Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Shpopullimi: Numri i maturantëve ra me 34% në 10 vitet e fundit

reda ktor by reda ktor
June 5, 2024
in Lajmet
0
Shpopullimi: Numri i maturantëve ra me 34% në 10 vitet e fundit
Share on FacebookShare on Twitter

Këto ditë, maturantët po u nënshtrohen provimeve përmbyllëse në studimet e detyrueshme të ciklit parauniversitar, por të dhënat zyrtare nga Ministria e Arsimit tregojnë se numri i tyre gjatë 10 viteve të fundit ka pësuar rënie me 34%.

 

Në vitin 2014, në provimet e maturës morën pjesë 42,318 nxënës, ndërsa këtë vit, rreth 28 mijë maturantë, 14 mijë më pak ose -34%.

 

Numri i maturantëve këtë vit rezulton të jetë reduktuar me 7% në krahasim me vitin 2023. Reduktimi i të rinjve maturantë do të thotë më pak studentë në universitetet e vendit në të ardhmen. Shumë degë, sidomos ato të mësuesisë, rrezikojnë të mbyllen.

 

Vitin e kaluar u regjistruan në universitet rreth 22 mijë maturantë, nga rreth 30 mijë gjithsej, teksa shifrat sugjerojnë se këtë shtator, numri i të rinjve drejt auditorëve do të jetë edhe më i ulët.

 

Nga ana tjetër, tregu i punës po vuan nga mungesa e punonjësve dhe aftësive në të gjithë sektorët. Reduktimi i fuqisë punëtore dhe rënia e cilësisë mësimore (testi PISA 2022) pritet të vështirësojë edhe më shumë situatën, teksa bizneset dhe qeveria janë angazhuar që të përmbushin mungesat me punonjës të huaj.

 

Zhvillimet demografike lajmërojnë se gjatë dekadës në vijim do të thellohet rënia e numrit të maturantëve dhe studentëve.

 

Rënia e lindjeve, emigracioni i përqendruar në moshat e reja, pritet të çojë numrin total të studentëve që regjistrohen në vit të parë jo më shumë se 10 mijë në vitin 2032 dhe jo më shumë se 50-60 mijë studentë gjithsej në universitete, nga rreth 120 mijë që ishin në vitin akademik 2022-2023.

 

Ekspertët sugjerojnë se kjo tendencë nuk duhet konsideruar si një sfidë, por një shans për të rritur cilësinë e studimeve në universitetet dhe për t’iu kthyer atyre funksionet që u takojnë në dije dhe në angazhimin në shkencë.

 

Zhvillimet demografike dhe ato të teknologjisë tregojnë se në dekadat në vijim, degët e TIK-ut dhe të shëndetit do të jenë ofruesi i madh i vendeve të punës në të gjithë botën. Kjo tendencë po vihet re edhe tek universitetet shqiptare në të cilat në vitet e fundit ka një përqasje më të mirë për të përzgjedhur.

 

Në Universitetin e Tiranës, programi i studimit që kishte më shumë interes ishte informatika me Financa, Informatika Ekonomike dhe Drejtësia që pothuajse ezauruan kuotat që në raundin e parë, ndërsa degët që kishin më pak interes ishin gjuhët e huaja, ku në raundin e parë mbeten mbi 90 për qind të kuotave të lira.

 

Gjithashtu degë të tilla si Shkencat Politike, Fizika, Historia, Gjuhë-Letërsia, Arkeologjia, Biologjia, Filozofia kishin mbi 70-80 për qind të kuotave të lira në raundin e parë. /Revista Monitor.

Tags: Axhenda e ShpopullimitShpopullimi

Related Posts

Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private
Aktualitet

Skandali i rradhës: Rezidenca Studentore Universitare nr.1 bën marketingun e bisneseve private

Këtë muaj kryeministri Edi Rama me një urdhër në shkelje të ligjit dhe Kushtetutës për ndarjen e pushteteve, është...

by reda ktor
August 29, 2025
22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time
Aktualitet

22-vjeçarja kallëzon xhaxhanë në polici: Kreu marrëdhënie seksuale pa dëshirën time

Një ngjarje ka ndodhur në Elbasan ku policia ka nisur hetimet ndaj një 51-vjeçari, i kallëzuar nga mbesa e...

by reda ktor
August 23, 2025
Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji
Aktualitet

Lajm i fundit: Ndërron jetë gazetari i njohur Artur Zheji

Ndërron jetë në moshën 64-vjeçare gazetari dhe analisti i njohur Artur Zheji. Mësohet se Zheji ishte duke drekuar me...

by reda ktor
August 23, 2025
Skandali i RSU nr.1: Studentëve u kërkohet para-pagesa e plotë për 10 muajt e akomodimit
Denoncime

Skandali i RSU nr.1: Studentëve u kërkohet para-pagesa e plotë për 10 muajt e akomodimit

Një denoncim ka ardhur ditën e sotme pranë redaksisë së portalit ‘Studentët Denoncojnë’ në lidhje me ankesat që kanë...

by reda ktor
August 20, 2025
Next Post
Rama dhe Veliaj vazhdojnë betonizimin e Tiranës teksa Shqiptarët po ikin, kulla deri në 41 kate në prona publike nga Komuna e Parisit tek Inxhinieria

Rama dhe Veliaj vazhdojnë betonizimin e Tiranës teksa Shqiptarët po ikin, kulla deri në 41 kate në prona publike nga Komuna e Parisit tek Inxhinieria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al