Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë

reda ktor by reda ktor
March 16, 2026
in Aktualitet, Lajmet
0
Qyteti Studenti: Një projekt i pushtetit për t’a zhdukur nga harta, në 13 vite nga 6000 në vetëm 3400 studentë
Share on FacebookShare on Twitter

Artikull nga “Studentët Denoncojnë“

 

Çfarë përfaqëson Qyteti Studenti?

Ndërtimi i Qytetit Studenti i ka fillesat që në fund të viteve 1950 gjatë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës si një kampus i centralizuar për studentët e Universitetit të Tiranës që vinin nga rrethet. Ndërtimi i Qytetit Studenti u zgjerua gjatë viteve 1960-1970, kompleksi i Qytetit Studenti ishte i lidhur me sistemin arsimor, Universitetin e Tiranës të themeluar në vitin 1957. Në atë kohë Shqipëria po ndërtonte institucionet e sistemit të lartë sipas modelit sovietik të Bashkimit Sovietik edhe duke u ndikuar në ato kohë nga sovietikët. Ndërtimi i godinave asaj kohe ishte i modelit sovietik ku brenda godinave kishte ambiente studimi dhe bibliotekave. Funksionimi ishte me 3-4 studentë në një dhomë, kishte kontroll të fortë politik dhe ideologjik nga organizatat e rinisë së partisë duke pasur edhe rregulla të forta dhe disipline.

Qyteti Studenti përdorej shpesh nga regjimi i asaj kohe për mbledhje të organizatës së rinisë së partisë, aktivitete ideologjike komuniste duke pasur edhe mobilizime politike dhe kulturore sipas modelit komunisto-sovietik.

Në muajin dhjetor të 1990, në Qytetin Studenti ndodhën ndryshimet e para politike duke e sjellë Qytetin Studenti në qendër të vëmendjes për shkak të protetave të para studentore dhe nga aty dolën edhe kërkesat e para politike për ndryshim dhe pluralizëm politik ku ngjarjet e atëhershme njihen si Lëvizja Studentore e Dhjetorit 1990.

Periudha post-komuniste dhe qeverisjet e një-pasnjëshme.

Pas viteve 1990 në Qytetin Studenti do të ndodhnin shumë ndryshime edhe në strukturën e menaxhimit ku menaxhimi i tij do t’i kalonte Ministrisë së Infrastrukturës ku edhe filluan edhe privatizimet e para në Qytetin Studenti. Prona publike filluan të privatizoheshin dhe pikërisht këtu do të fillonin të vinin edhe banorë dhe bisneset e para ku edhe filloi që plani urbanistik i Qytetit Studenti të ndryshohej rrënjësisht ku gjatë kësaj periudhe do të ndërtoheshin godina private të tipit vila dhe pallatet e para ku do të kishte një diversitet midis banorëve dhe studentëve në Qytetin Studenti. Gjatë kësaj periudhe struktura e menaxhimit të Qytetit Studenti varej direkt nga Këshilli i Ministrave përmes Ministrisë së Infrastrukturës ku Këshilli i Ministrave vendoste në mënyrë direkte mbi pronësinë e godinave, buxhetin shtetëror si edhe për investimet që bëheshin që nga infrastruktura deri tek rikonstruksionet e godinave. Në lidhje me akomodimin e studentëve ishte Ministria e Arsimit dhe Sportit e asaj kohe ku kjo ministri ishte përgjegjëse mbi tarifat e akomodimit të studentëve, akomodimin e studentëve, kriteret e akomodimit dhe gjithashtu në lidhje me koordinimin me universitetet, kryesisht me Universitetin e Tiranës. Administrimi varej nga Qendra e Shërbimeve Arsimore që menaxhonte 26 godinat e Qytetit Studenti, organizonte akomodimin e rreth 6 mijë studentëve deri në 2010. Ky institucion gjithashtu administronte mensat publike, shërbimet teknike dhe mirëmbajtjen e godinave.

 

Ardhja në pushtet e “Rilindjes” (Partisë Socialiste) dhe ndryshimi i strukturës dhe menaxhimit të Qytetit Studenti. 

Pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste në të dyja nivelet e pushtetit, qoftë atë qendror, ekzekutiv dhe vendor në 2015 filluan menjëherë ndryshimet e strukturës dhe menaxhimit të Qytetit Studenti ku përmes vendimit të Këshillit të Ministrave në vitin 2015, struktura dhe menaxhimi i Qytetit Studenti do t’i kalonte Bashkisë Tiranë ku u krijua një shoqëri aksionere ‘sh.a’ nën emrin Rezidenca Studentore Universitare nr.1 ku Bashkia Tiranë do të kishte më vonë kontrollin përmes Bordit të Administrimit ku një nga drejtuesit kryesorë të Bashkisë Tiranë do të jetë në Bordin e Administrimit dhe Drejtori i Përgjithshëm i RSU nr.1 do të jetë nën varësinë e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Pas ardhjes së Erion Veliajt në krye të Bashkisë Tiranë do të intensifikohej korrupsioni dhe gjithashtu edhe proçesi i privatizimit të pronave në Qytetin Studenti ku shtimi i diversitetit dhe numri i banorëve në Qytetin Studenti do të shënonte rritje eksponenciale. Keqmenaxhimi do të kapte kulmin ku degradimi i kushteve të godinave do të ishte kryefjala dhe korrupsioni do të shënonte majat ku prej vitesh tashmë qëllimisht janë lënë të degradohen godinat dhe vetë infrastruktura e Qytetit Studenti. Mensat publike janë hequr dhe në godinat e Qytetit Studenti nuk kanë ambiente studimi apo biblioteka në godina. Gjithashtu jeta studentore dhe siguria në Qytetin Studenti aktualisht është në nivelet më të ulëta ku nuk ka asnjë përfillje të kërkesave të studentëve për të vendosur traun në hyrje të Qytetit Studenti për të mos lejuar personat e panjohur dhe automjetet e tyre për të hyrë në Qytetin Studenti.

 

Evidentimi i korrupsionit dhe zhvatjes së ardhurave publike për funksionarët e Rezidencës Studentore Universitare nr.1. Denoncimet dhe kallëzimet nga ana e aktivistëve Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu në organet e drejtësisë.

Në vitin 2023 Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) do të njihej me një kallëzim penal nga ana e aktivistëve Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu në lidhje me godinën 6 ku kallëzimi përfshin një analizë ekonomike dhe ekspertizë të detajuar mbi korrupsionin e zhvilluar për këtë godinë ku kostoja e kësaj godine nuk justifikohet në raport me investimin e hedhur nga fondet publike. Zhvatja e fondeve publike është minimalisht 10-fish. Çështja do të dërgohej për kompetencë asaj kohe nga ana e SPAK në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku prokuror i çështjes është Bledar Valikaj, ku i fundit ende nuk ka përfunduar hetimet edhe përse është në shkelje të hapur të ligjit për shkak se ka kaluar afatet e përcaktuara nga Gjykata e Juridiksionit të Përgjithshëm të Rrethit Gjyqësor Tiranë. Për Bledar Valikajn hidhen hije të forta dyshimi për shkak të lidhjeve politike dhe personale me Partinë Socialiste.

Në vitin 2024 përsëri SPAK do të njihej me një kallëzim të ri nga ana e aktivistëve Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu në lidhje me godinën 11-12 ku në lidhje me këtë godinë ka prova konkrete si Raporti i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) ku në lidhje me proçedurat e zhvilluara në tenderin e godinës 11-12 nga ana e kompanisë ED Konstruksion ka falsifikime në dokumentacionet e paraqitura në lidhje me kriteret e përcaktuara në tender. Asaj kohe drejtoresha Anila Shehu ka përcaktuar qëllimisht kritere në proçedurën e tenderuar për të favorizuar kompaninë ED Konstruksion në garë përballë kompanive të tjera. Në godinën 11-12 gjatë vitit 2024 ka pasur problematika të mëdha ku studentëve për shkak të keq-instalimeve elektrike në godinë u janë djegur edhe pajisjet. Çështja është referuar nga ana e SPAK në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë ku prokurore e çështjes është aktualisht Anisa Qilimi, kjo e fundit nuk jep asnjë shpjegim për tej-zgjatjen e afateve të hetimit teksa bëhet me dije se kjo çështje është bashkuar me një çështje tjetër ende të paditur edhe nga palë të tjera në çështjen respektive.

Në vitin 2025 aktivistët Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu do të paraqisnin një kallëzim tjetër në lidhje me godinën 19, në lidhje me këtë godinë ka prova dhe fakte konkrete ku kjo proçedurë është fiktive nga ana e Bashkisë Tiranë ku janë zhvatur 3 milionë euro për një godinë që realisht nuk ekziston dhe të gjitha proçedurat janë zhvilluar sikur të kishin nisur punimet në truallin ku pretentohej të ndërtohej kjo godinë. Trualli ekzistues është mbi godinën e vjetër 19 të prishur qëllimisht për të bërë korrupsion dhe zhvatje të fondeve publike me pretekstin e tërmetit të 26 Nëntorit të 2019. Proçedurat dhe tenderi i zhvilluar si kompani përfituese kanë kompaninë R&T sh.p.k të Renis Tërshanës. Kallëzimi është në drejtim të kryetarit të Bashkisë Tiranë Erion Veliaj, Taulant Tushës, Anila Shehut dhe zyrtarëve të tjerë në Bashkinë Tiranë që janë marrë me proçedurat e këtij tenderi dhe prokurore në SPAK e çështjes është Anita Jella ku çështja është prej rreth një viti ende nën hetim.

