Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Nga viti 2003 deri në 2023 popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme më të larta në Europë, mosha mediane u rrit me 11 vite

reda ktor by reda ktor
June 4, 2024
in Lajmet
0
Nga viti 2003 deri në 2023 popullsia e Shqipërisë është plakur me ritme më të larta në Europë, mosha mediane u rrit me 11 vite
Share on FacebookShare on Twitter

Të dhënat zyrtare referojnë se Shqipëria ende është një nga vendet me popullsinë më të re në Europë, por gjatë 20 viteve të fundit ritmet e plakjes ishin më të lartat në Europë.

 

Në vitin 2023, mosha mediane e Shqiptarëve ishte 38.8 vjeç (nënkupton që 50% e popullsisë janë nën këtë moshë dhe 50% mbi këtë moshë). Të dhënat e krahasueshme nga Eurostat referojnë se mosha mediane e shqiptarëve u rrit me gati 11 vite ndërmjet 2003-2023, niveli më i lartë në Europë dhe me një diferencë shumë të lartë me plakjen e popullatave të tjera të Europës. (shiko grafikun bashkëngjitur)

 

Pas Shqipërisë, ritmet më të larta të plakjes ndërmjet 2003-2023 i ka Portugalia me 8.5 vite, Rumania me 8.5 vite dhe Maqedonia e Veriut, me 8 vite.

 

Në krahun tjetër, Suedia ka ruajtur qëndrueshmëri të moshës së popullsisë së saj, pasi gjatë dy dekadave të shkuara popullata e këtij vendi është plakur vetëm me 1 vit, e ndjekur nga Moldavia, Luksemburgu, dhe Belgjika ku mosha mesatare e popullsisë së tyre është rritur më pak se dy vite nga 2003-2023.

 

Në vitin 2023 vendet me popullsinë më të plakur në Europë ishte Italia, ku mosha mediane e popullsisë ishte 48.4 vjeç nga 41 vjeç që ishte në vitin 2003, e ndjekur nga Portugalia ku mosha mediane ishte 47 vjeç, Bullgaria 46.8 vjeç dhe Greqia me 46.5 vjeç.

 

Që nga rënia e komunizmit Shqipëria është përballur me një trazicion të fortë demografik që vijon ende me ritme të larta ne dekadën e katërt të rendit demokratik. Cikli rritës i emigracionit së bashku me rënien e normave të fertilietit e kanë plakur Shqipërinë më shpejt se edhe vendet me kushte të ngjashme politikë dhe ekonomike.

 

Plakja e popullsisë së vendit nuk po shoqërohet me masa për të zbutur pasojat e fenomenit. Mungesat në fuqinë punëtore tashmë janë bërë aq të forta sa edhe sektori publik po vuan për punonjës, në një kohë që mungesa e të rinjve rrezikon të përkeqësojë cilësinë e jetës në vend.

 

Ndër të tjera, Shqipëria ka ndër normat më të larta të emigrimit të të arsimuarve në vend. Pakësimi i numrit të studentëve në shumë degë po lë vendin pa ekspertë në shumë fusha, që nga sektorët publik të arsimit dhe shëndetësie deri tek punonjësit e krahut pa njohuri dhe aftësi.

 

Në terma më afatgjatë, rritja e numrit të moshuarve do të rëndojë mbi shpenzimet publike, do të frenojë rritjen ekonomike dhe do të ushtrojë presion mbi sistemet shëndetësore dhe ato të sigurimeve.

 

Marrë nga Revista Monitor.

Tags: PopullsiaRevista Monitor

Related Posts

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën
Lajmet

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë “Studentët Denoncojnë”...

by reda ktor
May 11, 2025
Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë
Lajmet

Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë "Studentët...

by reda ktor
May 6, 2025
Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor
Lajmet

Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor

Votimi i emigrantëve shqiptarë në për botë për zgjedhjet e 11 Majit kanë nisur ndërsa duhet theksuar se nuk...

by reda ktor
April 18, 2025
Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë
Lajmet

Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë

Një incident rilindasish është regjistruar mbrëmjen e kaluar në kampin socialist në Kavajë, ku një përplasje verbale ka degjeneruar...

by reda ktor
April 18, 2025
Next Post
Matura 2024: Skemat e vlerësimit

Matura 2024: Skemat e vlerësimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al