Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Piu fotoksinë para SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha Pal Trashaj

reda ktor by reda ktor
July 3, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Piu fotoksinë para SPAK, ndërron jetë 63-vjeçari nga Lezha Pal Trashaj
Share on FacebookShare on Twitter

Ka ndërruar jetë në spital Pal Trashaj, që mesditën e djeshme piu fotoksinë para godinës së SPAK-ut. 63 vjeçari i cili njihej si historian në qytetin e Lezhës ishte viktimë e skemës së mashtrimit financiar me mikrokreditë që ka prekur një numër shumë të lartë qytetarësh në Shqipëri.

 

63 vjeçari prej vitesh kishte denoncuar kalvarin me kredinë e marrë që më pas ndër vite u shumëfishua deri në bllokimin e pasurisë.

 

Pal Trashaj kishte pasur një kredi të mbetur që nga viti 2008, në vlerën e 760 mijë lekë të vjetra (76 mijë lekë të reja). Kredinë e kishte blerë MCA e cila kërkonte 4.8 milion lekë duke i bllokuar për 5 vjet gjithçka: shtëpinë, tokën, makinën dhe pagën që merrte në vendin e punës ku punonte.

 

Në një reagim SPAK informoi se 63 vjeçari kërkonte takim me një nga hetuesit e BKH-së për një çështje e cila pas verifikimeve ka rezultuar se i ka kaluar për kompetencë një prokurorie të juridiksionit të përgjithshëm që në vitin 2022.

 

Ndërkohë që oficeri i informacionit e ka njoftuar qytetarin të presë sa të njoftojë hetuesin e çështjes mbi kërkesën e tij, qytetari ka dalë jashtë në oborr, duke mos u paraqitur për përgjigje.

 

Pal Trashajt i ishin sekuestruar të gjitha pronat nga një zyrë përmbaruese lidhur me kredinë deri në shlyerjen e saj. Vetë Trashat pretendonte se i kishte shlyer detyrimet dhe kishte kërkuar takim në SPAK me kreun e institucionit Dumani për të kërkuar një zgjidhje për problemin e tij.

 

Një shkresë e Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Privatë e vitit 2022 tregon se Banka e Shqipërisë, Prokurori i rrethit dhe Ministri i Drejtësisë janë njoftuar për problemin e Pal Trashajt që e ka burimin në skemën e mikrokredive.

 

Para pak muajsh, në mars 2023, 8 persona u arrestuan lidhur me skemën e mikrokredive.

 

Aldo Daka, Albert Gega, Edmond Maton, Arben Meskuti, Kejda Seferi, Elda Ibro, Alketa Tanushi dhe Jordisa Dervishi akuzohen për mashtrimin e qytetarëve përmes një skeme mashtrimi ndërsa vlera e skemës llogaritet në rreth 7 milionë euro.

 

Subjektet që akuzhen për skemën janë kompanitë e mikrokredisë  janë: Micro Credit Albania,  ADCA, SHP Zig, FS dhe FLASH.

 

Kreditë me probleme shiteshin nga bankat te kompanitë e mbledhjes së borxheve, mes të cilave MCA.

 

Pasi kompanitë në fjalë blenë borxhet e këqija nga bankat për 8% deri në 10%, u vunë detyrime të rënda borxhlinjve deri në 30% penalitet për mosshlyerje.

 

Micro Credit Albania ka vijuar biznesin duke i vendosur qindra debitorëve një penalitet 30% mbi vlerën e detyrimit bashkë me interesin dhe jo të principalit. Më pas kreditorët e këqinj janë udhëzuar nga zyrat e përmbarimit të kontraktuara nga MCA që të lidhin një aktmarrëveshje për shlyerjen e borxhit bashkë me penalitete.

 

Debitorët kur janë përballur me bllokimin e pagave, makinave dhe të gjithë të ardhurave që kishin janë detyruar të pranojnë marrëveshjen. Përmbaruesi i ka rekomanduar lidhjen e një kontrate huaje, dhe paratë do të shkonin më pas në llogarinë e MCA.

 

Kredia nuk lëshohej nga banka, por personi që lidhte marrëveshjen shoqërohej në sportel nga një punonjës i MCA i cili lëshonte një çek që thyhej nga sportelisti i bankës. Ministria e Drejtësisë ka identifikuar raste ku kreditorët e këqinj janë detyruar të lidhin deri në 3 herë kontrata të reja kredie, të cilat kapin vlerë deri në 2, 3 apo 4 herë më të lartë se detyrimi fillestar, por paratë nuk janë prekur asnjëherë me dorë nga kreditori me përjashtim të kredisë së parë, të gjitha janë arkëtuar nga MCA.

 

Kjo skemë nisi duke u lehtësuar nga sportelet bankat e nivelit të dytë, por më pas Microcredit Albania aplikoi për t’u pajisur me licencë si institucion financiar që lejohet të japë kredi. Më pas debitorët e lidhnin kontratën e kredisë me vetë MCA disa herë dhe vlera e detyrimeve që ata paguanin kalonte disa herë paratë që kishin marrë kredi dikur në bankë.

 

Prokuroria e Tiranës sekuestroi llogari bankare në vlerë 10 milion euro të administratorëve që u përfshinë në skemën e mashtrimit të kredive. Paratë i përkisnin 10 personave dhe tre subjekteve, ‘MCA’, ‘ADCA’ dhe ‘Final’ shpk.

 

Sipas prokurorëve, një masë e tillë ka qenë e nevojshme pasi ekziston rreziku që vlerat monetare në llogaritë e tyre, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen.

Tags: Micro Credit AlbaniaPal TrashajSPAK

Related Posts

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën
Lajmet

Del sondazhi i parë nga të rinjtë: Sali Berisha mund bindshëm Edi Ramën

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë “Studentët Denoncojnë”...

by reda ktor
May 11, 2025
Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë
Lajmet

Sondazhi i “Studentët Denoncojnë” në Instagram: 77% e të rinjve dhe studentëve mendojnë se PS duhet ndëshkuar me votë

Një sondazh i shtruar në faqen e portalit më të madh në Shqipëri për studentët dhe të rinjtë "Studentët...

by reda ktor
May 6, 2025
Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor
Lajmet

Vota e diasporës: Emigranti shqiptar fakton me video votimin për PS-së, shkel ligjin e Kodit Zgjedhor

Votimi i emigrantëve shqiptarë në për botë për zgjedhjet e 11 Majit kanë nisur ndërsa duhet theksuar se nuk...

by reda ktor
April 18, 2025
Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë
Lajmet

Kërcet grushti midis “rilindasve” të PS në Kavajë

Një incident rilindasish është regjistruar mbrëmjen e kaluar në kampin socialist në Kavajë, ku një përplasje verbale ka degjeneruar...

by reda ktor
April 18, 2025
Next Post
Jepet leja për kullën më të lartë në Tiranë: KKT kalon lejet për disa projekte të tjera shumëkatëshe

Jepet leja për kullën më të lartë në Tiranë: KKT kalon lejet për disa projekte të tjera shumëkatëshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al