Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Kujtimi: Godinat në ‘Qytetin Studenti’ nuk plotësojnë as kushtet elementare/ Bregu: Abuzimet me rinovimet, 11-fish më të larta

reda ktor by reda ktor
September 24, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Kujtimi: Godinat në ‘Qytetin Studenti’ nuk plotësojnë as kushtet elementare/ Bregu: Abuzimet me rinovimet, 11-fish më të larta
Share on FacebookShare on Twitter

Viti i ri akademik 2024-2025 në universitetet publike dhe jopublike do të fillojë me datë 7 tetor. Regjistrimi ne rezidencat studentore ka nisur qe prej 1 shtatorit. Por vihen re që në fillim problematikat lidhur me akomodimin e studenteve.

 

Aktivistët e kauzave studentore Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu, në studion e ‘MCN Live”, numërojnë problematikat që lidhen me godinat banuese të studentëve të cilat sipas tyre, janë jashtë çdo kushti elementar për jetesë.

 

Kujtimi, numëron faktet që ndikojnë për keq në jetesën në këto godina teksa krahason kushtet me studentët në Kosovë.

 

Gjatë tërë kohës ato që kam parë në atë zonë, shumë pak godina kanë kushte të mira edhe ato që janë bërë kohëve të fundit, kanë filluar të shfaqin problematika. Jo më larg se para disa muaj ne kemi bërë denoncime se në njërin nga ato godia që është investuar së fundmi, ka dalë jashtë funksionit dmth, një godinë brenda 2-3 viteve të dal jashtë funksionit.

 

I bie që është kryer abuzim shumë i madh me fondet që kanë rinovuar këtë godinë. Edhe ato godita që janë, nuk i plotësojnë kushte që kanë, si përshembull pjesa e lavanderisë që studentët duhet të shkojnë privat të paguajë ose mensa e studentëve mungojnë që është faktor i madh se detyrimisht një student ka kosto.

 

Krahasuar me Kosovës, studentët që kanë 35€ ku përfshijnë kushtet dhe akomodomi dhe mensa publike që janë dy vakte në ditë, këtu tarifat variojnë nga 45-65€ dhe kanë një dhomë, asgjë më shumë.

 

Ne do të vazhdojmë betejën deri në fund se çdo njeri që ka abuzuar më godinat aty të dali para drejtësisë pavarësisht manipulimeve për interesa politike partiake.

 

Nga ana tjetër Bregu, pohon se përsa më lart, kanë çuar dy kallëzime në SPAK për abuzimet me tender në godinën 11, 12 të qytetit Studenti, në masën 11 fish më shumë.

 

Lidhur me këto ata akuzojnë drejtpërdrejtë drejtuesen e Rezidencës Studentore, Anila Shehun dhe kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.

 

Vetëm në vitin e fundit për bashkinë Tiranë dhe rezidencën studentore kemi bërë dy kallëzime. Kallëzimi i parë është bërë në SPAK para një viti në muajin Maj dhe kallëzimi i dytë në muajin Qershor të këtij viti për Anila Shehun dhe Erion Veliajn.

 

Kemi bërë kallëzime ku kemi marrë çmime te preventivit të një goditë siç do ta bënin në një godinë po të ishte shtëpia jonë. Në atë që kemi konstatuar, na ka rezultuar se vjedhja është minimalisht 11 fish më shumë në Qytetin Studenti, vetëm në një goditë, rezultatet i kemi zgjedhur me anën e ekspertëve të fushës.

 

Kushtet në ato godina nuk e justifikojnë listën e preventivit, kur një dhomë studenti nuk kushton më shamë se 1.4 milion të vjetra, kurse me vlerën e tyre një dhomë studenti kushton mbi 10 mijë €.

 

Ne kemi bërë kallëzime ne kemi marrë gjitha dokumentet e tenderëve dhe në kallëzim kemi paraqitur të gjitha provat ne godine nr. 6 dhe në godinën 11-12 kemi shumë herë më shumë vjedhje se në godinën nr. 6.

 

Aty kemi hasur në falsifikim dokumentesh nga Rezidenca Studentore qe drejtohet nga Anila dhe kompania që ka marrë tenderin në menaxhim, ne godinën 11-12 kemi plasaritje muresh, që tregon cilësinë e dobët të punimeve, banjat me lagështire, kjo godinë po bëhet e pajtueshme, ka rrezik edhe për zjarr.

Tags: Andrea BreguAnila ShehuAurel KujtimiBashkia TiranëErion VeliajMCNRezidenca Studentore Universitare nr.1

Related Posts

Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private
Aktualitet

Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private

Këtë muaj kryeministri Edi Rama me një urdhër në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës për ndarjen e pushteteve, është...

by reda ktor
August 29, 2025
22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time
Aktualitet

22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Një ngjarje ka ndodhur në Elbasan ku policia ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, i kallëzuar nga mbesa e...

by reda ktor
August 23, 2025
Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji
Aktualitet

Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji. Mësohet se Zheji ishte duke drekuar me...

by reda ktor
August 23, 2025
Skandali i RSU nr.1: Studentëve u kërkohet para-pagesa e plotë për 10 muajt e akomodimit
Denoncime

Skandali i RSU nr.1: Studentëve u kërkohet para-pagesa e plotë për 10 muajt e akomodimit

Një denoncim ka ardhur ditën e sotme pranë redaksisë së portalit ‘Studentët Denoncojnë’ në lidhje me ankesat që kanë...

by reda ktor
August 20, 2025
Next Post
Denoncimi: Konviktet e Institutit Bujqësor pa ujë të ngrohtë në fillim të sezonit dhe vitit të ri akademik

Denoncimi: Konviktet e Institutit Bujqësor pa ujë të ngrohtë në fillim të sezonit dhe vitit të ri akademik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al