Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Kush i shërbeu Veliajt në burgun e Durrësit?/ CNA publikon 5 faqe të tjera të plota përgjimesh

reda ktor by reda ktor
April 6, 2025
in Lajmet, Politikë
0
Kush i shërbeu Veliajt në burgun e Durrësit?/ CNA publikon 5 faqe të tjera të plota përgjimesh
Share on FacebookShare on Twitter

CNA po sjell 5 faqe të tjera të plota nga përgjimet ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj në burgun e Durrësit. Në këto faqe del qartë si mediat janë vënë nën shërbim Veliajt ku kërkon që të mbahet lart presioni dhe të fushata mediatike të vijojë fuqishëm. Po ashtu tregohet se si Mero Baze, Carlo Bollinon, Top Channel janë vënë në shërbim të tij.

 

Përgjimet në faqen 74

1- Erion Veliaj bisedon me vëllain e tij Arbër  Veliaj dhe e pyet nëse postimet e tij dalin te editoriali i gazetës Tema apo Shqiptarja gjë për të cilën Arbri përgjigjet po.

 

2- Në orën 13:02, Erion Veliaj bisedon me Arbrin, të cilin e pyet nëse e ka dorëzuar postimin e tij, për shkak se do ta shohë të publikuar në Lajme. Arbër Veliaj i tregon se po pret akoma, ndërsa Erioni i kërkon Arbrit tu dërgojë një Reminder.

 

3- Në orën 13:29, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, së cilës i tregon se ka shkruajtur një status me Arbrin dhe i kërkon të pyesë Renaton ose Maznikun ku të kapin lajmet e orës 15:00, pasi kërkon ta mbajë të gjithë frymën gjallë, duke nënkuptuar fushatën e madhe mediatike. I kërkon që t’i inkurajojë pak, pasi e di që shkrimet e tij shkojnë te Redaktori.

 

4- Në orën 18:36, ErionVeliaj bisedon me vëllain e tij, Arbrin, ku diskutojnë në lidhje me rubrikën pyetje-përgjigje. Sipas komunikimit, diçka ka ndodhur dhe nuk arritën në kohë që ta bënin. Po kështu, Arbëri i tregon se sot në darkë do të shfaqen te Grida ku do të jenë me pyetje-përgjigje. Arbëri i kërkon Erjonit që të bëjë pyetje-përgjigje të tjera, që mos të vonohen nesër. Sipas bisedës, përpara publikimit të “pyetje-përgjigje” Arbëri merr edhe një konfirmim nga dikush, i cili nuk përmendet në bisedë.

 

5- Në orën 18:52, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, të cilës i kërkon që të flasë me Albin dhe ky i fundit të flasë me Visin dhe Lorin, pasi i ka bërë disa përgjigje Gridës për te emisioni që do të shfaqet sot dhe i kërkon që të mos e përqeshin duke qenë se është në burg dhe ta kenë parasysh përpara se të tallen me të nëpër studio.

 

6- Erion Veliajt i kërkon Arbër Veliajt që të vazhdojë fushata mediatike, duke bërë lajme të posaçme të orientuara prej tij. Erion Veliaj i kërkon që të pyesë nëse duhen botuar shkrimet që i ka dërguar sot, si dhe i kërkon që të bëhen lajme (bëni lajme tashi).Po kështu, Erion Veliaj e pyet edhe për statusin në rrjetet sociale të cilin kërkon që të publikohet brenda orës 12:00, për të cilin Arbri i tregon se “tani po del”.

Përgjimet në faqen 75

1- Erion Veliaj bisedon me Ajolën, kërkon që avokatët të dalin publikisht në një deklaratë se betejën e tij po e bën vetëm me pusulla. Ai i kërkon Ajolës që Maks Haxhia të dalë nesër në deklaratë.

 

2- Veliaj bisedon me Arbrin të cilit i kërkon të bisedojë me Fugën dhe tu bëjë të ditur që gjendja psikologjike e Veliajt në paraburgim nuk është e mirë dhe se duhet të angazhohen sikur të jetë goditja e fundit (everything you got-this shot). Arbër Veliaj i tregon se ka biseduar dhe ua ka bërë të qartë. Në vijim, Erion kërkon që Fuga dhe Arbëri të merren fuqishëm se “kjo është java”. Në bisedë, Erion Veliaj i tregon se “anëtarët e asaj gjëse që firmosa sot duhet të anazhohen se ata janë dhjetë vetë, dhe secili duhet të merret me secilin, duke i kërkuar që të bëhet një fushatë e madhe mediatike, pasi është një betejë që dikush duhet ta bëje për të.

 

3- Në orën 19:09, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa. Në bisedë, Erion Veliaj i kërkon Ajolës që t’i thotë Ermirit që t’i dërgojë atij në paraburgim një kopje të ankesës të bërë në ILD dhe KLP, pasi do të përdorë në postimet në rrjete sociale.Këto dokumenta i kërkon për shkak se do të dalin në lajme, dhe postimet e tij nuk i sheh të plota. Në kërkesën e bërë nga Ajola Xoxa nëse i duhet diçka tjetër, Erioni i kërkon që t’i sjellë shkrimin e Meros ose t’ia lexojë nëse është botuar.

 

4- Data 01.03.2025. Në orën 20:16, Erion Veliaj pyet vëllain e tij, Arbrin, nëse ka folur me të gjithë ata që i kishte lënë porosi,pasi java tjetër do të jetë “javë sulmi” (java e Apelit),duke i thënë se do të vazhdojë ende betejën publike, që nënkupton fushatën e tij mediatike. Arbri i thotë patjetër që po dhe se Media ka qenë shumë e angazhuar shumë fort.

