Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Plarent Ndreca koka e turkut e Rama vs Veliaj, roli i tij në vjedhjen e të ardhurave publike në Qytetin Studenti

reda ktor by reda ktor
October 24, 2024
in Aktualitet, Lajmet
0
Plarent Ndreca koka e turkut e Rama vs Veliaj, roli i tij në vjedhjen e të ardhurave publike në Qytetin Studenti
Share on FacebookShare on Twitter

Ditën e sotme Prokuroria e Posatçme ka përfunduar hetimet dhe ka çuar në gjykim çështjen e Plarent Ndrecës që akuzohet për “Shkelje të barazisë në tendera” në kohën që ai ka qenë Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme në lidhje me tenderat e zhvilluara për rindërtimin e katër komisariateve, atë të Vlorës, Mirditës, Pogradecit dhe numër 4 në Tiranë.

 

Kallëzimi kundër Plarent Ndrecës është bërë nga Kontrolli i Lartë i Shtetit ku sipas KLSH gjatë kontrollit u gjetën mospërputhje dhe devijime ligjore, si pasojë e shkeljeve të dispozitave ligjore në procedurat e prokurimit publik, të cilat kanë cënuar barazinë e pjesëmarrësve në tendera, gjithashtu ka pasur edhe rritje të paargumentuar të vlerës së kostove të ndërtimit dhe kostove të projektimit në procedurën e prokurimit.

 

Në fakt gjatë këtyre viteve Plarent Ndreca nuk ka qenë vetëm Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme por edhe kryetar i bordit të institucionit nën varësi të Erion Veliaj, Rezidenca Studentore Universitare nr.1 ku drejtoreshë është Anila Shehu e akuzuar për vjedhjen dhe shpërdorimin e fondeve publike. Bordi në të cilin Plarent Ndreca është kryetar në Qytetin Studenti sipas përcaktimeve ligjore ka detyrimin për monitorimin e shpenzimeve dhe ndërhyrjen në rast të keqpërdorimit të buxhetit të RSU nr.1.

 

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Biznesit, rezulton se bordi i Rezidencës Studentore Universitare nr.1 në duart e Plarent Ndrecës, ka hartuar bilancet me “12 milionë Euro humbje”, ndërsa KLSH dhe auditetet e Bashkisë dhe të Ministrisë së Financave, kanë zbuluar 33 milionë Euro vjedhje me tendera e amortizime materiale. Mes tyre, vjedhjen e 7.2 milionë Euro në vit nga akomodimi studentëve dhe kontratat e qirave me privatët.

 

Prej 11 vitesh, Plarent Ndreca vazhdon drejton bordin e “Qytetit Studenti” periudhë gjatë të cilës, bashkë me drejtoreshën Anila Shehu kanë krijuar një gropë të zezë vjedhjesh me tenderë, kontrata qeraje gjoja me humbje, ku në fakt dihet tashmë edhe sipas akuzave në Prokurorinë e Tiranës rezulton se ka një vjedhje të madhe të fondeve publike.

 

Plarent Ndreca është prej vitesh një nga personat më të afërm dhe avokat i Erion Veliajt ku ky i fundit e ka vënë në krye të qarkut Lezhë me Partinë G99 kur Veliaj e drejtonte këtë forcë politike si krijesë e Lëvizjes MJAFT.

 

Nëse do të kishte realisht një drejtësi të pavarur nga pushteti Plarent Ndreca do të hetohej edhe për vjedhjet e kryera në Qytetin Studenti ku deri më tani përllogariten të jenë në shifrën e dhjetëra miliona eurove.

Tags: Anila ShehuErion VeliajPlarent NdrecaRezidenca Studentore Universitare nr.1

Related Posts

Izraeli merr vendimin: Do të pushtohet plotësisht Rripi i Gazës
Bota

Izraeli merr vendimin: Do të pushtohet plotësisht Rripi i Gazës

Këtë të hënë kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu ka konfirmuar se vendimi është marrë për një pushtim të plotë...

by reda ktor
August 4, 2025
Rama vendos për pronat publike, ja kalon ato Korporatës së Investimeve për “Korpusin e Inspektorateve”
Aktualitet

Rama vendos për pronat publike, ja kalon ato Korporatës së Investimeve për “Korpusin e Inspektorateve”

Këshilli i Ministrave ka miratuar ditën e djeshme vendimin për transferimin në pronësi të shoqërisë aksionare “Korporata e Investimeve...

by reda ktor
August 1, 2025
Denoncim: Refuzoi të kishte marrëdhënie intime në punë me menaxherin, largohet nga puna
Aktualitet

Denoncim: Refuzoi të kishte marrëdhënie intime në punë me menaxherin, largohet nga puna

Ditën e sotme pranë redaksisë së portalit ‘Studentët Denoncojnë’ ka mbërritur një denoncim ku një e re punonjëse ka...

by reda ktor
July 31, 2025
Rama pushton Bashkinë e Tiranës me njerëzit e Belinda Ballukut, emërohet edhe Blendi Sulaj i Lulzim Bashës si një nga drejtorët në bashki
Aktualitet

Rama pushton Bashkinë e Tiranës me njerëzit e Belinda Ballukut, emërohet edhe Blendi Sulaj i Lulzim Bashës si një nga drejtorët në bashki

Katër nënkryetarë në Bashkinë e Tiranës ditën e sotme kanë dhënë dorëheqjen nga postet e tyre pas direktivave të...

by reda ktor
July 31, 2025
Next Post
Kriteret e pranimit në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2025-2026

Kriteret e pranimit në Universitetin e Tiranës për vitin akademik 2025-2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al