Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare ish anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori

reda ktor by reda ktor
November 17, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Ndërron jetë në moshën 45-vjeçare ish anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina, vuante nga tumori
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-anëtari i Gjykatës së Lartë Darjel Sina ka humbur jetën ditën e sotme. Mësohet se Sina ndodhej prej të ditësh i intubuar në QSUT, pasi vuante nga tumori. Sina ka dhënë dorëheqjen nga detyra që kishte për tu marrë me shëndetin. Pas disa kohësh kurimesh jashtë vendit, Sina u kthye në Tiranë dhe u shtrua në QSUT.

 

“Me trishtim të thellë, njoftojmë ndarjen nga jeta të anëtarit të Gjykatës së Lartë, z. Darjel Sina. Z. Sina i’u bashkua trupës së gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë në prill të vitit 2022, dhe vinte në këtë detyrë pas një eksperience të gjatë dhe kontributi të rëndësishëm në fushën e së drejtës. Ndarja e tij nga jeta krijon një boshllëk të madh për të gjithë ata që e njohën dhe punuan me të. Në këto momente të vështira, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen dhe të dashurit e tij. Jemi pranë jush me zemër dhe mendje. U prehtë në paqe! Me respekt, Gjykata e Lartë e Republikës së Shqipërisë.” – thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë

 

Darjel Sina ka përfunduar studimet e postdoktoraturës në Universitetin e Zyrihut në Zvicër, me bursën Federale Zvicerane të Ekselencës në fushën e së Drejtës Kushtetuese dhe Bankare. Sina ka përfunduar studimet e tij në doktoraturë, master i arteve dhe bachelor në Universitetin Kombëtar të Athinës/Fakulteti Juridik. Ai mban titullin akademik Profesor i Asociuar që nga maji i vitit 2014. Eksperienca e fundit e punës së gjyqtarit Sina ka qenë Komisioner Publik pranë Institucionit të Komisionerit Publik dhe më përpara Shef i Departamentit të Drejtësisë në Universitetin e Nju-Jorkut, në Tiranë.

 

Në nëntor të vitit 2021, Sina është përzgjedhur nga Departamenti Amerikan i Shtetit për të përfaqësuar shtetin shqiptar në programin International Visitor Leadership Program me tematikë Rule of Law and the U.S. Judicial System, i organizuar nga Graduate School USA. Sina ka punuar si studiues në Universitetin e Zyrihut dhe përpara kësaj eksperience ka punuar Dekan pranë Fakultetit të Drejtësisë, në Universitetin Luarasi, në Universitetin Evropian të Tiranës si Profesor dhe përpara kësaj eksperience ka qënë i punësuar si asistent Profesor në Universitetin Kombëtar të Athinës, nën drejtimin e Profesor Andreas Dimitropoulos. Pas diplomimit ka punuar për shumë vite asistent avokat në Athinë, Greqi.

Tags: Darjel SinaGjykata e Lartë

Related Posts

“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë
Aktualitet

“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë

Të premten, mijëra qytetarë u mblodhën sërish në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar vendimin e rëndë të Gjykatës...

by reda ktor
September 19, 2026
Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn
Lajmet

Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt për shfuqizimin e masës së sigurisë. Ai kërkonte...

by reda ktor
September 15, 2026
Rama u tha “qepeni gojën”, banorët e Poliçanit braktisin dëgjesën e kryeministrit në Poliçan
Aktualitet

Rama u tha “qepeni gojën”, banorët e Poliçanit braktisin dëgjesën e kryeministrit në Poliçan

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat për Reformën Territoriale u zhvillua në ambientet e brendshme të Hotel Colombo....

by reda ktor
September 13, 2026
Diaspora niset drejt Tiranës për protestën, bllokohet nga policia në Malin e Zi
Aktualitet

Diaspora niset drejt Tiranës për protestën, bllokohet nga policia në Malin e Zi

Protesta qytetare në Tiranë pritet që ditën e sotme të ketë përmasa më të mëdha se zakonisht. Protestuesit nga...

by reda ktor
September 12, 2026
Next Post
Aktivisti i kauzave studentore Aurel Kujtimi i vetmi kandidat potencial për të përfaqësuar studentët dhe të rinjtë në parlamentin e ardhshëm

Aktivisti i kauzave studentore Aurel Kujtimi i vetmi kandidat potencial për të përfaqësuar studentët dhe të rinjtë në parlamentin e ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al