Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Përgjimet e Veliajt në Burgun e Durrësit: Që nga Ylli Manjani, Toni Gogu, Sara Goxhaj dhe të tjerë

reda ktor by reda ktor
April 4, 2025
in Aktualitet, Lajmet, Politikë
0
Përgjimet e Veliajt në Burgun e Durrësit: Që nga Ylli Manjani, Toni Gogu, Sara Goxhaj dhe të tjerë
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e djeshme CNA MEDIA ka publikuar materiale nga dosja e Erion Veliajt ku pjesë janë edhe përgjimet e marra nga ai Ajola Xoxa dhe i vëllai Arbër Veliaj. Në përgjimet e publikuara ditën e djeshme përmendej Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja si një nga personat që sipas Veliajt “ja ka punuar” dhe që do ta mbyste me thonjtë e tij.

 

Ditën e sotme janë bërë publike përgjime të tjera nga dosja e Veliajt ku Veliaj përcakton nga qelia se kush duhej ta takonte apo jo.

 

Në materialet e siguruara nga CNA, rezulton se kryebashkiaku kërkonte me ngulm një ushtrim presioni dhe një fushatë mediatike të përditshme, pasi vendimi që pritej të merrej në Apelin e GJKKO-së ishte mjaft i rëndësishëm dhe vendimtar për lirinë e tij, pasi nga ajo seancë varej nëse Veliaj do të dilte nga burgu apo do të vazhdonte të qëndronte në qeli.

 

Në përgjimet e siguruara nga CNA, në faqen 76 në komunikimet e datës 3 mars 2025, Veliaj në një bisedë me Ajola Xoxën, por që më pas ndërhyn vëllai i tij, Arbër Veliaj, i kërkon këtij të fundit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, (që dyshohet të jetë Sara Goxhaj) çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. Veliaj u thotë se ka porosi për të dhënë.

 

“Në orën 20:08, Erion Veliaj bisedon me Ajolën, por në një moment të komunikimit të tyre, ndërhyn Arbri. Erioni i kërkon Arbrit që të flasë me Klevisin e Burgjeve, numrin e të cilit duhet ta ketë Admiri, e t’i thuhet që në takim me Erionin mund të shkojë Mero, Ylli Manjani, Mondi, Ton Gogu, Admiri, mund të shkojë në takim edhe Sara, çdokush tjetër, por thjesht t’i thuhet Klevisit dhe ai do të japë Okej. I thotë se ka porosi për të dhënë, dhe se në takim mund të shkojnë edhe përfaqësues të feve. Në komunikim, Erioni i thotë nëse po merren me ‘gjërat’ apo e kanë harruar fare. Arbri e vë në dijeni se çdo ditë po merren. Erion Veliaj i kërkon Arbrit që të merret me median, pasi duhet mbajtur ai presioni (duke nënkuptuar fushatën mediatike). Në fund të komunikimit, Erion Veliaj i kërkon që t’i dërgojë për të lexuar materialin e Ilir Yzeirit, lajme të tjera të portaleve, ato që janë pikante.” – thuhet në përgjimet e siguruara nga CNA.

 

Gogu, Mero apo Sara që qartazi janë përkrahës të Veliajt, por emri surprizë, le ta quajmë kështu, është Ylli Manjani, i cili është shfaqur krah opozitës, por duket se ka ndryshuar kahun 180 gradë. Manjani prej kohësh ka ndryshuar kahun.

 

Duket se pasi i ka kërkuar kreut të PD-së, Sali Berisha, një vend të sigurt për listat në zgjedhjet e 11 Majit dhe kreu i opozitës e ka refuzuar Manjani ka ndryshuar 180 gradë qëndrimin e tij.

Tags: Ajola XoxaArbër VeliajCNA MEDIAErion VeliajMero BazeSara GoxhajToni GoguUlsi ManjaYlli Manjani

Related Posts

Afera korruptive “Diella”: Analiza e ekspertëve për “Diellën” dhe denoncimet e Gent Prognit
Aktualitet

Afera korruptive “Diella”: Analiza e ekspertëve për “Diellën” dhe denoncimet e Gent Prognit

Një ekspert i huaj në sigurinë kibernetike ka analizuar në platformën Substack platformën “Diella”, duke e cilësuar atë si...

by reda ktor
May 16, 2026
Thirrja “si në shtëpi” e Ramës për estonezët, në mes të shpopullimit të shqipërisë
Lajmet

Thirrja “si në shtëpi” e Ramës për estonezët, në mes të shpopullimit të shqipërisë

Duke përdorur humorin për lidhjen e përbashkët kundër Rusisë, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje të martën qytetarëve të...

by reda ktor
May 16, 2026
Studentët Shqiptarë shembin muret e diskriminimit në Maqedoni të Veriut: Në protestë për gjuhën shqipe, kërkohet edhe dorëheqja e Ministrit të Drejtësisë Igor Fillkov
Aktualitet

Studentët shqiptarë protestojnë përsëri në 18 maj në Shkup për përdorimin e shqipes në provime

Më 18 maj 2026, studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut do të organizojnë një protestë tjetër në Shkup, duke...

by reda ktor
May 15, 2026
Thellohet skandali i ‘Durrës Marina’, deputeti i PD Igli Cara zbulon 74 cm zhytje dhe 3 miliardë euro në lojë
Lajmet

Thellohet skandali i ‘Durrës Marina’, deputeti i PD Igli Cara zbulon 74 cm zhytje dhe 3 miliardë euro në lojë

Deputeti i Partisë Demokratike, Igli Cara, ka akuzuar qeverinë për një aferë korruptive në lidhje me projektin "Durrës Marina",...

by reda ktor
May 14, 2026
Next Post
Kush i shërbeu Veliajt në burgun e Durrësit?/ CNA publikon 5 faqe të tjera të plota përgjimesh

Kush i shërbeu Veliajt në burgun e Durrësit?/ CNA publikon 5 faqe të tjera të plota përgjimesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al