Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Presidenti Bajram Begaj dekreton datën e zgjedhjeve të 2025

reda ktor by reda ktor
December 5, 2024
in Lajmet, Politikë
0
Presidenti Bajram Begaj dekreton datën e zgjedhjeve të 2025
Share on FacebookShare on Twitter

Sot Presidenti i Republikës nxorri dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në datën 11 maj 2025.

 

Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i suksesshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit, thuhet në njoftimin e presidencës.

 

Njoftimi i presidentit

 

Sot Presidenti i Republikës nxorri dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve për zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë. Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen në datën 11 maj 2025.

 

Për këto zgjedhje, Presidenti i Republikës kishte në dispozicion katër ditë të diela midis datave 15 prill dhe 15 maj 2025.

 

Shkaku themelor për caktimin e datës 11 maj 2025 si datë për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve qëndron në nevojën e shprehur nga KQZ-ja për të shfrytëzuar të gjithë kohën në dispozicion për përgatitjen e infrastrukturës ligjore dhe organizative, me qëllim që të bëhet i mundur votimi i sukseshëm dhe rezultativ i shqiptarëve nga jashtë vendit.

 

Presidenti i Republikës shpreh bindjen se sfida madhore e këtyre zgjedhjeve është votimi nga jashtë vendit dhe përfshirja masive e zgjedhësve me banim jashtë shtetit në këtë proces thelbësor për demokracinë. Të gjitha forcat politike kanë shprehur publikisht vendosmërinë për të ndihmuar këtë proces dhe për t’ia nënshtruar caktimin e datës së zgjedhjeve këtij interesi prioritar. Presidenti i Republikës bashkohet plotësisht dhe e respekton pa mëdyshje këtë vullnet.

 

Partia Demokratike dhe një pjesë e konsiderueshme e partive parlamentare i paraqitën Presidentit të Republikës shqetësimin, se planifikimi i samitit të 6-të të Komitetit Politik Evropian (EPC) për datat 8 dhe 9 maj të vitit 2025, dy ditë para datës së fundit të mundëshme për zhvillimin e zgjedhjeve, formon ndikim dhe avantazh të papranueshëm për qeverinë, si dhe cënon ndjeshëm parimin e barazisë së armëve që kërkon Kodi Zgjedhor për fushatën zgjedhore.

 

Pa vënë në diskutim lejueshmërinë ose jo të një veprimtarie të tillë, sepse kjo është kompetencë ligjore e KQZ-së, Presidenti i Republikës bashkohet në qëndrimin, se zhvillimi nga ana e qeverisë i një takimi të kësaj natyre në finalen e fushatës zgjedhore, me pjesëmarrjen e jashtëzakonshme të lidershipit politik evropian, nuk mund të jetë pa ndikim në caktimin e datës së zgjedhjeve.

 

Për këtë arsye, Presidenti i Republikës, pasi bëri të gjitha verifikimet e nevojshme me autoritetet kompetente të Shqipërisë, mori zyrtarisht sigurimet, se aktiviteti i mësipërm do të zhvillohet pas zgjedhjeve parlamentare, fakt ky i konfirmuar për Presidentin e Republikës edhe nga interlokutorët ndërkombëtarë.

 

Konfirmimi zyrtar si më sipër heq rezervën e shprehur nga Partia Demokratike dhe nga pjesa tjetër e partive parlamentare ndaj datës 11 maj 2025 dhe e bën këtë datë të pranueshme dhe të pëlqyeshme për të gjithë faktorin politik.

 

Për këto arsye Presidenti i Republikës vendosi që të respektojë kërkesën e KQZ-së dhe të caktojë datën 11 maj 2025 si datë për zhvillimin e zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë.

Tags: Bajram BegajZgjedhje 2025

Related Posts

Shërbimet seksuale: Erion Veliaj humb gjyqin përballë Aulon Kalasë
Lajmet

Shërbimet seksuale: Erion Veliaj humb gjyqin përballë Aulon Kalasë

Dhoma Penale e Gjykatës së Tiranës ka shpallur të mërkurën, më 5 maj 2026, të pafajshëm gazetarin dhe aktivistin...

by reda ktor
May 5, 2026
Vaid Shaba kandidat për Kryetar Bashkie të Kavajës në rradhët e PS?
Lajmet

Vaid Shaba kandidat për Kryetar Bashkie të Kavajës në rradhët e PS?

Në prag të zgjedhjeve vendore të vitit 2027, në radhët e Partisë Socialiste kanë nisur të qarkullojnë emra të...

by reda ktor
May 5, 2026
Tragjedia në Durrës: Nikoll Radaçi përplasi me makinë tre fëmijët që luanin në trotuar, dy humbën jetën
Aktualitet

Tragjedia në Durrës: Nikoll Radaçi përplasi me makinë tre fëmijët që luanin në trotuar, dy humbën jetën

Një aksident tragjik ka ndodhur rreth orës 14:20 në lagjen nr. 15 të Durrësit, ku një automjet tip “Benz”...

by reda ktor
May 3, 2026
Dosja “Balluku”; SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës
Lajmet

Dosja “Balluku”; SPAK kontroll shtëpisë së Sokol Ballës

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka zgjeruar ndjeshëm hetimin për ish-zëvendëskryeministren Belinda Balluku, duke e kthyer në fokus marrëdhëniet e...

by reda ktor
May 2, 2026
Next Post
EMRAT/ Zgjedhjet e 11 Majit të 2025, Partia Demokratike cakton grupet e punës në rrethe

EMRAT/ Zgjedhjet e 11 Majit të 2025, Partia Demokratike cakton grupet e punës në rrethe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al