Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Kledian Leka, Shqiptari i parë i diplomuar në IT në Universitetin e Parmës, teza e tij për njerëzit me dëmtime në shikim

reda ktor by reda ktor
March 26, 2024
in Lajmet
0
Kledian Leka, Shqiptari i parë i diplomuar në IT në Universitetin e Parmës, teza e tij për njerëzit me dëmtime në shikim
Share on FacebookShare on Twitter

Kledian Leka është 23-vjeçari i parë i diplomuar me probleme të shikimit në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike në Universitetin e Parmës. 23-vjeçari me origjinë shqiptare e banim në Casalmaggiore ka përfunduar me sukses kursit trevjeçar të titulluar “Edukimi i Shkencave Kompjuterike për nxënësit të cilët kanë probleme në lidhje me shikimin.”

 

Klediani tha se teza e tij synon të jetë një ndihmë e madhe për fëmijët me probleme me shikimin. Ai tha se ka punuar për këtë tezë që të gjitha dokumentet tradicionale të jenë të lexueshme edhe për të verbërit.

 

“Teza ime mund të jetë një manual për të ndihmuar fëmijët me dëmtime të plota ose të pjesëshme të shikimit. Nuk kishte materiale mësimore për nxënësit e verbër, kështu që u nisa për të përkthyer dhe konvertuar të gjitha dokumentet tradicionale mbi të cilat ata studionin, në mënyrë që ato të ishin edhe të lexueshme për ne të verbërit. Nga sot Universiteti i Parmës dhe ndoshta universitete të tjera, do të kenë një pikënisje me të cilën do të krahasohen dhe nga e cila do të marrin frymëzim për të përmirësuar aksesin. Vazhdova të punoja nga ora 08:00 deri në 13:00. Pastaj, nga ora 14:00 deri në 2:00 u angazhova për të studiuar. Nuk kam menduar kurrë të ndalem dhe të ndjej keqardhje për veten time dhe vendosa të luftoj për të realizuar të gjitha ëndrrat e mia.” – ka deklaruar Kledian Leka.

 

Shqiptari është diplomuar si ekspert IT me nota të larta dhe deri në vitin 2020 ka bashkëpunuar me Muzeun Bijou të Casalmaggiore për të krijuar itinerare për të verbërit. Ai është i regjistruar në regjistrin kombëtar të mësuesve të IT dhe është kualifikuar për të trajnuar atletë të verbër pasi ai ushtroi atletikën në nivel garues për dy vjet.

Tags: Kledian Leka

Related Posts

Studentët Shqiptarë shembin muret e diskriminimit në Maqedoni të Veriut: Në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet edhe dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov
Aktualitet

Studentët Shqiptarë shembin muret e diskriminimit në Maqedoni të Veriut: Në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet edhe dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov

Ditën e sotme qindra studentë shqiptarë të mbështetur nga qytetarë protestuan në Shkup duke kërkuar që të respektohet Kushtetuta,...

by reda ktor
April 6, 2026
Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave
Denoncime

Skandali në FSHMT: Mbahen peng 105 infermierë të masterit, nuk u jepen kartonët e diplomave

Një grup infermierësh që kanë përfunduar studimet e nivelit master shkencor në muajin Gusht në Fakultetin e Shkencave Mjekësore...

by reda ktor
March 19, 2026
Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit
Bota

Lufta në Lindjen e Mesme: “Dezertimi” i parë në administratën Trump, jep dorëheqjen drejtori i Qendrës së Kundër Terrorizmit

Bota ka hyrë në javën e tretë të luftës në Lindjen e Mesme ku Shtetet e Bashkuara të Amerikës...

by reda ktor
March 18, 2026
Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative
Aktualitet

Nafta arrin çmimin e 200 lekëve teksa vendi përballet me një krizë spekulative

Mëngjesin e sotëm në disa pika të karburantit në Tiranë, çmimi i naftës ka vazhduar rritjen e cila është...

by reda ktor
March 17, 2026
Next Post
Ekipi i studentëve nga Kosova zë vendin e tretë në botë në mesin e 400 universiteteve

Ekipi i studentëve nga Kosova zë vendin e tretë në botë në mesin e 400 universiteteve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al