Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Aktivistët e studentëve: Institucionet kanë kryer vjedhje me rikonstruksionin e godinave në Qytetin Studenti

reda ktor by reda ktor
March 7, 2024
in Denoncime, Lajmet
0
Aktivistët e studentëve: Institucionet kanë kryer vjedhje me rikonstruksionin e godinave në Qytetin Studenti
Share on FacebookShare on Twitter

Aktivistët e studentëve Aurel Kujtimi dhe Andrea Bregu kanë bërë një kallzim në SPAK kundër drejtuesit të Rezidencës Studentore Universitare nr.1 Znj. Anila Shehu me akuzat për “Shpërdorim Detyre” dhe vjedhje të fondeve. Aktivistët kanë bërë një investigim për kostot e rikonstruksionit në godinën numër 6 në qytetin studenti.

 

Kallëzimi është bërë në bazë edhe të denoncimeve të publikuara nga portali ‘Studentët Denoncojnë’ në bazë të denoncimeve dhe shqetësimeve të studentëve të akomoduar pranë këtyre godinave. Nga denoncimet e publikuara vërehet re fakti se kushtet në godinën 6 nuk justifikojnë vlerën e investuar në godinat ku akomodohen studentët.

 

“Duke u nxitur nga ky fakt që në përgjigjet zyrtare që kemi marrë nga “Rezidenca Studentore nr. 1” bie në sy godina numër 6 që është rikonstruktuar plotësisht me parimin e efiçensës së energjisë sipas të njëjtit program me mbështetjen e Qeverisë Turke nëpërmjet “Agjensisë Turke për bashkëpunim dhe koordinim” TIKA e cila ka kushtuar 953.263 euro.” – deklarohet në kallëzimin e bërë nga aktivistët.

 

Aktivistët gjithashtu i janë drejtuar tregut në bazë të çmimeve të referencës me pakicë duke pyetur për materialet e evidentuara nga denoncimet e bëra nga studentët. Materialet e evidentuara janë dyshek tek sfungjeri, dollap rrobash, tavolinë ngrënie, karrige tavoline, dyert dhe dritaret dur-alumini.  Vlera e të gjitha materialeve është 136.080 mijë lekë të reja në çmim reference pakice.

 

“Sipas informacioneve dhe llogarive të mbledhura nga kompanitë në treg me çmim pakicë një dhomë në godinën numër 6 kushton 136.080 lekë të reja ndërkohë sipas llogaritjeve dhe informacioneve të mbledhura në godinën numër 6 duke pjestuar numrin e dhomave që janë 78 vihet re se janë shpenzuar 12.1 mijë euro. Nxitur edhe nga ky fakt kemi pyetur disa ekspertë të ndryshëm ku ata na kanë cituar që vlera e rikonstruksionit është shumë e madhe ato çfarë ka brenda godina, për ekspertët duket qartë rast abuzimi me fondet.” – gjithashtu thuhet në kallëzimin e bërë.

 

Në një deklaratë për mediat aktivistët kanë inkurajuar SPAK për të nisur hetimet për abuzimin me fondet dhe shpërdorimin e detyrës të kryer nga drejtuesit e institucionit në fjalë.

Tags: AktivistëtAndrea BreguAnila ShehuAurel KujtimiKallëzim PenalKorrupsionShpërdorim detyreSPAKTenderat

Related Posts

“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë
Aktualitet

“Jo në emrin tim”, dita e tretë e protestës: Mijëra qytetarë protestojnë në Prishtinë kundër vendimit në Hagë

Të premten, mijëra qytetarë u mblodhën sërish në sheshin e Prishtinës për të kundërshtuar vendimin e rëndë të Gjykatës...

by reda ktor
September 19, 2026
Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn
Lajmet

Gjykata e Lartë lë në qeli Erion Veliajn

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë shqyrtoi kërkesën e Erion Veliajt për shfuqizimin e masës së sigurisë. Ai kërkonte...

by reda ktor
September 15, 2026
Rama u tha “qepeni gojën”, banorët e Poliçanit braktisin dëgjesën e kryeministrit në Poliçan
Aktualitet

Rama u tha “qepeni gojën”, banorët e Poliçanit braktisin dëgjesën e kryeministrit në Poliçan

Takimi i Kryeministrit Edi Rama në Berat për Reformën Territoriale u zhvillua në ambientet e brendshme të Hotel Colombo....

by reda ktor
September 13, 2026
Diaspora niset drejt Tiranës për protestën, bllokohet nga policia në Malin e Zi
Aktualitet

Diaspora niset drejt Tiranës për protestën, bllokohet nga policia në Malin e Zi

Protesta qytetare në Tiranë pritet që ditën e sotme të ketë përmasa më të mëdha se zakonisht. Protestuesit nga...

by reda ktor
September 12, 2026
Next Post
Perversiteti: Shoqatat PRO-LGBTQ kërkojnë të njollosin Qytetin Studenti

Perversiteti: Shoqatat PRO-LGBTQ kërkojnë të njollosin Qytetin Studenti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al