Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh
No Result
View All Result
Studentet
No Result
View All Result

Spanja fiton ndaj Italisë, situata në grupin B

reda ktor by reda ktor
June 20, 2024
in Lajmet, Sport
0
Spanja fiton ndaj Italisë, situata në grupin B
Share on FacebookShare on Twitter

Spanja është lider i Grupit B në Euro 2024 pasi mposhti Italinë 1-0 në rrethin e dytë të fazës së grupeve. Ndeshjen më mirë e nisën spanjollët duke rrezikuar me anë të Pedrit, që nuk ia doli të shënonte me kokë nga afërsia.

 

Spanja vazhdoi me dominim duke marrë lojën nën kontroll, ndërsa italianët nuk kishin shumë nga loja me top.

 

Në minutën e 24-të, Alvaro Morata detyroi Gianluigi Donnarumman të bënte një intervenim brilant. Fabian Ruiz (41′) testoi bashkëlojtarin e tij te PSG, por që gardiani italian ishte shumë i vëmendshëm. Në 45 minutat e parë u pa një lojë shumë fizike, sidomos nga Azzurët, që bënin ndërhyrje të ashpra.

 

Edhe pjesa e dytë u dominua nga Spanja, që me shumë mund edhe ia doli të realizonte golin e epërsisë.

 

Në fakt, më mirë të thuhet se ishte një auto-gol, pasi Riccardo Calafiori e futi topin në rrjetën e tij në minutën e 55-të.

 

Italianët tentuan që së paku të barazonin shifrat, mirëpo spanjollët ishin shumë të vëmendshëm në mbrojtje.

 

Spanja ka tani gjashtë pikë, Italia me tre, Shqipëria dhe Kroacia me nga një. Në rrethin e fundit të fazës së grupeve, Shqipëria do të takohet me Spanjën, ndërsa Kroacia me Italinë.

Tags: Euro 2024Grupi B

Related Posts

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri
Aktualitet

Kandidati për president në Austri: Nëse zgjidhem do të rikthej përkrenaren e Skëndërbeut në Shqipëri

Günther Fehlinger-Jahn ka bërë të ditur se do të kandidojë për postin e Presidentit Federal të Austrisë në zgjedhjet...

by reda ktor
October 3, 2026
Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria
Lajmet

Pas kontrolleve të SPAK në pronën e Ron Yeffet, Gazment Bardhi publikon video të Yeffet duke dalë nga Kryeministria

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike dhe deputeti Gazment Bardhi ka reaguar pas publikimit të audiopërgjimeve të Yon...

by reda ktor
October 2, 2026
Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti
Aktualitet

Aktivisti Kujtimi denoncon nxjerrjen jashtë të studentëve nga godina 28-29 në Qytetin Studenti

Aktivisti i Kauzave Studentore, Aurel Kujtimi, denoncon nxjerrjen e studentëve nga Godinat 28-29 në Qytetin Studenti. Kjo ndodh pas...

by reda ktor
October 2, 2026
Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës
Lajmet

Audiopërgjimet e publikuara nga Arben Ahmetaj: SPAK dhe BKH kontrolle në shtëpinë e Ron Yeffet në periferi të Tiranës

SPAK dhe BKH zhvilluan sot një kontroll në banesën e Ron Yeffet, në periferi të Tiranës. Ky veprim hetimor...

by reda ktor
October 2, 2026
Next Post
Matura 2024: Skema e vlerësimit, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Matura 2024: Skema e vlerësimit, Gjuhë Shqipe dhe Letërsi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© 2024 Studentet

No Result
View All Result
  • Faqja Kryesore
  • Lajmet
    • Kronikë
    • Sociale
    • Aktualitet
    • Bota
    • Sport
    • Politikë
    • Teknologji
  • Universiteti
  • Matura
  • Denoncime
  • Marketing
  • Kontakt
  • Rreth Nesh

© 2024 Studentet.al