 

Çfarë pritet dhe kush është e ardhmja e Qytetit Studenti?

Aktualisht në Qytetin Studenti janë rreth 3 mijë studentë dhe çdo ditë që kalon është një arsye më tepër për të detyruar studentët që të mos vazhdojnë më jetën studentore në Qytetin Studenti. Pasiguria, mungesa e investimeve, privatizimet, korrupsioni, zhvatja e fondeve publike, degradimi i kushteve dhe shpopullimi përmes largimit të trurit janë vetëm disa nga arsyet kryesore që kanë kontribuar si faktorë për të përgjysmuar numrin e studentëve në Qytetin Studenti. Drejtuesit e njëpasnjëshëm prej vitesh dhe në mënyrë të qëllimtë kanë shpërfillur zërin dhe kërkesat e studentëve duke pasur direktiva të qarta politike për të vazhduar një projekt për të zhdukur nga harta dhe për t’a zhbërë Qytetin Studenti ku tanimë nuk ka më hapësira për studentët dhe shërbimet nuk janë më publike por privati ka gllabëruar të gjitha shërbimet, që nga mensat deri tek lavanteria ku studentët i kanë si kurrë më parë kostot e larta të jetesës. Nuk ka asnjë projekt nga ana e drejtuesve të RSU nr.1 dhe Bashkisë Tiranë për rikthimin e Qytetit Studenti në kohët e tij më të mira, premtimet e Paktit të Universitetit në 2018, mbetën vetëm premtime dhe Kampusi Universitar nuk duket gjëkundi.

Nëse nuk ka më asnjë alernativë për të zgjidhur problemet e studentëve dhe Qytetit Studenti u mbetet vetëm studentëve të krijojnë alternativën e tyre, njësoj siç e krijuan në vitin 2018 me ngritjen e zërit dhe me protestat që zhvilluan asaj kohe. Në të kundërt në çdo vit akademik numri i studentëve në Qytetin Studenti do të vijojë të jetë më i ulët duke u finalizuar projekti për t’a zhdukur nga harta Qytetin Studenti ku Qyteti Studenti nuk do t’u takojë më studentëve por disa klientëve të lidhur me pushtetin që vazhdojnë t’a gllabërojnë atë.

Tags: Andrea BreguAnila ShehuAurel KujtimiErion VeliajPakti për UniversitetinQyteti StudentiRezidenca Studentore Universitare nr.1

Related Posts

Kushtetuesja rrëzoi vendimin për mbylljen e TikTok, reagon familja Cani: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve
Aktualitet

Kushtetuesja rrëzoi vendimin për mbylljen e TikTok, reagon familja Cani: Martini u vra nga papërgjegjshmëria e institucioneve

Familja e të ndjerit Martin Cani, i cili u vra një vit më parë nga bashkëmoshatari i tij pranë...

by reda ktor
March 11, 2026
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Mbyllja e Tiktok, cënoi lirinë e shtypit dhe fjalës
Aktualitet

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese: Mbyllja e Tiktok, cënoi lirinë e shtypit dhe fjalës

Ditën e sotme Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin e saj në lidhje me mbylljen e platformës TikTok nga ana...

by reda ktor
March 11, 2026
Rama shfrytëzon luftën në Lindjen e Mesme për të rritur çmimet ndaj shqiptarëve
Lajmet

Rama shfrytëzon luftën në Lindjen e Mesme për të rritur çmimet ndaj shqiptarëve

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka thërritur mbledhjen e kryesisë së Partisë Socialiste, një takim që ka zgjatur...

by reda ktor
March 3, 2026
Rama shkarkon nga detyra Ilir Prodën duke e zëvendësuar me Sokol Bizhgën, shkarkohet edhe drejtori i policisë së Tiranës Elton Alushi
Aktualitet

Rama shkarkon nga detyra Ilir Prodën duke e zëvendësuar me Sokol Bizhgën, shkarkohet edhe drejtori i policisë së Tiranës Elton Alushi

Ditën e sotme Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra Ilir Prodën si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së...

by reda ktor
March 1, 2026

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al