 

5- Në datën 2 Mars në orën 12:32, Erion Veliaj bisedon me Ajola Xoxën shprehet se ndihet pak i mërzitur, se u bë disa kohë në paraburgim dhe ka frikë nëse e kanë harruar apo jo. Më pas,i thotë se po pret që të dalë data (nënkupton të Apelit) që të orientohet.

Përgjimet në faqen 76

1- Veliaj flet me vëllain e tij Arbër Veliajn i cili e këshillon të mos shkojë në seancën gjyqësore për të mos dhënë shfaqje lart e poshtë. Veliaj thotë ta mendojë me të tjerët dhe të konsultohet dhe me redaktorin.

 

2- Veliaj flet me Ajolën, i kërkon të dijë për përballjen mes Etjen Xhafajt dhe kryeministrit Edi Rama, në lidhje me deklaratat kundër SPAK.

 

3- Gjatë komunikimit ndërmjet tyre, Erioni vijon dhe i kërkon që të pyesë Redaktorin se si duhet të veprojë për të martën. Më pas në komunikim ndërhyn Arbër Veliaj, të cilit i thotë se duhet pyetur Redaktori nëse duhet të shkojë në seancë të martën, dhe duhet të marrë një përgjigje për këtë.

 

4- Në datën 03.03.2025 në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre,ndërhyn Arbëri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve,numrin e së cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erjoni i thotë nëse po merren me “gjërat” apo e kanë harruar fare.Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren.Erion Veliaj i kërkon Arbërit që të merret me Median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nën kuptuar fushatën mediatike).

Përgjimet në faqen 77

1- Veliaj i kërkon Arbrit që të sponsorizojë shkrimet kundër SPAK dhe prokurorëve.

 

2- Veliaj i kërkon Arbrit të flasë me Albin dhe Visin që beteja të bëhet çdo ditë dhe se beteja mediatike nuk duhet të lëshohet javën e fundit se një jetë ka.

 

3- Veliaj flet me Arbrin kërkon të dijë pse nuk ka dalë artikull të Top Channel për të, ai i përgjigjet për neglizhencë.

 

4- Veliaj bisedon me vëllain dhe i thotë se i duhet me patjetër mbështetja e redaktorit dhe duhet të jetë On pasi ka dalë data e Apelit në 11 Mars.

 

5- Arbër Veliaj i thotë se ka mbyllur marrëveshjen me amerikanët.

 

6- Në datën 6 Mars Veliaj flet me Ajolën dhe i kërkon të flasë me Carlo Bollinon nëse i ka marrë përgjigjet e emisionit që do të zhvillohet në median e tij.

 

7- Arbër Veliaj e vë në dijeni për konferencën e avokatëve me gazetarët. Veliaj i përcakton dhe cilët gazetarë të televizioneve duhet të jenë të pranishëm në konferencën me avokatët, duke përmendur Top Channel, Report Tv, Tema.

 

8- Veliaj flet me Ajolën dhe i tregon se intervista e tij po bëhet gati me inteligjencë artificiale, duke iu referuar intervistës te Report Tv.

Përgjimet në faqen 78

1- Veliaj bisedon me Ajolën dhe i kërkon që të flasë me Albin e “Ditës”, sepse Geri Kokalari ka bërë një super intervistë te Report Tv, e kërkon që t’i japë prioritet intervistës së tij. Erioni i tregon se intervistën e tij do e publikojnë dy-tre gazeta, edhe Tema ndoshta. I kërkon që për këtë të bisedojë me Meron dhe Albin.

 

 2- Veliaj insiston me shpërndarjen e intervistës te Report Tv, kërkon ta lidhë me Temën dhe gazetën Dita që t’i japin vëmendje se Shqiptarja do e bëjë patjetër.

 

3- Veliaj kërkon që amerikanët të vihen në dijeni në mënyrë sistematike për atë që po ndodh.

 

4- Veliaj i kërkon Arbrit të mbajë lart presingun se dita e martë është e pandryshueshme, kështu që dhe katër ditë kemi, three days of Freedom. I kërkon Arbrit që “edhe thuaj të merret içik me kuç e me maç kush po ndjek gjërat.

 

5- Në orën 20:30, Erion Veliaj bisedon me bashkëshorten e tij, Ajolën, të cilës i kërkon që “Thuaji këtyre që ta shpërndajne sa më shumë edhe ta mbajnë presionin se këto kater ditë janë vendimtare” “Domethënë o dal këto katër ditë, o rri këtu edhe katër muaj. Kismet pastaj Gjykata e Lartë pas zgjedhjeve.” “Kshu që është “vital”. Këto katër ditë janë vendimiare.”

 

6- Inskenimi i Veliajt me 2 milionë euroshin, kërkon këshillë nga Mero. /CNA

Tags: Ajola XoxaArbër VeliajCNA MEDIAEdi RamaErion VeliajEtjen XhafajGeri KokalariMaksim HaxhiaReport TVSPAK

Related Posts

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën
Lajmet

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë “Studentët Denoncojnë”...

by reda ktor
May 11, 2025
Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë
Lajmet

Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë "Studentët...

by reda ktor
May 6, 2025
Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor
Lajmet

Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor

Votimi i emigrantëve shqiptarë në për botë për zgjedhjet e 11 Majit kanë nisur ndërsa duhet theksuar se nuk...

by reda ktor
April 18, 2025
Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë
Lajmet

Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë

Një incident rilindasish është regjistruar mbrëmjen e kaluar në kampin socialist në Kavajë, ku një përplasje verbale ka degjeneruar...

by reda ktor
April 18, 2025
Next Post
Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë

Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al