn, për Ajola Xoxën ndryshon masa
Share on FacebookShare on Twitter

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi ditën e sotme masën e sigurisë arrest me burg për kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se pas seancën së sotme rreth 6 orë, gjykatësi Erion Bani ka vendosur që Veliaj të lihet në qeli. Ndërsa për bashkëshorten e tij Ajola Xoxën, GJKKO ka ndryshuar masën e sigurisë, nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.

 

Njoftimi i GJKKO:

 

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 11.02.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: ‘

 

  1. Marrjen në pyetje dhe verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit dhe nevojat e sigurimit personal të vendosur për personat nën hetim Erion Vliaj, Ajola Xoxa, Elman Abule, Gentjan Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi dhe Shkëlqim Fusha me vendimin Nr. 7 Akti, datë 09.02.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; 2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit me karakter shtrëngues të vendosur ndaj këtyre shtetasve’.

 

  1. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Bani, bazuar në nenet 112, 248 dhe 260 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 14, datë 12.02.2025, vendosi:

 

  1. Vazhdimin e masës së sigurimit ‘Arrest në burg’ parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, caktuar ndaj personit nën hetim Erion Veliaj me vendimin Nr. 7, datë 09.02.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

 

Veliajt i’u komunikua masa e arrestit me burg në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”.

 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.

 

NJOFTIMI PËR MEDIAT NGA GJKKO

Tags: Ajola XoxaArrestohet Erion VeliajElman AbuleErion VeliajErjon BaniFatmir BektashiGentjan SulaGJKKOMeriman PalushiShkëlqim FushaSPAK

Related Posts

Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut
Aktualitet

Solidariteti kombëtar në shesh, protesta në Tiranë për të drejtën e studentëve në Maqedoni të Veriut

Një tubim i fuqishëm solidariteti u zhvillua sot në Sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku studentë dhe qytetarë u mblodhën...

by reda ktor
May 26, 2026
Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar
Lajmet

Berisha akuzon Ramën se dekoroi babanë e Ergys Agasit për të mbuluar lidhjet me krimin e organizuar

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka kryer një "akt të rëndë lëpirjeje...

by reda ktor
May 26, 2026
PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ
Lajmet

PD kërkon dorëheqjen e Albana Koçiut për pjesëmarrje në Paradën e shoqatave LGBTQ

Partia Demokratike ka kërkuar dorëheqjen e zëvendëskryeministres Albana Koçiu, pasi ajo mori pjesë në Paradën e organizuar nga shoqatat...

by reda ktor
May 26, 2026
Kushtetuesja: Të rigjykohet Veliaj në Gjykatë të Lartë, roli i Sokol Sadushit për të liruar Veliajn
Lajmet

Kushtetuesja: Të rigjykohet Veliaj në Gjykatë të Lartë, roli i Sokol Sadushit për të liruar Veliajn

Në vendimin e së hënës, gjyqtarët kushtetues vendosën me shumicë 5 me 3 vota ta rikthenin dosjen në Gjykatën...

by reda ktor
May 25, 2026
Next Post
Robert F Kennedy Jr. konfirmohet si Sekretar i Shëndetësisë nga Senati Amerikan

Robert F Kennedy Jr. konfirmohet si Sekretar i Shëndetësisë nga Senati Amerikan

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al