Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Operacioni “Barriera”, zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 në pranga

reda ktor by reda ktor
September 29, 2026
in Aktualitet, Kronikë
0
Operacioni “Barriera”, zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati në Tiranë, 8 në pranga
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Tiranës përfundoi operacionin e koduar “Barriera”, i cili synonte goditjen e veprimtarive të paligjshme. Gjatë kontrolleve u zbuluan gjashtë lokale ku luheshin lojëra fati në zona të ndryshme të kryeqytetit. Disa prej këtyre ambienteve ndodheshin edhe në afërsi të shkollave. Ky operacion përbën një hap të rëndësishëm në ndalimin e aktiviteteve të tilla të jashtëligjshme.

 

Në kuadër të operacionit, tetë persona u arrestuan në flagrancë teksa vendosnin baste përmes telefonit. Autoritetet sekuestruan pajisje DVR dhe nëntë celularë me faqe aktive për lojëra fati. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme. Hetimet vijojnë për të identifikuar përgjegjësit e tjerë të mundshëm.

 

NJOFTIMI:

 

Tiranë

 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë vijojnë kontrollet dhe veprimet intensive për garantimin e sigurisë në dhe pranë institucioneve arsimore, si dhe për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme që zhvillohen në këto zona.

Finalizohet operacioni i koduar “Barriera”. Zbulohen 6 lokale ku luheshin lojëra fati.

 

Vihen në pranga 8 shtetas dhe sekuestrohen 10 pajisje. Si rezultat i veprimeve hetimore, të kryera me metoda proaktive, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në koordinim me Prokurorinë, me objektiv parandalimin dhe goditjen e rasteve të përshtatjes së lokaleve, veçanërisht atyre në afërsi të institucioneve arsimore, për lojëra fati ilegale, me celularë, kompjuterë dhe/ose makineta, u finalizua në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit Nr. 2 dhe me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni i koduar “Barriera”.

 

Në kuadër të këtij operacioni u zbulua se në 6 lokale në zona të ndryshme të kryeqytetit, në afërsi të shkollave, viheshin baste sportive, me celularë. Për këto raste u arrestuan në flagrancë shtetasit M. M., 20 vjeç dhe S. A., 23 vjeç, punonjës në 2 prej lokaleve, si dhe shtetasit D. V., 24 vjeç; B. Ç., 42 vjeç; E. S., 43 vjeç; A. D., 26 vjeç; E. B., 24 vjeç dhe O. A., 21 vjeç, të cilët u kapën në flagrancë në ambientet e subjekteve, duke vënë baste.

 

Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan nga këto ambiente, pajisje DVR dhe 9 celularë me faqe aktive për lojëra fati.

Hetimi dhe kontrollet vijojnë për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetas të tjerë që mund të jenë përfshirë në këtë veprimtari të kundërligjshme. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Tags: PoliciaTiranë

Related Posts

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit
Aktualitet

Thirrje për protestë, nesër në 14:00 përpara Ministrisë së Arsimit

Të rinj dhe studentë po përgatiten për një protestë kombëtare nesër, më 13 tetor, në orën 14:00. Tubimi do...

by reda ktor
October 12, 2026
Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
E rëndë: 25-vjeçari shqiptar në Itali gjendet i pajetë, familja kishte 20 ditë që e kërkonte
Aktualitet

E rëndë: 25-vjeçari shqiptar në Itali gjendet i pajetë, familja kishte 20 ditë që e kërkonte

Studenti shqiptar Ferdinand Nokaj, 25 vjeç, u gjet pa shenja jete në brigjet e lumit Adige pesë ditë pas...

by reda ktor
September 29, 2026
Next Post
Anëtarësimi në BE: Komisioni Europian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm

Anëtarësimi në BE: Komisioni Europian propozon kufizimin e të drejtave për anëtarët e ardhshëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al